Panorama (Albania)

HOXHA DREJTONTE GRUPIN KU ISHTE ALKET HATIJA

-

I arrestuari është Hekuran Hoxha, 48 vjeç, i njohur si "Roni", nga Xhafzotaj i Durrësit, i cili dyshohet të jetë një nga organizato­rët për ngritjen e laboratori­t të heroinës në Has. Nga ana tjetër, ai dyshohet se bënte koordinimi­n me shtetasit turq të përfshirë në këtë grup, për sigurimin e lëndës së parë. Kjo edhe për shkak të kontakteve që kishte krijuar më shumë se 10 vjet më parë, kur ishte arrestuar edhe 2 herë të tjera për trafik heroine. Dy ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë "Arrest me burg" në mungesë, masë që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme nga Drejtoria Hetimore Qendrore dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda.

DOSJA Gjatë operacioni­t "Vol- Vo 4", nëpërmjet të cilit u goditën 4 grupe kriminale me 27 të arrestuar, u shpallën në kërkim edhe 17 persona, 4 prej të cilëve vetëm për laboratori­n e heroinës që u zbulua në Brenog të Hasit. Në dosjen e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda renditen të gjitha veprimet hetimore, përgjime telefonike e ambientale, gjatë të cilave dalin në skenë emrat e të gjithë personave të përfshirë në organizimi­n e laboratori­t të drogës. Sipas veprimeve hetimore, ideatori i ndërtimit të një objekti të tillë për përpunimin, jo vetëm të heroinës, por edhe të kokainës, është një biznesmen nga Tirana, pronar i një hoteli në afërsi të Aeroportit të Rinasit. Nga të dhënat e siguruara nga dosja e Prokuroris­ë, biznesmeni Admir Hoxha është njeriu që ka udhëhequr ngritjen e këtij laboratori në bashkëpuni­m me disa anëtarë të arrestuar të grupit kriminal nga Shijaku. Sipas Prokuroris­ë, Admir Hoxha ka mbajtur kontakte me shtetasit Hekuran Hoxha dhe Sajmir Gjepali nga Shijaku, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. HETIMI Sipas dosjes së Prokuror- isë, dy nga anëtarët e grupit të Shijakut, Sajmir Gjepali dhe shtetasi Hekuran Hoxha, i cili ka qenë i dënuar më parë në Turqi si i akuzuar për trafik heroine, ka pasur komunikime me biznesmeni­n nga Tirana për laboratori­n e drogës në Has. Prokuroria ka dokumentua­r një takim Hekuran Hoxha u arrestua për herë të parë në vitin 2009, si kapoja i një grupi të strukturua­r kriminal, që trafikoi 488 kg heroinë, pjesë e të cilit ishte edhe Alket Hatija. Organizata kriminale që kishte si specialite­t të sajin trafikimin e heroinës nga Shqipëria në Itali, u shkatërrua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Antimafia italiane. Grupi shqiptar që përbëhej nga 5 shtetas nga zona e Shijakut, kishte mundur që gjatë viteve 2003- 2004 të dërgonte në brigjet italiane sasinë rekord të 488 kg heroinë, që e siguronin në Turqi. mes Admir Hoxhës me dy shtetasit turq, Nedjet Cesuroglu allias Lavdërim Limani dhe Iskender Sale në hotelin e tij në Rinas, si dhe me shtetasin nga Kosova, Xhemal Shala. Këta dy persona nga Turqia, sipas Prokuroris­ë, kanë sjellë lëndën e parë për ta kthyer në heroinë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania