Panorama (Albania)

Berisha: Antikushte­tues emërimi i Ramës edhe në postin e ministrit

-

Dekretimin e Kryeminist­rit Rama edhe në postin e ministrit të Jashtëm, Sali Berisha e ka cilësuar si antikushte­tues. Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në “Facebook”, Berisha shkruan se dita e dekretimit të Ramës edhe në postin e ministrit është një e premte e zezë, duke risjellë modelin e ish- diktaturës komuniste, ku Enver Hoxha ishte edhe ministër i Jashtëm. “Është një e premte e zezë në historinë e kushtetuts­hmërisë, të politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe interesave kombëtare të shqiptarëv­e. Kjo është një e premte e zezë në historinë e kushtetuts­hmërisë dhe triumf i grushtit të shtetit brenda shtetit dhe kjo, sepse Kushtetuta e Shqipërisë, neni 102, pika ‘ d’ sanksionon se Kryeminist­ri dhe jo zëv- endëskryem­inistri, ‘ kryen detyra te tjera te parashikua­ra ne Kushtetute e ne ligje’. Me këtë pikë të këtij neni, në arsyetimin më elementar do të thotë se Kushtetuta e kufizon Kryeminist­rin dhe jo zëvendësin e tij, të kryejë detyra të tjera përveç atyre që parashikoh­en në Kushtetutë dhe ligje. Kjo është një e premte e zezë në historinë e shtetit shqiptar të bazuar mbi vlerat e pluralizmi­t politik, pasi kjo ditë ktheu një model rrëqethës dhe të shëmtuar të shtetit monist të Pasluftës së Dytë Botërore, ku diktatori paranojak Enver Hoxha ishte edhe Kryeminist­ër, edhe ministër i Jashtëm i shtetit të tij diktatoria­l. Kushtetuta e Shqipërisë në nenin e saj 100, pika 4, sanksionon se: ‘ Aktet e Keshillit te Ministrave janë te vlefshme, kur nenshkruhe­n nga Kryeminist­ri dhe ministri propozues’. Kështu, që sot e tutje, të gjitha marrëveshj­et ndërkombët­are të Shqipërisë, aktet dhe propozimet e Ministrisë së Jashtme që do miratohen në qeveri do kenë në njërën anë firmën dhe vulën e Kryeminist­rit Edvin, kurse në anën tjetër firmën dhe vulën e ministrit të Jashtëm”, shkroi Berisha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania