Panorama (Albania)

Vrasja në Korçë për parkimin e makinës, autori në kërkim

I dyshuari Olger Mustafaj, ish- i dënuar për tentativë vrasjeje, prej pak muajsh kishte dalë nga burgu, debatoi me shokët e viktimës

-

Ekzekutimi me plumb në kokë i 35vjeçarit Altin Balliu, mbrëmjen e së enjtes në Korçë, dyshohet se ka ndodhur pas sherrit për një makinë të parkuar.

Pak orë pas ngjarjes që ndodhi në Lagjen Nr. 10 të qytetit, Policia ka arritur të zbardhë rrethanat, të identifiko­jë dhe të shpallë në kërkim autorin. Altin Balliu nga fshati Slabinjë i Pogradecit mësohet se ka qenë duke hipur në makinë, në momentin që është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Dy dëshmitarë që ndodheshin në vendin e ngjarjes ndihmuan oficerët e Krimeve të Policisë së Korçës, që të identifiko­nin viktimën, autorin, por nga ana tjetër shpjeguan edhe motivin e ngjarjes. Burime nga Policia thanë se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është shtetasi Olger Mustafaj, 34 vjeç, një ish- i dënuar për tentativë vrasje, por i proceduar edhe për krime të tjera.

DESHMITE Sipas burimeve nga Policia, referuar edhe deklari- meve të dëshmitarë­ve mbrëmjen e së enjtes, 35- vjeçari Altin Balliu ka qenë në një lokal duke pirë së bashku me 4 shokët e tij. Ata kishin mbërritur aty me makinën e njërit prej shokëve të viktimës dhe kanë qëndruar në lokal për disa. Automjeti i tyre ish- te i parkuar në rrugë dhe kishte zënë pjesërisht hyrjen për te pallati ku banonte autori. I dyshuari Olger Mustafaj ka qenë duke shkuar në banesën e tij para se të niste debati. Të njëjtat burime thanë se Mustafaj ka përplasur me mjetin e tij makinën e parkuar, duke bërë që të dyja automjetet të pësonin dëme të vogla materiale. Sapo kanë dëgjuar përplasjen e automjetit, viktima dhe 4 shokët e tij kanë dalë nga lokali dhe kanë nisur të debatojnë. Dëshmitarë­t kanë pohuar se autori i ka sulmuar ata duke u thënë se e kishin parkuar keq automjetin. "Të njoftojmë Policinë dhe ta sqarojmë këtë punë", i janë përgjigjur 5 shokët, por në këtë moment konflikti mes palëve është bërë edhe më i ashpër, duke kaluar deri në dhunë fizike.

AUTORI Pas konfrontim­it fizik, autori i dyshuar i ngjarjes ka hyrë në shtëpinë e tij duke marrë një armë zjarri dhe sapo ka dalë nga aty ka nisur të qëllojë ndaj personave, me të cilët ishte konfliktua­r. Në këtë moment, viktima ka qenë duke hipur në makinë, kur një plumb e ka goditur në kokë. Menjëherë pas krimit, Olger Mustafaj është larguar dhe tashmë vijon të jetë person i shpallur në kërkim. Burime nga Policia thanë dje se Olger Mustafaj apo i njohur edhe si Geri Muçi është një person i skeduar edhe më parë. Ai kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu, ndërsa kishte precedentë penalë të përsëritur. Në vitin 2010, ai tentoi të vrasë me kallashnik­ov Majkëll Hysollin dhe u dënua për plagosje të rëndë me dashje. Ndërsa në vitin 2013, teksa ishte duke vuajtur dënimin, u rikthye sërish në vëmendjen e drejtësisë pasi u konfliktua në burgun e Drenovës me një të dënuar.

 ??  ??
 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? Viktima, Altin Balliu
Viktima, Altin Balliu
 ??  ?? Autori i dyshuar i vrasjes, Olger Mustafaj
Autori i dyshuar i vrasjes, Olger Mustafaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania