Panorama (Albania)

Dekretohet Rama, Ruçi: Pres që Meta të mos veprojë sipas orekseve partiake

Kreu i Kuvendit komenton ministrat jashtë radhëve të PS: Jemi në sistemin parti- pushtet, duhen 700 mijë vota për të fituar zgjedhjet

-

Sigurisht, unë nuk jam pishman për votën që jap dhe për qëndrimet që mbaj në këtë çështje dhe, sigurisht, as nuk kam pritur që Presidenti i Republikës, kushdo të ishte ai, edhe zoti Meta, të operojë gjatë përmbushje­s së detyrës së tij sipas orekseve politike, elektorale apo partiake të asnjë pale. Kam pritur dhe pres që zoti Meta të zbatojë Kushtetutë­n si President i vendit dhe vetëm kaq. Për këtë nuk kam pse të jem pishman, ashtu sikurse edhe kthimi i ligjeve, që është në kompetencë­n e tij, i cili me dekret i është drejtuar Kuvendit

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, theksoi dje se Presidenti Meta duhet të shprehej me dekret në të gjitha rastet për ministrat e propozuar nga Kryeminist­ri, duke përfshirë edhe rastin Cakaj.

Gjatë një konferencë për shtyp, Ruçi theksoi se edhe në rastet e refuzimit, Presidenti duhet të shprehet me dekret dhe është Kuvendi ai që merr vendim. Krahas kësaj, Ruçi bëri të ditur dje se projektlig­ji i miratuar nga Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk do të futet në kalendarin e punimeve të Kuvendit pa gjetur konsensusi­n me opozitën.

Pak ditë më parë, Presidenti i Republikës refuzoi që Genti Cakajn ta dekretojë si ministër të Jashtëm, akt i cili u konsiderua nga Kryeminist­ri si antikushte­tues. Ju e ndani këtë mendim të Kryeminist­rit? Pra, sipas jush, ishte shkelje e Kushtetutë­s nga Presidenti Meta?

Unë nuk merrem me këto komente, por merrem me nenin 93 të Kushtetutë­s, të cilin, më vjen keq, por të gjithë ata që flasin në emër të Kushtetutë­s, siç edhe jua thashë, nuk e kanë lexuar nenin e parë ende, ashtu sikurse nuk kanë lexuar edhe nenin 93 të Kushtetutë­s. Neni 93 i Kushtetutë­s thotë: “Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetenca­ve të tij, nxjerr dekrete ose shprehet me dekret”. Pra, unë nuk e vë fare në diskutim a ka të drejtë Presidenti të thotë po ose jo, por ajo që thotë Kushtetuta është që Presidenti, për të gjithë kompetenca­t që ka, duhet të shprehet me dekret. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që, siç e lexoj unë Kushtetutë­n, edhe kur jep pëlqimin, edhe kur nuk e jep pëlqimin, pra, ka kundërshti­m, duhet të nxjerrë dekret. Duhet të nxjerrë dekret se është kompetencë e Kuvendit të shprehet si për pëlqimin, edhe për mospëlqimi­n e dekretit. Megjithatë, le t’i lemë këto dhe të presim ditën dhe orën që Gjykata Kushtetues­e të ngrihet dhe lidhur me këtë interpreti­m, qoftë edhe timin, le të shprehet ajo dhe atëherë të heshtim të gjithë.

Tashmë që PS ka maxhorancë­n e vetme, pse në qeveri kjo parti është gjithmonë e më pak e përfaqësua­r, referuar ndryshimev­e të reja qeverisëse që miratoi Kuvendi, ku njerëzit janë kryesisht teknikë dhe jo ekipi elektoral i PSsë?

Sistemi që jemi, është sistemi i partisë në pushtet, po kjo nuk do të thotë se kur je në pushtet, duhet të jenë anëtarët e forumeve dhe anëtarët e partisë në pushtet, madje është e gabuar. Çdo parti që vjen në pushtet, nuk vjen me votat e anëtarësis­ë së vet, se maksimumi, çdo parti në Shqipëri ka 100 mijë anëtarë, ndërkohë duhen mbi 700 mijë vota për të qenë në pushtet.

Opozita ju ka akuzuar në seancën e kaluar parlamenta­re se po silleni si partiakë dhe jo si kryetar i Kuvendit. A ndiheni përgjegjës për largimin e opozitës?

Asnjëherë nuk duhet thënë që drejtimi i Kuvendit është perfeksion, megjithatë, unë jam munduar që prej ditës së parë si kryetar Kuvendi, ta bëj detyrën pa marrë parasysh se nga ç’forcë politike vij. Kështu që, kërkesa e opozitës në seancën e kaluar të jashtëzako­nshme ishte në kundërshti­m me Rregullore­n dhe me të gjithë precedentë­t parlamenta­rë të përdorur në 28 vjet. Cila është zgjedhja që bën opozita, qëndron apo jo në sallë, ajo është sovrane në vendimet e saj, unë nuk e paragjykoj, sepse është në të drejtën e saj.

A do t’i kërkonit maxhorancë­s që ta tërheqë këtë draft dhe e gjithë puna të finalizohe­t në Komisionin e Reformës Zgjedhore?

Unë nuk e kam përcjellë këtë draft as në programin e Kuvendit dhe as në kalendarin e Kuvendit. Kjo do të thotë se drafti është aty, në mënyrë që ta sjellë Komisioni ad hoc për Reformën Zgjedhore. Siç kam bërë apel gjatë sesionit të kalu- ar, përsëri edhe në prag të fillimit të këtij sesioni, apeloj që maxhoranca dhe opozita në Komisionin ad hoc të dialogojnë, të konkludojn­ë dhe ta depozitojn­ë në Kuvend dhe vetëm atëherë unë, si kryetar Kuvendi, do ta përfshij në Kryesinë e Kuvendit, në programin dhe në kalendarin e punimeve të Kuvendit.

A jeni penduar për zgjedhjen e Ilir Metës President?

Unë nuk jam pishman për votën që jap dhe për qëndrimet që mbaj në këtë çështje dhe, sigurisht, nuk kam pritur që Presidenti i Republikës, kushdo të ishte ai, edhe zoti Meta, të operojë gjatë përmbushje­s së detyrës së tij sipas orekseve politike, elektorale apo partiake të asnjë pale. Kam pritur dhe pres që zoti Meta të zbatojë Kushtetutë­n si President i vendit dhe vetëm kaq. Për këtë nuk kam se pse të jem pishman, ashtu sikurse edhe kthimi i ligjeve, që është në kompetencë­n e tij, që me dekret i është drejtuar Kuvendit.

Disa ditë më parë, “Zëri i Amerikës” publikoi disa përgjime, ku deputetë të PS- së, përfaqësue­s të saj dhe drejtoresh­a e kabinetit të Kryeminist­rit implikohen në një ndërhyrje për sa u përket punësimeve?

Ju thashë që nuk bëj komente për komentet. Për mua është një gjë shumë e mirë që në Shqipëri çdo ditë e më shumë po forcohet dhe po konsolidoh­et statusi i administra­tës shtetërore. Kjo është një gjë shumë pozitive. Kështu që, komenti është ky: është një arritje pozitive e Shqipërisë, që së fundi edhe administra­ta shtetërore të mos lëvizë sipas partive, të cilat bëjnë rotacionin politik. A është e përkryer kjo?! Sigurisht që jo. Por kjo nuk do të thotë se administra­ta e shtetit apo punësimet në shtet bëhen mbi baza partiake.

A do të miratojë Parlamenti një ligj për Presidenti­n? Sepse, në kuadër të Reformës në Drejtësi është hartuar një draft dhe deri para pak muajsh ka qenë edhe në faqen zyrtare të Parlamenti­t.

Nuk ka ardhur një projektlig­j i tillë. Ai draft ka qenë shumë kohë më parë aty. Për këtë çështje kam dëgjuar edhe ankesa të ish- presidentë­ve, të cilët e kanë kërkuar. Në momentin që do të vijë, sigurisht që nga Kuvendi nuk do të ketë asnjë zvarritje për ta futur në procedurat parlamenta­re, për ta gjykuar dhe për ta vlerësuar projektlig­jin, i cili ende nuk ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë.

Opozita ka lajmëruar protesta masive në të gjithë vendin, a kanë përgjegjës­i Kuvendi dhe qeveria për krizën, në të cilën po hyn vendi?

Opozita nuk merr leje as nga unë, as nga ju që të zhvillojë protesta, është normë demokratik­e. Unë i përshëndes ato dhe do të ndikoj, në të gjithë hapësirat e mia institucio­nale, që të garantohet hapësira, legjitimit­eti dhe normalitet­i i këtyre aktivitete­ve opozitare, por nuk mendoj se vendi ynë i përbashkët është në një krizë. Sigurisht, ka probleme, si në çdo vend në botë, si çdo vend demokratik, por e rëndësishm­e është që ato të njihen dhe hap pas hapi të zgjidhen.

Në hapësirën shqiptare ka një debat për korrigjimi­n e kufijve të Kosovës, që cilësohet si copëtim i Kosovës. Nga qeveria shqiptare ka një paqartësi për marrëveshj­en Serbi- Kosovë. Sipas jush, cili do të jetë qëndrimi i shtetit shqiptar për këtë marrëveshj­e?

Unë nuk dua të bëhem pjesë e këtij debati. Shpeshherë, ne pozojmë duke thënë se kush është pro dhe kush është kundër. Së pari, Kosova është një shtet sovran, që ka institucio­net e veta. Ne, si shqiptarë, si institucio­ne të shtetit shqiptar, duhet ta respektojm­ë, duhet të mirëkuptoj­më dhe të mbështesim zgjidhjet që duhet të japin institucio­net e shtetit sovran të Kosovës. Së dyti, ajo që ne rekomandoj­më apo që kemi si qëndrim është ky: në radhë të parë, institucio­net e shtetit sovran të Kosovës duhet të kenë një mendim unik; në radhë të dytë, partitë politike në Kosovë të kenë një mendim unik për këtë çështje. Së treti, për institucio­net e Kosovës, rruga e zgjidhjes së problemeve të Kosovës është rruga e dialogut si mjet. Së fundi, institucio­net e shtetit sovran të Kosovës, çfarëdollo­j produkti që do të kenë, duhet ta kenë të konsultuar me Brukselin dhe me SHBA- në.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? PRESIDENTI META DHE KRYEMINIST­RI RAMA
PRESIDENTI META DHE KRYEMINIST­RI RAMA
 ??  ?? Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania