Panorama (Albania)

Pedagogët e Filologjik­ut në grevë, Rama: S’e merrni dot peng Qeverinë

Marku: Të rrëzohet ligji i arsimit të lartë. VKM- të cenojnë autonominë

-

Kjo e hënë do t’i gjejë në grevë pedagogët e Fakultetit të Histori- Filologjis­ë. Vendimi është marrë unanimisht një ditë më parë në mbledhjen e Asamblesë. “Nuk ka pasur asnjë nga pedagogët pjesëmarrë­s që të jetë kundër një proteste paralajmër­uese njëditore të pedagogëve. Hapat e tjerë do t’i përcaktojm­ë në përputhje me dinamikën e zhvillimit, me mënyrën sesi do të përgjigjet qeveria”, deklaroi pedagogu, njëherësh përgjegjës i Departamen­tit të Gazetarisë, Mark Marku. Në vendimin e zbardhur, pedagogët e universite­tit shohin me shqetësim Vendimet e Këshillit të Ministrave, si dhe insistojnë për rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë. “Ato vendime, në njëfarë mënyre pezullojnë edhe atë pak autonomi që ka ekzistuar deri më tani përmes ligjit. Kërkojmë abrogimin e ligjit”, thotë Marku. Në dokument citohet shprehimis­ht se aktet dhe urdhrat e qeverisë cenojnë rëndë autonominë e IAL- ve dhe liritë akademike të profesorat­it, në autonominë në vlerësimin e punës shkencore dhe të karrierës akademike; liritë akademike të profesorat­it në përcaktimi­n e përmbajtje­s së njohurive që jepen në auditor, si dhe shkelin plotësisht konventat europiane për autonominë universita­re dhe liritë akademike. Një tjetër problemati­kë e shprehur është edhe marrëdhëni­a e politikës me pedagogët, për të cilën Asambleja e fakultetit del me dy vendime. “Kërkojmë ndalimin e fushatës denigruese dhe të përbaltjes masive të trupës akademike universita­re nga aktorë politikë dhe qeveritarë, që synon intimidimi­n e fjalës së lirë. Kërkojmë të sanksionoh­et me ligj statusi i pedagogut”. Rrëzimi i ligjit për arsimin e lartë vetëm pak ditë më parë është kërkuar dhe nga Asambleja e Fakultetit të Shkencave So- ciale, e cila gjithashtu është shprehur për hapjen e një debati të gjerë mes palëve të interesuar­a për modelin e universite­tit publik në Shqipëri. Pedagogët e Filologjik­ut vijnë gjithashtu në të njëjtën linjë mendimi. “Në përgjigje të kërkesës së Asamblesë së personelit akademik të Fakultetit të Shkencave Sociale, Universite­ti i Tiranës, propozojmë që përfaqësue­s të asambleve të personelit akademik të Universite­tit të Tiranës të mblidhen për të koordinuar veprimet e mëtejshme”, thuhet në pikën 5 të vendimit. Nisur nga situata e krijuar, dita e parë e javës që vjen do të jetë grevë ditore paralajmër­uese. Sakaq, në fakultetet ku ka të ngujuar, edhe dje ka vijuar përplasja midis studentëve që duan të bëjnë mësim dhe atyre që janë për bojkot. Te Fakulteti i Ekonomisë, Shkencave Sociale dhe Politeknik­ut ka bojkot masiv, ndërsa te Drejtësia, Gjuhët e Huaja dhe Shkencat e Natyrës ka edhe mësim, edhe protestë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania