Panorama (Albania)

Grabitja në Rinas, 119 vite burg për 7 të pandehurit

Makina ‘ Peugeut Partner’, e përdorur në dy grabitje tradhtoi autorët

- BLEONA METUSHI Dash Kupa Neim Avdylaj

Katër vite pas grabitjes së tyre të parë, 7 të pandehurit për 3 grabitje bankash në Tiranë u përballën dje me pretencën e Prokuroris­ë, e cila kërkoi në total më shumë se 1 shekull burg.

Hetimet për grupin që dyshohet se drejtohej nga Admir Nikaj në bashkëpuni­m me Dash Kupën, ish- komandon Neim Avdylajn, Fatjon Xhyliun, Dritan Sinanin, Aleksandër Murataj, Detjon Memlika dhe Admir Çerpja kanë nisur në shkurt të 2015, nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa fillimisht u morën të pandehur vetëm punonjës të policive private, të cilët u akuzuan për "Shpërdorim detyre". Referuar pretencës, nga hetimet e kryera nga akuza e kryeqyteti­t, nuk po bëhej identifiki­mi i personave të armatosur dhe me maska, që ishin kapur nga kamerat e sigurisë, duke bërë që të pezullohet hetimi deri në vitin 2017, kur grupi kryen grabitjen e fundit. Gjatë hetimeve për zbardhjen e saj, Prokuroria krijoi dyshimin se personat që kishin grabitur 3 milionë euro, ishin të njëjtë me ata të dy grabitjeve të 2015- ës, duke bërë edhe një herë çelje të hetimit dhe duke ia kaluar çështjen Krimeve të Rënda. Gjatë hetimeve, kanë qenë dy pjesëtarë të grupit, të cilët janë bërë bashkëpunë­torë të drejtësisë, Detjon Memlika dhe Admir Çerpja. Këta të fundit kanë treguar detaje në lidhje me funksionim­in e grupit kriminal dhe përgatitje­n për grabitjet. Ndërkohë, referuar hetimeve, ka qenë përdorimi i të njëjtës makinë, "Peugeut Partner", që ka bërë të mundur që hetuesit të binin në gjurmët e autorëve dhe të gjenin edhe ambientin ku ata janë takuar. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë nga bizneset e zonës, është vërejtur se pas makinave ku ishin personat që kanë kryer grabitjen, është vënë në ndjekje kjo makinë, e cila vërehet deri në vendin ku janë gjetur makinat e djegura në grabitjen e 2017- ës. Me të njëjtën makinë, autorët janë larguar edhe nga vendi i ngjarjes së grabitjes së kryer në 2015- ën. Kujtojmë se të pandehurit janë me gjykim të shkurtuar, duke bërë që të përfitojnë ulje të dënimit me 1/ 3 në vendimin përfundimt­ar.

GRABITJET Ata akuzohen si autorë të tri grabitjeve të ndodhura në Tiranë në tri banka të nivelit të dytë. Së pari, për grabitjen e kryer në datën 13 shkurt të 2015- ës, në dalje të ambienteve të bankës. Sipas Prokuroris­ë, gjatë kohës që punonjësit e bankës dhe policisë private ishin duke nxjerr vlerën monetare nga banka për t'i çuar te blindi dhe më pas për t'i nisur drejt Rinasit kanë dëgjuar dikë të thoshte "Lekët, lekët". Në vendin e ngjarjes janë parë 3 persona me armë, të cilët kanë qëlluar. Ata kanë qenë me maska dhe doreza të zeza, ndërsa pasi kanë marrë lekët, janë larguar me mjetin e policisë private. Grabitja e dytë, për të cilën akuzohen të pande- hurit, është ajo e blindës që po transporto­nte eurot e një banke të nivelit të dytë në dhjetor të 2015- ës. Ngjarja ka ndodhur në segmentin rrugor Qafë- Kashar- Rinas, në kryqëzimin me degëzimet e fshatit Bërxull dhe të fshatrave Domje dhe Laknas. Referuar dëshmive, poshtë QafëKashar­it një mjet i ka prerë rrugën blindës. Nga makina kanë dalë tre persona, të cilët ishin me armë, doreza, kapuç të zinj dhe syze të errëta. Ata i kanë drejtuar armën dhe i kanë kërkuar që të zbresin nga makina, por shoqëruesi­t e blindit kanë refuzuar. Pas kësaj, ata kanë qëlluar xhamin e blindit duke e thyer atë, nga ku kanë futur tytën e armës. Kjo ka bërë që punonjësit e shoqërisë private të dilnin dhe t'u bindeshin kërkesave të tyre. Pasi kanë marrë vlerën monetare, ata janë larguar me mjetin e tyre në drejtim të Rinasit. Grabitja tjetër daton në 9 shkurt të 2017- ës, ku është përdorur e njëjta taktikë si në grabitjen e 2015- ës. Fillimisht, i kanë prerë rrugën mjetit të blinduar me një makinë. Nga makina kanë dalë 4 persona, sipas dëshmitarë­ve, dhe i kanë kërcënuar duke i thënë se duhet të dilnin. Dy prej personave ishin me armë zjarri dhe dy të tjerë me mjete të forta, me të cilat kanë tentuar të çajnë xhamin e makinës. Ndërkohë, në lidhje me këtë ngjarje, ka dëshmuar edhe një person që e ka parë grabitjen nga dritarja e banesës së tij. Ai ka thënë se ka dëgjuar dhe parë personat me armë t'u thoshin personave brenda në makinë, që t'i jepnin çelësat. Ndërkohë, një tjetër dëshmitar ka treguar se në kohën kur po shkonte në banesën e tij, kishte parë duke lëvizur me shpejtësi dy makina dhe drejtuesit ishin me maska. Sipas tij, pas saj ka kaluar një makinë tjetër, ku ishin dy persona dhe drejtuesi ishte pa maskë, me fytyrë të imët dhe rreth 35 vjeç. Më tej, ai ka thënë para hetuesve se ka parë dy persona me qese në duar, që futen në makinë dhe largohen në drejtim të Bërxullës.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Dyqani i vjedhur në Elbasan
Dyqani i vjedhur në Elbasan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania