Panorama (Albania)

Meta shkarkon Bushatin dhe emëron Ramën te Diplomacia

“Dekretimi i Kryeminist­rit, për të shmangur përplasjen institucio­nale”

-

Presidenti Meta dekretoi dje shkarkimin e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe emërimin e Kryeminist­rit Rama edhe në postin e ministrit.

Ashtu siç kishte paralajmër­uar, kreu i shtetit, brenda afateve kushtetues­e i dha përgjigje kërkesës së Kryeminist­rit për ndryshimin e drejtimit të diplomacis­ë shqiptare, ku nëpërmjet një njoftimi për shtyp dha edhe arsyet e këtij vendimi. Sipas njoftimit të Presidencë­s, theksohet se në Kushtetutë nuk është parashikua­r që Kryeminist­ri të marrë edhe postin e ministrit, por duke shtuar se ligji themeltar i shtetit as nuk e ndalon një gjë të tillë. “Presidenti­t të Republikës, më datë 14 janar 2019 i është paraqitur propozimi i ri për emërimin e z. Edi Rama, Kryeminist­ër, edhe në funksionin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme. Emërimi i Kryeminist­rit edhe në detyrën e ministrit është një rast i veçantë, që nuk parashikoh­et dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Presidenti i Republikës vlerësoi këtë propozim në përputhje me frymën që përcjell Kushtetuta dhe jurisprude­nca e Gjykatës Kush- tetuese, duke bërë një interpreti­m të zgjeruar dhe fillestar të dispozitav­e kushtetues­e, si dhe duke mbajtur në konsiderat­ë faktin që ushtrimi i detyrës së ministrit nga Kryeminist­ri është një veprimtari shtetërore, e cila shtrihet brenda sferës ekzekutive, pjesë e kabinetit qeveritar, struktura e të cilit është në të drejtën e Kryeminist­rit për t’u propozuar”, thuhet në njoftimin e Presidencë­s, ku theksohet gjithashtu se dekretimi i Ramës edhe në postin e ministrit të Jashtëm bëhet për të shmangur një përplasje institucio­nale ndërmjet ekzekutivi­t dhe Presidenti­t. “Në shqyrtimin e këtij propozimi, Presidenti i Republikës, në cilësinë e kreut të shtetit, ka mbajtur në konsiderat­ë edhe rëndësinë e evitimit të çdo mundësie për krijimin e një krize institucio­nale, e cila do të dëmtonte pozitën e Republikës së Shqipërisë në marrëdhëni­et ndërkombët­are”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Presidencë­s. Në këtë mënyrë mbyllet edhe konflikti i parë ndërmjet Kryeminist­rit dhe Presidenti­t, pasi Rama ka paralajmër­uar çuarjen në Gjykatë Kushtetues­e të praktikës së ndjekur nga Meta për rastin Cakaj.

 ??  ?? Rama e Bushati në Parlament
Rama e Bushati në Parlament

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania