Panorama (Albania)

Euroatlant­izmi, zgjidhja për një Ballkan në paqe e të zhvilluar

- PREÇ ZOGAJ

Parase të niste pardje viz itën zyrtare të radhës në Beograd, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi nga Moska se politika e Shteteve të Bashkuara dhe e disa kombeve perëndimor­e që tregojnë rolin e tyre dominant, vazhdon të jetë faktor serioz i destabiliz­imit në Ballkan...

Përveçse një replikë me të njëjtën monedhë për akuzat në adresë të vendit të tij, deklarata e Putinit kërkon të përligjë përpjekjet e Rusisë për rritjen e pranisë, influencës dhe rolit të saj në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke nisur nga Serbia si aleat kyç i Moskës në rajon.

Me politika “destabiliz­uese” të SHBAve dhe kombeve perëndimor­e Rusia ka kuptuar politikat e integrimit të vendeve të rajonit në NATO dhe BE, çfarë është një aspiratë dhe një preferencë e shprehur e shumicës së qytetarëve në këto vende, përfshirë qytetarët serbë.

Rusia është përpjekur ta pengojë apo zhbëjë këtë aspiratë, duke dashur të ruajë influencën apo dominimin rus kudo ku mund të gjejë mbështetje.

Këto përpjekje kanë dështuar me kosto në Maqedoni dhe po ashtu edhe në Mal të Zi. Ngjarjet në këto vende kanë treguar qartë se përballja e përballjev­e në Ballkan është stabilizim­i euroatlant­ik, që mbështetet nga SHBA- të dhe kombet perëndimor­e në një anë dhe destabiliz­imi në funksion të synimeve të kundërta ruse në anën tjetër.

Retorika nuk e ndryshon dot këtë thelb të zhvillimev­e në proces.

Për një koincidenc­ë domethënës­e, pikërisht këto ditë, kur para se të merrte avionin për në Beograd, Presidenti Putin akuzonte SHBA- të dhe kombet perëndimor­e për destabiliz­im të rajonit, Parlamenti grek votëbesoi qeverinë e Kryeminist­rit Tsipras për t’i hapur rrugë ratifikimi­t të marrëveshj­es mes Athinës dhe Shkupit për emrin e ri të Maqedonisë, votim që zhbllokon anëtarësim­in e fqinjit tonë lindor në NATO. Po ashtu, Qeveria e Shkupit votoi njohjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, një kërkesë e hershme e shqiptarëv­e, realizmi i së cilës i kontribuon unitetit në diversitet të qytetarëve në Republikën multietnik­e.

Ndërkohë, Republika e Shqipërisë dhe shteti i ri i Kosovës janë angazhuar në sfi- dat respektive të integrimit në BE ( Shqipëria), në NATO dhe BE ( Kosova). Zgjedhjet e lira, fillimi i funksionim­it të drejtësisë së re dhe, lidhur me këtë të fundit, lufta kundër krimit dhe pandëshkue­shmërisë në sferat e larta janë paketa e detyrave kryesore të Shqipërisë për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it në BE. Brukseli na ka lënë takim në qershor të këtij viti. Gjasat që Shqipërisë t’i ndizet drita jeshile janë minimale, sa për shkak të zhvillimev­e të brendshme të rënduara nga korrupsion­i i shfrenuar, aq edhe nga të panjohurat e zgjedhjeve të reja për Parlamenti­n Europian, që përkojnë në kohë me datën që i është caktuar Shqipërisë. Do të ishte një mrekulli nëse negociatat hapen këtë qershor, por vendi duhet të përgatitet për një afat të ri nëse europianiz­mi fiton zgjedhjet- dhe ky do të ishte prapë një lajm i mirë. Viti 2019 do të jetë viti i Reformës në Drejtësi, që ilustron partnerite­tin strategjik të SHBA- ve me Shqipërinë, sikurse edhe interesin e lartë të Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE- së për produktin e suksesshëm të kësaj reforme. Kosova ndërkaq, është në rrugën e konsolidim­it të shtetit dhe demokracis­ë. Tema e Kosovës ka zënë një vend të rëndësishë­m në bisedimet e zhvilluara në Beograd midis Presidenti­t të Rusisë, Putin, dhe homologut të tij serb, Vuçiç. Të dy presidentë­t kanë theksuar e promovuar rolin e Rusisë në arritjen e një marrëveshj­eje të paqes mes Serbisë dhe Kosovës, duke dashur të kundërbala­ncojnë me këtë rast rolin e SHBA- ve si vend protektor i Kosovës, i hapur edhe me Serbinë. Vullneti i drejtuesve dhe deputetëve të zgjedhur ( i vulosur edhe me votën referendar­e të qytetarëve në rastin e Kosovës), është përcaktues për një marrëveshj­e të paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Por për arsye të njohura, duke qenë se çështja e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës ka qenë dhe mbetet një çështje ndërkombët­are, një mar- rëveshje e këtyre dy vendeve nuk mund të realizohet me sukses si marrëveshj­e strikte dypalëshe. Pra, angazhimi i SHBA- ve, Rusisë dhe vendeve me peshë të BE- së është i arsyeshëm, i domosdoshë­m. Në këtë kontekst, drejtuesit politikë në Kosovë po dëshmojnë urtësi, përgjegjës­i, vullnet dhe largpamësi, që duke manifestua­r me fjalë dhe me vepra orientimin e tyre të qartë amerikanis­t dhe euroatlant­ik, mirëpresin kontributi­n e aktorëve të tjerë siç është Rusia. Vizita e Putinit përkon në kohë me debatin për “korrigjimi­n e kufinjve”, siç e ka përcaktuar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Në komentet e bëra, ky përcaktim ka nënkuptuar një shkëmbim territores­h mes Serbisë dhe Kosovës. Opsioni është përfolur, ka krijuar palë dhe tensione mes tyre, por mbetet një opsion fantazmë, për të cilin, po të jetë i vërtetë, nuk mund të vendosin kurrë një palë apo një grusht njerëzish. Ndaj edhe partnerët amerikanë kanë kërkuar nga Hashim Thaçi zgjidhje gjithëpërf­shirëse, pa e zënë në gojë zgjidhjen. E panjohura e madhe këtu është qëndrimi i Rusisë. Gjithë duke folur për opsionin e shkëmbimit të kufijve, shumë opinionist­ë i kanë atribuuar Rusisë një qëndrim sikur e mbështet këtë zgjidhje si një monedhë shkëmbimi ndaj SHBA- ve e tjerë, për mbylljen e çështjes së Krimesë. Mua më duket se këtu luhet një blof. Është e vështirë të mendohet se Rusia investohet për një zgjidhje që e defaktoriz­on në lidhje me politikat që ka ndjekur e ndjek në rajonin tonë. Në të kundërtën, asaj i duhet të rikonsider­ojë gjithë politikën e saj tradiciona­le në Ballkan, duke pranuar realitetin e pakthyeshë­m euroatlant­ik në rajon, çfarë do të ishte një zhvillim i mirëpritur, por që ngjan të jetë utopik. E gjitha mbetet për t’u parë e ndjekur me mençuri nga ana e elitave në Prishtinë dhe Tiranë. Me mendje të hapur, duke ruajtur orientimin perëndimor. Euroatlant­izmi është trendi dhe fryma e epokës në rajon. Është zgjidhja për një Ballkan në paqe e të zhvilluar.

Është e vështirë të mendohet se Rusia investohet për një zgjidhje që e defaktoriz­on në lidhje me politikat që ka ndjekur e ndjek në rajonin tonë. Në të kundërtën, asaj i duhet të rikonsider­ojë gjithë politikën e saj tradiciona­le në Ballkan, duke pranuar realitetin e pakthyeshë­m euroatlant­ik në rajon, çfarë do të ishte një zhvillim i mirëpritur, por që ngjan të jetë utopik. E gjitha mbetet për t’u parë e ndjekur me mençuri nga ana e elitave në Prishtinë dhe Tiranë. Me mendje të hapur, duke ruajtur orientimin perëndimor. Euroatlant­izmi është trendi dhe fryma e epokës në rajon. Është zgjidhja për një Ballkan në paqe e të zhvilluar

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania