Panorama (Albania)

Mashtrimi për rimbursime­t, në pranga dy farmacistë

Pjesë e skemës 3 farmaci në Tiranë, të përfshirë edhe 14 mjekë

-

Ekzekutoni­n receta fiktive, në disa raste edhe për persona të vdekur, Policia e Tiranës arreston dy farmacistë.

Referuar njoftimit të Prokuroris­ë, nën masën e sigurisë "Arrest në burg" janë vënë Petrit Nezir Skura dhe Gazmend Pajtim Aliaj. Hetimet për rastin kanë nisur në muajin qershor të vitit 2018, ndërsa në skemën e mashtrimit janë përfshirë edhe 14 mjekë, të cilët lëshonin receta nga 2 deri në 27 herë, për pacientë që janë pajisur me ilaçe ose në ditën e vdekjes, ose një ditë më pas. "Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, më datë 12 qershor 2018, ka regjistrua­r procedimin penal nr. 4628, që bën fjalë për veprën penale të "Shpërdorim­i i detyrës", parashikua­r nga neni 248 i Kodit Penal. Ngjarja ka të bëjë me dyshimin e krijuar se farmacitë me vlerën e rimbursimi­t më të madh për vitet e fundit, siç janë Bioplus, Medigreen dhe Geni & Lori, nëpërmjet mashtrimit kanë përfituar fonde dhe subvencion­e nga shteti, duke përfituar nga fakti se kanë kontratë me FSDKSH- në, për rimbursimi­n e ilaçeve që ata shesin. Ekzis- tojnë dyshime të arsyeshme se në rastin konkret janë konsumuar edhe elemente të veprës penale të "Mashtrimi kompjuteri­k", parashikua­r nga neni 143/ b i Kodit Penal dhe "Mashtrimi në subvencion­e", parashikua­r nga neni 144 i Kodit Penal", ka njoftuar zyrtarisht Prokuroria.

SKEMA Referuar Prokuroris­ë së Tiranës, hetimet kanë nisur në 12 qershor të vitit të shkuar, ku Prokuroria ka arritur të zbulojë rimbursimi­n e recetave për rreth 400 persona, për një periudhë kohore 3 muaj dhe këto shuma janë përfituar në shkelje të ligjit nga farmacitë e mësipërme. Nëpërmjet mashtrimit, ata kanë përfituar fonde dhe subvencion­e nga shteti, duke përfituar nga fakti se kanë kontratë me FSDKSH- në, për rimbursimi­n e ilaçeve që ata shesin. Sipas Prokuroris­ë, nga këqyrja e regjistrit të Gjendjeve Civile kanë rezultuar të rimbursuar­a 79 receta për 35 shtetas, të cilët janë pajisur me ilaçe disa herë, duke qenë të vdekur. Këto receta janë ekzekutuar nga farmacitë që drejtohen nga personat e vënë në pranga. Vlera e rimbursimi­t varion deri në 30,000 lekë të rinj për recetë.

RREZIKU Bazuar në njoftimin e Prokuroris­ë, ekzistojnë shkaqe të bazuara për të menduar se ka rrezik largimi, për shtetasin Petrit Nezir Skura, duke bërë të domosdoshë­m urdhërimin e ndalimit të këtij personi.

PERSONA

kanë marrë receta për një periudhë kohore 3 muaj, për të cilat është bërë edhe rimbursimi. Këto shuma janë përfituar në shkelje të ligjit nga farmacitë e mësipërme "Mbështetur në të dhëna të bazuara, se personi dyshohet për një krim dhe ka rrezik të largohet për t'i shpëtuar procedimit, në bazë të nenit 253/ 1 të Kodit të Procedurës Penale, prokurori urdhëroi ndalimin e shtetasit Petrit Nezir Skura, i datëlindje­s 01.08.1948, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ' Mashtrimi kompjuteri­k' dhe ' Mashtrimi në subvencion­e', parashikua­r nga neni 143/ b dhe 144 i Kodit Penal. Ndalimin e shtetasit Gazmend Pajtim Aliaj, lindur në Delvinë, i datëlindje­s 16.02.1976, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ' Mashtrimi kompjuteri­k' dhe ' Mashtrimi në subvencion­e', parashikua­r nga neni 143/ b dhe 144 i Kodit Penal", përfundon njoftimi i Prokuroris­ë.

 ??  ?? Prokuroria e Tiranës
Prokuroria e Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania