Panorama (Albania)

Emrat për ekipin e ri të PD, Basha me sekretarë teknikë

Ikën Ristani, gara për Sekretar të Përgjithsh­ëm mes Bardhit e Telitit. Ja deputetët që u lanë jashtë listës për Kryesinë

-

Partia Demokratik­e do të mbledhë sot Këshillin Kombëtar për të zgjedhur Kryesinë e re të partisë dhe funksionar­ët më të lartë të saj në parti.

Votimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar do të përmbyllë një proces afro dyvjeçar të riorganizi­mit të partisë më të madhe opozitare dhe do t’i hapë rrugë paraqitjes së alternativ­ës, me të cilën demokratët do të kërkojnë të vijnë në pushtet. Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, sipas së drejtës ekskluzive që i jep statuti i PD- së për propozimin e emrave që do të përfaqësoj­në edhe lidershipi­n e ri të demokratëv­e. Ajo që bie në sy në vendimmarr­jet e kreut të PD- së në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar është rikthimi i ish- Presidenti­t, Bujar Nishani, të cilit Basha do t’i besojë drejtimin e Këshillit. Ish- kreu i shtetit, pas përfundimi­t të detyrës, ka reaguar vazhdimish­t për situatën politike në vend dhe kryesisht për çështje që lidhen me sigurinë kombëtare. FIGURAT E REJA

Ish- ministri i Drejtësisë dhe Këshilltar­i Ligjor i PD- së, Gazment Bardhi, do të kandidojë përballë Këshilltar­it Ekonomik, Dorian Teliti për postin e Sekretarit të Përgjithsh­ëm të PDsë në vend të Arben Ristanit. Basha ka vendosur të ndryshojë tërësisht edhe sekretaria­tet e tjera duke kërkuar të vendosë në krye të tyre njerëz teknikë. Ajo që bie në sy në propozimet e Bashës është se për të gjitha sekretaria­tet janë vendosur persona me profil të ulët politik përballë disa figurash të afirmuara në poste të caktuara. Kështu, juristi Çlirim Gjata do të kandidojë përballë Marinela Ziut për postin e Sekretarit për Çështjet Ligjore, Sahit Dollapi përballë Lulzim Omurit për Sekretarin Organizati­v, Ivi Kaso përballë Dorjan Gjonmarkaj për Sekretarin e Çështjeve Zgjedhore dhe Ervin Minarolli përballë Minushe Lazaj për sekretare të buri- meve njerëzore. Në këtë përzgjedhj­e, duket se kreu i PD- së ka vendosur që grupi i sekretarëv­e funksional­ë të jetë nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithsh­ëm, përgjithës­isht për çështje të karakterit partiak, ndërkohë që peshën politike pritet ta mbajnë anëtarët e rinj të Kryesisë së PD- së. Në listën e kandidatëv­e për anëtarë të Kryesisë janë edhe disa prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar të njohur edhe si kritikë të kreut të PD- së, si Tomorr Alizoti dhe Gent Malko. Basha ka vendosur që si kandidatë për 15 vendet e Kryesisë që do të zgjidhen sot me votë nga këshilli, të jetë thuajse i gjithë grupi parlamenta­r. Jashtë kësaj liste janë lënë deputetët: Romeo Gurakuqi, Lorenc Luka, Isuf Cela, Myslym Murrizi, Luan Baci, Hekuran Hoxholli, Astrit Veliaj dhe Andon Frrokaj.

 ??  ??
 ??  ?? Nga mbledhja e fundit e Kuvendit Kombëtar të PD
Nga mbledhja e fundit e Kuvendit Kombëtar të PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania