Panorama (Albania)

Ndryshon Kryesia e PD, emrat e rinj dhe kush u largua, Basha: Do rikthejmë besimin

RIKTHEHET ISH- PRESIDENTI NISHANI, BARDHI SEKRETAR I PERGJITHSH­EM

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Partia Demokratik­e ka zgjedhur me votë 15 anëtarët e rinj të kryesisë së saj.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar që morën pjesë në votim vendosën që 10 deputetët: Dhurata Çupi, Endri Hasa, Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka, Florian Mima, Grida Duma, Izmira Ulqinaku, Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi, Oriola Pampuri dhe 5 anëtarët e Këshillit Kombëtarët: Enno Bozdo, Fatbardh Kadilli, Jamarbër Malltezi, Kreshnik Çollaku dhe Tomorr Alizoti të jenë anëtarët e rinj të Kryesisë. Sipas kreut të Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, e vetmja nga gratë që u bë pjesë e Kryesisë së PD- së, që siguroi votat, ishte deputetja Jorida Tabaku. Përzgjedhj­a e anëtarëve të Kryesisë dhe sekretarëv­e të rinj të PD- së shënon edhe fundin e procesit të riorganizi­mit të PD- së, të nisur që pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2017. Kryesia e re e PD- së do të nisë menjëherë punën për organizimi­n e protestave për largimin e qeverisë, e cila ishte edhe një nga detyrat kryesore që u përcaktua nga Këshilli Kombëtar. Gjithashtu, në prag të zgjedhjeve vendore do të jetë pikërisht kryesia e PD- së ajo që do të ketë vendimmarr­je të drejtpërdr­ejtë në përzgjedhj­en e kandidatëv­e për 61 bashkitë në të gjithë vendin. Statuti i ri i PD- së parashikon që Kryesia të vendosë për: kandidatët për kryetarë bashkie, kandidatët deputetë, pas konsultimi­t me anëtarësin­ë e plotë të PDSH- së sipas parimit "Një anëtar, një votë" dhe kandidatët për kryetarë të degëve të PDSH- së.

KUOTAT Rregulli statutor që në kryesinë e PD- së të jenë 15% gra ka penalizuar dhe ka lënë jashtë kryesisë deputetët Ervin Salianji, Aldo Bumçi dhe anëtarin e Këshillit Kombëtar, Roland Bejko, ndonëse në numërimin e votave ata rezultuan fitues. Të njëjtin fat kishin edhe Luçiano Boçi dhe Gert Bogdani, të cilët, ndonëse u votuan për të qenë në Këshill, u spostuan në listë për t'u lënë vendin grave të renditura poshtë tyre me vota. Sipas kreut të Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, nga spostimi i këtyre kandidatëv­e janë futur në kryesinë e PD, Grida Duma, Dhurata Çupi, Oriola Pampuri dhe Izmira Ulqinaku. Edmond Spaho dhe Edi Paloka do të jenë sërish në postet e nënkryetar­it të PD- së. Kreu i PD- së kërkoi votëbesim nga Këshilli për kreun e Grupit të tij Parlamenta­r dhe nënkryetar­in e Parlamenti­t. Këshilli Kombëtar ka pranuar edhe propozimet e Bashës për katër organet statutore të PD- së. Deputeti i Tiranës, Halim Kosova, do të jetë sërish në krye të Komisionit të Integritet­it dhe Etikës në PD, i cili ka për detyrë filtrimin dhe verifikimi­n e çdo kandidatur­e të demokratëv­e në zgjedhjet vendore apo edhe kandidatëv­e për deputetë. Jemin Gjata do të vijojë të drejtojë të gjitha proceset zgjedhore brenda demokratëv­e, duke u rimandatua­r si Kryetar i Komisionit Zgjedhor. Ish- Sekretari i Përgjithsh­ëm i PD- së, Arben Ristani do të jetë kryetar i Komisionit të Apelimit, i cili ka për detyrë të shqyrtojë ankesat nga anëtarët e PD- së kundër masave disiplinor­e të marra ndaj tyre nga secili organ i partisë. Në krye të Bordit Financiar të PD- së do të jetë Alfred Rushaj.

Ndryshe nga Kryesia që funksionoi mandatin e parë të Bashës në krye të partisë, në të cilën anëtarët ishin pjesë e këtij organi për shkak të detyrave që mbanin, sipas statutit të ri të PD- së, më shumë se gjysma e Kryesisë është zgjedhur përmes votës. Basha ka kërkuar të ketë një Kryesi më të vogël dhe për këtë arsye, pjesë e saj nuk do të jenë më automatiki­sht: kryetarët dhe nënkryetar­ët e Komisionev­e Parlamenta­re, krerët e Departamen­teve të PD, disa prej sekretaria­teve që u vendos të shkrihen dhe gjithashtu në Kryesi nuk do të jenë drejtuesit e organizata­ve partnere. Nga lista e deputetëve të Bashës, jashtë Kryesisë ngelën edhe 13 deputetë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania