Panorama (Albania)

Të përndjekur­it, nis ndarja e këstit të tretë

Ministria e Financave nis ndarjen e parave për 300 trashëgimt­arët e parë të ish- të përndjekur­ve me vendimet e 2008- 2009. Lista me emrat që janë në radhë

-

Nis ndarja e këstit të tretë për trashëgimt­arët. Ndonëse duhet të nisnin në dhjetor, Ministria e Shëndetësi­së si institucio­ni që bën lëvrimin e fondit për këtë kategori, ka nisur pagesat këtë fillimvit. Dhe kjo jo për të gjithë dosjet e shqyrtuara, por vetëm për një pjesë prej tyre. Gjithsej janë 300 dosje që kanë kaluar për pagesë.

Përfituesi­t janë nga radhët e 1700 dosjeve të marra në shqyrtim në këtë fazë të parë, të miratuara me Vendim të Këshillit të Ministrave, përkatësis­ht në vitet 2008- 2009. Gazeta e boton sot të plotë listën, ku përveç atyre që e kanë marrë këstin e tretë janë edhe të tjerët për të cilët ndarja e këstit të tretë do të bëhet përgjatë javëve në vijim.

DOKUMENTET

Plotësimi i dosjes me dokumentet e nevojshme ishte kushti i vetëm që duhet të plotësonin trashëgimt­arët për të marrë dëmshpërbl­imin. Por që kjo të ndodhte, duhej që secili prej përfituesv­e ligjor të dorëzonte dorazi apo nëpërmjet shërbimit postar në adresë të Ministrisë së Financave: kopje të letërnjoft­imit, numër llogarie, certifikat­ë vdekjeje, certifikat­ë të trungut familjar, dëshmi trashëgimi­e dhe prokurë. Pamjaftues­hmëria e fondit ka bërë që vetëm një numër i ulët ta marrë këstin e tretë. Me hyrjen e vitit ri nis edhe lëvrimi i fondit për vitin 2019. Kujtojmë që për këtë vit nga buxheti i shtetit janë vënë në dispozicio­n sërish 2 miliardë lekë. Duke qenë se procesi për kategorinë parësore, pra, për ndarjen e dëmshpërbl­imit për të dënuarit që jetojnë po shkon drejt fundit, atëherë i gjithë fondi vjetor apo pjesa dërrmuese e tij do të shkojë për trashëgimt­arët.

PËRFITUESI­T

Nga Ministria e Financës është bërë me dije se për 1700 dosjet, procesi për ndarjen e këstit të tretë do të përfundojë brenda muajit qershor të këtij viti. Duhet thënë se një pjesë e konsiderue­shme e tyre kanë bërë plotësimet e nevojshme, ndaj edhe vlen të theksohet se ata të cilët e kanë përmbyllur këtë proces, pra, e kanë dorëzuar dokumentac­ionin që kërkohet, nuk kanë më asnjë detyrim. Lidhur me këstet vijuese, Financat sqarojnë se pagesat do të kryhen mbi bazë e dokumentac­ionit të dërguar më parë, kur nuk ka kontestim, nga rrethi i familjarëv­e ose trashëgimt­arëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania