Panorama (Albania)

Rama premton kampusin e ri: Përfundon mandatin tjetër bashkiak

Kryebashki­aku: 11 godina të reja

-

Kampusi i ri për studentët do të përfundojë brenda mandatit tjetër bashkiak.

Këtë siguri e dha Kryeminist­ri Edi Rama, një ditë më parë, gatë prezantimi­t të projektit për Kampusin Universita­r. "Ajo që mbetet ambicia jonë, është që brenda këtij mandati, të gjitha konviktet të jenë në një situatë katërçipër­isht ndryshe dhe ndërkohë, së bashku me Bashkinë e Tiranës, ne të fillojmë ndërtimin e këtij Kampusi dhe brenda mandatit tjetër të kryetarit të Bashkisë, ne të përfundojm­ë Kampusin Universita­r". Me këtë deklaratë, shefi i qeverisë ka qartësuar zërat se Partia Socialiste po shikonte një kandidat tjetër për t'i besuar bashkinë më të madhe në vend. I shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Kryeminist­ri inspektoi më pas punimet e nisura për përmirësim­in e infrastruk­turës së godinave në Qytetin Studenti, si pjesë e Paktit për Universite­tin.

INVESTIMI

Edhe pse diheshin kushtet në konvikte dhe koha kur ishte vënë dorë së fundmi, përmirësim­i i infrastruk­turës së konvikteve ka qenë një plan i hershëm i qeverisë, që ka marrë kohën e duhur për t'u konkretizu­ar tanimë edhe falë shtysës që mori nga studentët. "Ne nuk kemi pritur protestën për t'u kujtuar se ka konvikte, se ka probleme, se ka nevoja. Sigurisht që nuk kemi bërë dhe nuk kemi mundur dot, edhe sikur të donim, nuk do mundnim dot të bënim aq sa duhej, për të qenë sot të qetë në raport me ju. Por, ama, në vitin 2015 kemi organizuar këtë konkurs, në vitin 2014, unë e kam shtruar me Kancelaren gjermane kërkesën që sot na ka dhënë mundësinë të kemi financimin e Bankës Gjermane për Zhvillim, për ndërtimin dhe rindërtimi­n e konvikteve", nënvizoi Kryeminist­ri Rama, teksa bëri me dije se konviktet në Qytetin Studenti nr. 2 janë drejt përfundimi­t dhe se shumë shpejt pritet të negociohet edhe për një grup tjetër konviktesh.

LIGJI I ARSIMIT

Të gjitha problemet, për të cilat ende vijohet të protestohe­t, Rama thotë se nuk e ka fajin ligji i hartuar dhe implementu­ar në 2015- ën nga qeveria e tij. Përkundraz­i, ai ka vendosur bazat e një procesi transformi­mi përfundimt­ar të arsimit. "Kontradikt­a mbi ligjin e arsimit të lartë është një kontradikt­ë që nuk rri as në qiell, as në tokë. Është njësoj si të thuash meq- enëse njerëzit nuk lidhin rripin e sigurimit, të heqim ligjin për rripin e sigurimit dhe të bëjmë një ligj tjetër, që t'i lidhim, nuk e di në çfarë forme, njerëzit. Ligji i arsimit të lartë duhet zbatuar dhe ata që e kundërshto­jnë, i kam dëgjuar me shumë vëmendje, nuk thonë asgjë, zero, se ku dhe për çfarë i pengon ligji". Ky vit do të shërbejë, sipas kreut të qeverisë, për inventariz­imin e nevojave për ta konkluduar me projekte, për të cilat do të nevojitet më shumë kohë. Rama nënvizoi fort se Pakti për Universite­tin nuk përfshin vetëm kryeqyteti­n, por edhe IAL- të në rrethe. "Dua t'i siguroj të gjithë ata që kanë shprehur shqetësimi­n dje, që mos vallë Pakti për Universite­tin i kufizon partnerite­tet e ministrive vetëm në Tiranë, jo kjo nuk është e vërtetë. Do të kemi një komponent edhe për universite­tet e rretheve".

 ??  ??
 ??  ?? RAMA NE QYTETIN STUDENTI
RAMA NE QYTETIN STUDENTI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania