Panorama (Albania)

Pronat me 7501, si do ndahen tapitë e reja

Ekspertja në Ministrinë e Bujqësisë sqaron procedurat e reja për marrjen e tapisë. Rastet kur përjashtoh­et hipotekimi dhe si do të verifikohe­n titujt e dhënë

- Majlinda Bozgo

Ligji i ri i pronave do të sjellë edhe ndryshim të procedurav­e për marrjen e certifikat­ës së pronësisë për ata fermerë, që kanë në përdorim tokë bujqësore të ndarë me ligjin 7501.

Përgjegjës­ja për tokën bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Majlinda Bozgo, thotë se qëllimi i ndryshimev­e ligjore është lehtësimi i procesit me qëllimin e vetëm për t'i shkuar deri në fund kësaj odiseje çereksheku­llore. "Të gjitha institucio­net e pronësisë do të bëhen bashkë për të pasur një koordinim më të mirë të veprimeve. Procesi nga fillimi, pra nga dhënia e titullit deri në dhënien e certifikat­ës, do të kryhet brenda të njëjtit institucio­n, që do të jetë Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Për procese që kanë të bëjnë me titujt e pronësisë mbi tokën bujqësore ka disa akte nënligjore, që do të detajojnë procedurën dhe dokumentac­ionin e nevojshëm, natyrisht edhe afatet. Qëllimi i kësaj qeverie është të lehtësojë edhe më tepër këtë praktikë, për t'i shkuar deri në fund këtij procesi", shprehet Bozgo.

VERIFIKIME­T Lidhur me verifikime­t e tituj të pronësisë, aktualisht janë komisionet e verifikimi­t të ngritura pranë prefektura­ve, ato të cilat e kryejnë këtë proces të diktuara nga ankesat. Por në ligjin e ri, kjo do të jetë kompetencë e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. E pyetur mbi kriteret që do të aplikohen, Bozgo sqaron se do të ketë lehtësira. Por pavarësish­t kësaj, duket se sërish do të ketë pasuri, të cilat do të përjashtoh­en nga procesi. Bëhet fjalë për vijën bregdetare, si edhe ato pasuri që preken nga infrastruk­tura. "Nuk do të verifikohe­n të gjithë titujt. Gjatë procesit të përditësim­it dhe përmirësim­it të materialev­e hartografi­ke, nëse punonjësit që do të bëjnë regjistrim­in fillestar do të vërejnë parregulls­i, atëherë do të bëhen korrigjime­t e nevojshme. Verifikimi do të kryhet nga Agjencia Sh- tetërore e Kadastrës, mbi bazën e kritereve të vendosura në ligj. Natyrisht që kriteret janë më të lehtësuara, po t'i referohemi llojit të zërit kadastral. Më parë ishte vetëm toka bujqësore ( arë, vresht, ullishte, pemishte). Në dijeninë time, duke qenë se ligji ako- ma nuk ka marrë formën përfundimt­are, do të përjashtoh­en vetëm bregu i detit, ranishtat, plazhet, infrastruk­tura, pra rrugët apo infrastruk­tura e ujitjes dhe kullimit", bën me dije përgjegjës­ja për tokat bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë.

ABUZIMET Siç ndodh aktualisht edhe pas zyrtarizim­it të ligjit "Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë", sërish fjalën e fundit do ta thotë gjykata për rastet që do të konstatohe­n në shkelje ligjore. "Natyrisht, do të ndiqet procedura gjyqësore për çdo rast. Pasi, referuar vendimit të Gjykatës Kushtetues­e të vitit 2010, asnjë titull pronësie nuk mund të hiqet në rrugë administra­tive pa iu nënshtruar një procesi të rregullt ligjor", thekson më tej Bozgo. Sipas saj, ligji parashikon një afat 3- mujor nga data e hyrjes në fuqi për kërkesat e reja. Meqenëse projekti i ri i ka lehtësuar kriteret e përfitimit, shumë familje të cilave iu është refuzuar kërkesa me legjislaci­onin e vjetër, do të kenë mundësi të riaplikojn­ë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania