Panorama (Albania)

LETRA E GJYKATËSIT

-

"Jani Vasili, anëtar i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë Me kërkesë të z. Nikolin Kurti, i deklaroj se vendimi i Gjykatës së rrethit të Krujës me Nr. 54 datë 31.7.1971, me të cilin, ndër të tjera është dënuar me vdekje për të ashtuquajt­urin krim sabotim, si dhe vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, në të cilën kam marrë pjesë edhe unë, janë tërësisht të padrejtë. Në të dy vendimet e sipërme është pranuar pa asnjë bazë ligjore, ndër të tjera, dënimi me vdekje i të gjykuarit Shtjefën Kurti për krimin e sabotimit.

Në të dy arsyetimet e vendimeve është qartësisht e vërtetuar se veprimtari­a e pranuar nga Gjykata në ngarkim të të sipërmvet rezulton qartë se nuk ka asgjë të përbashkët me sabotimin, por është interpreti­mi i qëllimshëm, tejet i zgjeruar i diktaturës komuniste, për të zhdukur veprimtari­në shoqërore e fetare, sikurse i dënuari Shtjefën Kurti. Është më se e qartë, se në këtë vendim çdo gjë ish e paragjykua­r dhe e vendosur nga diktatura komuniste.

I kam shprehur dhe i shpreh keqardhjen time të thellë familjes për këtë rëndesë të madhe shpirtëror­e, edhe për pamundësin­ë time për të shprehur hapur bindjen time në atë kohë, bindjen time për të vërtetën në atë vendim. prill- maj 2012".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania