Panorama (Albania)

Kryemadhi: Largimi i Ramës mision, edhe PS e zemëruar

"Të vendosur për t'u rikthyer dinjitetin shqiptarëv­e"

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Lëvizja Socialiste për Integrim ka ndezur motorët për organizimi­n e protestës, që opozita pritet të zhvillojë javën e ardhshme kundër qeverisë.

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, në mbledhjen e Komitetit Kombëtar Drejtues, kërkoi një mobilizim total për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Sipas Kryemadhit, largimi i Edi Ramës do të thotë për rikthim të 400 mijë shqiptarëv­e që janë larguar, ulje të taksave dhe plotësim të kërkesave studentore. "Vendimi i opozitës së bashkuar është rrëzimi dhe largimi i Edi Ramës. Është një vendim, të cilin e kemi artikuluar herë pas here, por tashmë e kemi institucio­nalizuar. Sepse largimi i Edi Ramës do të thotë që të kthejmë 400 mijë shqiptarët, të cilët kanë ikur nga Shqipëria. Rrëzimi dhe largimi i Edi Ramës do të thotë që të ulim taksat, të cilat u janë ngritur shqiptarëv­e gjatë gjithë kësaj kohe. Rrëzimi dhe largimi i Edi Ramës do të thotë që të kemi një shëndetësi falas. Ose nëse nuk mundemi një shëndetësi falas, atë të cilën u ka premtuar Edi Rama, do të thotë që të kthejmë një shëndetësi të barabartë dhe jo me standarde të dyfishta. Por një shëndetësi të mirë dhe të detyrueshm­e për shqiptarët. Të rrëzosh dhe të largosh Edi Ramën, do të thotë që të plotësosh kërkesat e studentëve. Por jo vetëm kërkesat e studentëve, por edhe të ruash dhe të institucio­nalizosh integritet­in e universite­tit shqiptar dhe të pedagogëve shqiptarë", tha Kryemadhi.

PROTESTA Kryetarja e LSI- së deklaroi se forca e saj politike është e vendosur për të protestuar kundër Edi Ramës jo për rrotacion politik, por për një të ardhme më të mirë të shqiptarëv­e. "Sigurisht që aksioni opozitar kërkon vendosmëri dhe a jemi ne të vendosur? Sigurisht që jemi të vendosur! Jemi të ven- dosur më shumë se kurrë, jo për shkak të rrotacioni­t politik, jemi të vendosur jo për shkak të pushtetit politik të njërit apo tjetrit, por jemi të vendosur për të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëv­e. Jemi të vendosur për të garantuar një të ardhme të garantuar për shqiptarët. Jemi të vendosur për të kthyer Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëv­e. Jemi të vendosur për ta vendosur aksionin politik aty ku duhet dhe për t'u kthyer dinjitetin shqiptarëv­e", theksoi kryetarja e LSI- së. Duke qenë e bindur për pakënaqësi me qeverisjen e Edi Ramës edhe në radhët e PS, Kryemadhi kërkoi që t'i shtrihet dora çdo socialisti që kërkon t'u bashkohet protestave. "Na duhet zgjimi i anëtarëve të LSI- së, por përveç zgjimit të tyre, ne duhet të jemi shumë të hapur dhe shumë mikpritës ndaj një fluksi të jashtëzako­nshëm njerëzish që vijnë nga PS, anëtarë të PS- së, votues të PS- së, të cilët ndihen të zemëruar. Ndihen të zemëruar, për shkak të mashtrimit që ka ardhur si rezultat i lidershipi­t të Rilindjes dhe ndihen të zemëruar edhe për shkak të përballjes së tyre me elektorati­n, sepse nuk kanë më çfarë t'u thonë", tha Kryemadhi.

 ??  ?? Kryemadhi në mbledhjen e Komitetit Kombëtar Drejtues
Kryemadhi në mbledhjen e Komitetit Kombëtar Drejtues

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania