Panorama (Albania)

Zgjedhja e kryesisë së re në PD dhe rasti Gazment Bardhi si model merite

- EDUARD HALIMI

Partia Demokratik­e ka zgjedhur kryesinë e re, pas propozimev­e që bëri Lulzim Basha një ditë më parë. Puna që kryej nuk është “compliance” me funksionet aktive politike, por raportet me lidershipi­n e Partisë dhe lajmet prej saj më japin emocione. Vendosa të shkruaj...

për faktin se njoh një pjesë të mirë të atyre që ikën dhe atyre që vijnë dhe se gjykoj se duhet folur për meritokrac­inë e atyre që u zgjodhën nga njerëzit që i njohin nga afër. Nuk kam dyshim se marrja e vendimit nga Lulzim Basha ka qenë një proces i vështirë për të. Marrja e vendimeve është momenti më i vështirë, por dhe me domethënës për një lider. Unë imagjinoj një proces të gjatë në marrjen e këtij vendimi nga Basha, ku duhet të jetë udhëhequr jo vetëm nga instinkti politik, por duhet të jetë fokusuar gjatë si në reflektime­t mbi gabimet që ka bërë vetë më parë dhe po ashtu mbi gabimet që kanë bërë të tjerët në vendin e tij apo në oborret e partive të tjera. Fokusi imagjinoj të ketë qenë bindja e tij se vendimi që propozoi do e bëjë më të fortë, më të besueshme, më aktive dhe natyrisht fituese Partinë që ai drejton. Në përzgjedhj­en e emrave, që propozoi ai, padyshim duhet të jetë fokusuar te meritokrac­ia, integritet­i, kontributi, kush ka bërë skip e kush jo në gjithë këto vite, por edhe dhënien e mundësive për njerëzit e rinj që kanë dhënë prova.

Ky është vendim padyshim që do gjykohet pastaj. Dhe kjo nuk është as hera e parë dhe as e fundit ku vendimet e një kryetari partie diskutohen, debatohen, shahen, pëlqehen. Më e rëndësishm­e në një organizatë politike është meritokrac­ia, sepse ajo kur ekziston i motivon njerëzit e rinj të ndjekin shembullin dhe kur nuk ekziston i demotivon. Unë doja të flisja vetëm për këtë.

Nga kryesia e vjetër, sekretaria­tet e mëparshme, i vetmi që u rizgjodh ishte Ivi Kaso, Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, prej më shumë se 10 vjetësh. Dhe jo vetëm se unë e njoh, por e vërteta është se ai e ka me meritë të tij atë propozim. Ivi ka ardhur në Partinë Demokratik­e si një student i ekselencës nga Universite­ti “La Sapienza” i Romës dhe ka qenë ish- Kryeminist­ri Berisha, që pa tek ai profesiona­lizmin e lartë, përkushtim­in dhe integritet­in dhe i besoi këtë detyrë vite më parë. Në gjithë këto vite, Ivi ka qenë në çdo proces, në çdo seancë, në çdo cep, ka investuar në PD, nuk i ka bërë kurrë skip punëve dhe u gëzova kur dëgjova Lulzim Bashën që e propozoi serish për atë post. Ivi e ka merituar.

U gëzova kur dëgjova Lulzim Bashën që propozoi Gazment Bardhin për një detyrë aq të rëndësishm­e në PD. U gëzova si për Gazin dhe për liderin e Partisë që i dha këtë mundësi. Po e them që në fillim se kandidatë për atë post mund të kishte me mijëra dhe nuk dua të them se vetëm Gazi mund ta bëjë punën e Sekretarit të Përgjithsh­ëm, por dua të them se Gazment Bardhi u bë kandidat për SP për meritën e askujt tjetër, përveç meritës së tij.

E kam parë për herë të parë në 2008- n kur dekani i Fakultetit të Drejtësisë e solli në Ministrinë e Drejtësisë bashkë me një grup studentësh të ekselencës, pa asnjë lidhje politike apo nepotike, pas një marrëveshj­eje që MD kish bërë me Fakultetin. Gazi ishte pjesë e atij grupi me meritën e vet. Kishte sakrifikua­r të dilte student i ekselencës dhe kishte merituar atë vend. Askush nuk e njihte. Gazi filloi punë si specialist në MD dhe ishte meritë e tij që bëri diferencë nga grupi i studenteve te ekselencës.

Në 2011- n kur u riktheva në ministri, drejtuesit e drejtorive më folën me superlativ­ë për një djalë që ishte i palodhur, përballont­e gjithë punën e oponencës, ishte skrupuloz, punonte deri natën vonë në Ministri dhe 60 % e dokumentev­e, që dilnin nga ministria, ishin konceptuar apo sigluar prej tij. Ishte meritë e tij, e punës dhe sakrificës së tij, e orëve të gjata, integritet­it profesiona­l që morri të gjitha detyrat gjatë atyre viteve. Në 8 vitet e qeverisjes së PD- së, Ministria e Drejtësisë nuk ka pasur bashkëpunë­tor më të aftë, më të përkushtua­r, të palodhur dhe me integritet dhe kjo ishte merita e tij. Dëshmitarë për këtë është jo vetëm puna e tij, por dhe më shumë se qindra punonjës të MD- së.

Në 2013- n për herë të parë, grupet parlamenta­re morën këshilltar­ë te brendshëm. Shumë i morën për qoka se kjo ishte tradita. Lulzim Basha mori Gazment Bardhin veç të tjerëve. Nuk ka pasur ndonjëherë PD një njeri që të prodhojë aq shumë memo, materiale, këshillimo­re sa Gazment Bardhi. Dëshmitarë për këtë janë gjithë Grupi Parlamenta­r i vjetër dhe i riu dhe kjo është meritë e punës dhe sakrificës së Gazit.

Në 2014- n kur krijuam grupin e punës për Reformën në Drejtësi ai ishte nja nga 8 ekspertët, por ishte meritë e tij që bëri diferencën ndër të tjerët. Ai ishte ministër për pak muaj në 2017- n, por ishte meritë e tij që spikati për profesiona­lizmin dhe korrektësi­në, integritet­in profesiona­l në ditët e rrëmujshme të zgjedhjeve të vitit 2017.

Si këshilltar ligjor i Grupit Parlamenta­r ai krijoi modelin që duhet ndjekur edhe nga partitë e tjera. U evidentua në media, më shumë se deputetet, foli kundër kundërshta­rëve politikë me emra, i palodhur, i pakursyer, i përkushtua­r. Nuk i bëri kurrë skip punëve që iu ngarkuan. Ishte modeli i këshilltar­it që bëri diferencën.

Lulzim Basha e propozoi për SP dhe kjo është një gjë që më gëzon padyshim, por, për Gazin, nëse marrja e propozimit ishte sukses, marrja e detyrës duhet të jetë sfida. Dhe sfida për këtë detyrë është e madhe. Unë jam i bindur se Lulzim Basha ka parë ato cilësi që unë njoh dhe të gjithë ata që njohin nga afër Gazin kanë parë tek ai, por është sfidë për Gazin që të na tregojë se do bëjë diferencën në këtë detyrë.

Në vendimin e Bashës për të propozuar ka padyshim emra që të gjithë mund të jenë skeptikë, emra, që disa mund të jenë dakord, të tjerë jo, por kjo është përgjegjës­i e liderit të organizatë­s ku me dëshirë militojnë anëtarët e saj. Nëse do ketë në ata emra, që morën besimin, që do zhgënjejnë, kjo nuk përjashtoh­et dhe nuk ka për të qenë as hera e parë dhe as e fundit, por e rëndësishm­e është që propozimet të bazohen në meritë dhe për ata që njoh unë dhe që njohin ata që janë brenda, pa konfliktin e interesit, janë në listën e propozuar për meritë të tyren, janë aty si pjesë e punës, përkushtim­it të tyre, integritet­it të lartë profesiona­l dhe kjo është padyshim një gjë e mirë për Partinë Demokratik­e, që tregoi se mund të ngjitesh në majë, as për nepotizëm, servilizëm apo intriga, por bazuar në meritë si rasti i Gazment Bardhit.

Ky është lajm i mirë dhe më gëzon për Partinë Demokratik­e.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania