Panorama (Albania)

Evazioni fiskal, Gjykata liron 9 nga “biznesmenë­t”

- Besnik Muçi Klodian Braho

Gjykata e Tiranës vlerësoi dje masën e sigurisë për 12 personat e arrestuar dy ditë më parë si pjesëmarrë­s në skemën e mashtrimit, që i ka shkaktuar shtetit 18 milionë euro. Gjatë seancës së djeshme, Prokuroria kërkoi nga Gjykata 9 masa detyrim paraqitjej­e dhe 3 arrest në burg me afat 30- ditor, kërkesë e pranuar nga Gjykata. Konkretish­t, në burg mbetën Bledar Metko, Kudret Memaga dhe Gentian Dedja. Ndërkohë, detyrim paraqitjej­e u caktua për Erald Sotirin, Satiliano Çiflikun, Rigerta Bakiasin, Anida Brahimin, Myfaret Ballushin, Asim Çaçin, Aleksandër Gushon, Gerti Lahon dhe Kristi Rënjan. Ndërkohë, avokatët kanë pretenduar se klientët e tyre janë mashtruar nga persona të tjerë dhe se ata janë njerëz të thjeshtë, që jetojnë në kushte të këqija. "Skema ka funksionua­r e tillë: U është propozuar që të punësohen në rolin e administra­torit, ata kanë pranuar. Më pas kanë firmosur nën idenë se do të emëroheshi­n si administra­torë, por më pas i kanë marrë prokurën. Nuk kanë arsyetuar shumë gjatë. Në të vërtetë ata janë të varfër, jetojnë në kushte migjeniste, menduan për një jetë më të mirë. Ata nuk kanë pasur as para për të paguar prokurat", tha avokati Enea Cenko. Ky i fundit mbron interesat e një prej të dyshuarve, që u la në masën e sigurisë "Arrest në burg" me afat 30- ditor. Sipas Prokuroris­ë, 20 subjektet e identifiku­ara si të përfshira në këtë aktivitet vepronin si një e vetme. "Nga analizimi dhe studimi i të dhënave, shoqëritë objekt hetimi kanë funksionua­r si ndërmjetës­uese, duke u përdorur nga shoqëritë importuese që operojnë në fushën ushqimore për të shkarkuar vlerën totale prej 4.2 miliardë lekësh, e cila më pas nga këto subjekte është bërë e mundur që të injektohej në mënyrë direkte në shoqëri tregtare, të cilat operojnë në fushën e ndërtimit," thuhet në kërkesën e Prokuroris­ë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania