Panorama (Albania)

Kryemadhi: Largimi i Ramës mision, PS e zemëruar

TAKIM EDHE ME ALEATË TË PD- SË

-

Paralajmër­imi i kreut të Partisë Agrare Ambientali­ste, Agron Duka, se nëse nuk do të ndryshohet Kodi Zgjedhor, do të shkojë drejt krijimit të një poli të tretë politik, ka filluar të konkretizo­het. Krerët e partive joparlamen­tare janë mbledhur në një tryezë të përbashkët ku kanë diskutuar mbi dëmin që Kodi aktual Zgjedhor sjell për partitë e vogla. Kreu i PAA- së, Agron Duka, gjatë këtij takimi, deklaroi se forcat e vogla politike të cilat dëmtohen drejtpërdr­ejt nga ky Kod Zgjedhor, duhet të lënë mënjanë ideologjit­ë e tyre politike dhe të bashkohen. "Ne duhet të ndjekim një rrugë tjetër, e cila kalon

Vendimin për t'u shkëputur nga koalicioni opozitar dhe për të krijuar një pol të ri politik, Duka ua ka shprehur edhe disa prej aleatëve të PD. Sipas tij, me këto forca politike është ende në proces negocimi, por pa ndryshime në Kodin Zgjedhor, të gjitha partitë duhet të bëhen bashkë.

në mënyrë të domosdoshm­e nëpërmjet bashkimit tonë. Nëse ne do të jemi të aftë të ndërtojmë një aleancë të bazuar mbi qëllimin që na bashkon, ky do të ishte një tregues real i forcës sonë. Njëkohësis­ht, duke forcuar pozitat tona, ne do të jemi në gjendje të faktorizoj­më dhe t'i japim peshën e duhur kërkesës sonë legjitime për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Unë besoj realisht që ne e kemi këtë mundësi. Mjafton të shohim rezultatet e zgjedhjeve vendore të vitit 2015. Në ato zgjedhje, partitë joparlamen­tare arritën të marrin mbështetje­n e rreth 400 mijë votuesve. Nëse duam të shmangim kasaphanat e deritanish­me elektorale, bashkimi mbetet rruga e vetme. Prandaj, t'i lëmë mënjanë ndasitë ideologjik­e që mund të ekzistojnë midis nesh, sepse sfida që kemi përballë ka në thelb diçka më të rëndësishm­e: votën e lirë dhe të ndershme, që është themeli i demokracis­ë. Nëse të gjithë tok nuk zgjidhim këtë problem, vota e lirë e shqiptarëv­e, qeverisja demokratik­e dhe mbijetesa e partive alternativ­e do të jenë gjithmonë e më shumë në rrezik", tha Duka.

 ??  ?? Agron Duka
Agron Duka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania