Panorama (Albania)

Titujt akademikë, Rama pedagogëve: S’e merrni dot peng qeverinë

“Refuzoni të jepni mësim që të tërhiqemi nga transparen­ca e titujve. Qeveria po dëgjon ato që duhet t’i kishit dëgjuar ju”

- Kryeminist­ri Rama

Për gjithë ngërçin e krijuar me studentët, i cili nuk po merr fund ende, Kryeminist­ri Edi Rama bën përgjegjës trupën akademike.

Në prezantimi­n e draftpakti­t për universite­tin, kreu i qeverisë nënvizoi se problemi nuk janë studentët e ngujuar, por pedagogët, të cilët nuk pranojnë të zhvillojnë mësimin, duke e cilësuar gjithë situatën e agravuar, një shfaqje me shumë fytyra. “Një student i vetëm ka të drejtën të marrë mësim. Mirëpres absolutish­t të gjitha kërkesat e kritikat, ama një gjë duhet të jetë e sigurt. Këtu duhet të ndajmë kush bën çfarë. Studentët bënë detyrën e tyre, e ngritën zërin, ne e dëgjuam. Akoma s’e kam kuptuar sa kanë dëgjuar universite­tet nga këto. Mos prisni ditën kur të bashkohem unë me studentët dhe të vij përballë jush dhe t’u them studentëve se çfarë në fakt ju nuk doni. Unë e di, por nuk dua ta them”, deklaroi Rama në prezantimi­n ku morën pjesë ministrat e përfshirë në grupin e punës, por dhe grupet e interesit, rektorë, dekanë, pedagogë e studentë. VERIFIKIMI I TITUJVE Edhe për verifikimi­n e titujve akademike, një nga kërkesat e studentëve, por dhe insistim i një pedagogeje prezente në takimin e djeshëm, shefi i kabinetit qeveritar i drejton gishtin e akuzës nga universite­ti. Një përgjegjës­i kjo e derivuar nga ligji i arsimit të lartë, por që nuk është adresuar siç duhet nga këta të fundit. Ndonëse tha se nuk do ta thoshte arsyen e vërtetë të qëndrimit të pedagogëve në këtë betejë, Rama tha shumëçka. Sipas tij, trupa akademike është e para që nuk e do transparen­cën e titujve akademikë. “Nuk mund ta lini ju si një top mes studentëve dhe qeverisë dhe nuk mund të refuzoni t’u jepni mësim studentëve për të bërë presion që studentët dhe qeveria të tërhiqen nga transparen­ca e titujve. Në këtë pikë nuk mund të jemi peng. As qeveria, as studentët. Peng qeverinë nuk keni për ta marrë dot te kjo pikë. Duke bërë presione, duke bërë sikur nuk kuptoni, duke u fshehur, duke mos shkuar në mësim e të tjera. Ajo është e hapur, por ama qeveria po dëgjon sot ato që duhet t’i kishit dëgjuar ju gjithë këto vite sepse ligji i arsimit të lartë ju ngarkon ju me të gjithë ato që sot po i merr përsipër qeveria, sepse, së pari, këta janë fëmijët tanë që nuk mund t’i bëjmë top ping- pongu, duke e kthyer çështjen e tyre në një betejë publike kompetenca­sh”. Edhe pse është artikuluar nga studentët, plagjiatur­at ishin një luftë e hapur që qeveria u zotua ta niste para nisjes së valës së protestave studentore. Draftpakti i qeverisë parashikon që për plagjiatur­at e doktoratur­ave të krijojë një arkiv digjital pranë Ministrisë së Arsimit, ndërsa për vetingun e pedagogëve premtohet krijimi i një portali elektronik për ndjekjen e denoncimev­e të studentëve.

 ??  ??
 ??  ?? Rama e ministrat, dje në prezantimi­n e Paktit për Universite­tin
Rama e ministrat, dje në prezantimi­n e Paktit për Universite­tin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania