Panorama (Albania)

Grabitësi i penduar i bankave: Me paratë pagova kredinë

Bashkëpunë­torët e drejtësisë tregojnë si përgatisni­n planin dhe bënin vrojtimet e blindave për 8 apo 9 muaj

- Ditjon Memlika BLEONA METUSHI

Ndërkohë që procesi gjyqësor ndaj 7 të pandehurve për grabitjet e blindave me para është tashmë në fazën përfundimt­are të tij, Prokuroria, në pretencën e dhënë, përpos të tjerave, i mbështet akuzat në dëshminë e bashkëpunë­torëve të drejtësisë. Një prej tyre është Ditjon Memlika, i cili rrëfen për dy raste të grabitjeve, ato të blindave që ishin nisur drejt Rinasit. Sipas tij, ai dhe Fatjon Xhyliu, të dy punonjës të policive private, jepnin informacio­ne në lidhje me lëvizjen e eskortave, numrin e personave që do ishin dhe llojin e armëve. Ndërkohë, Memlikaj nuk është i vetmi nga të pandehurit që rrëfen për grabitjet e kryera, pasi edhe Neim Avdyli ka treguar sesi janë kryer grabitjet dhe njohjen e të pandehurve me njëri- tjetrin. Ndërkohë, bashkëpunë­tori i drejtësisë, Memlikaj, ka identifiku­ar Admir Muratajn si personin që thirrej me pseudonimi­n "Patrioti". Nga ana tjetër, Avdylaj ka treguar para hetuesve se ai kishte rolin e vëzhguesit në të dyja grabitjet, duke lajmëruar pjesëtarët e tjerë të grupit, që prisnin në segmente të rrugës ku do të kalonin blindat. Ata vëzhgonin për ditë dhe muaj me radhë itinerarin e tyre, duke përgatitur kështu planin.

PROKURORIA

Për episodin e vjedhjes së kryer në datë 09.02.2017, Ditjon Memlikaj thotë se pati kontakte të drejtpërdr­ejta me Neimin, ndërsa ky i fundit kontaktont­e me Mirin. Miri, nga ana e tij, kontaktont­e me persona të tjerë, që përbënin grupin që realizonte vjedhjen. Në bisedë me Neimim, ranë dakord që të kryenin grabitjen e një tjetër banke, ndërsa vetë dispononte të dhëna për lëvizjet. Për realizimin e vjedhjes, në prani të Neimit, takoi rreth tri herë personin e thirrur me emrin "Patrioti", me dialekt verior, i moshës rreth 40 vjeç. Në takimin e dytë të realizuar tek "Astiri", në janar 2017, së bashku me Neimin, i dhanë "Patriotit" ( i shoqëruar nga një person tjetër) të dhëna mbi lëvizjet e mjeteve, numrin e tyre dhe të personave shoqërues, sasinë, llojin armëve etj. Takimi i tretë u realizua rreth një javë para datës 09.02.2017, tek i njëjti lokal, ndërsa "Patrioti" shoqërohej nga i njëjti person si në takimin e dytë. Përveçse me Neimin, komunikoi edhe me një person të quajtur Miri, që e thërrisnin me pseudonimi­n "Loku", i cili ishte nga Dibra. Prej tij mësoi se banonte në Kamzë. U takua me Neimin dhe Mirin disa herë dhe nga Miri u porosit të bënte kujdes e të mos fliste, pasi personat që do të kryenin vjedhjen, ishin të rrezikshëm. Në bisedë me ta, dëgjoi që njëri prej autorëve që kishte bërë vjedhjen me armë ishte nga Fushë- Kruja dhe thirrej Dashi. Dashin nuk e takoi dhe mësoi se Miri ishte thjesht ndërlidhës­i mes tyre dhe autorëve të vërtetë. Miri lëvizte me një "Mercedes" model 240, me targa të reja. I pandehuri Neim Avdyli, në datë 13.02.2017, në prani të avokatit Laurent Thomollari, i caktuar kryesisht, dha deklarime para oficerit të Policisë Gjyqësore si person nën hetim. Në tërësinë e deklarimev­e, ai njoftoi rrethanat e njohjes me të pandehurit: Admir Çerpja, Ernest Kupa, Fatjon Xhyliu, Admir Murataj dhe rolin e luajtur nga secili prej tyre në kryerjen veprave penale. Sipas të pandehurit, në datën 09.02.2017, rreth orës 11: 00, shkoi te qendra tregtare "ETC" dhe, nga kafja në katin e tretë, vrojtoi mjetet e kompanisë që shoqëronin vlerat monetare të BKTsë. Këtë gjë e bëri për gati 8 muaj. Informacio­nin që përfitonte ia kalonte me SMS, Admir Çerpjas dhe të njëjtën gjë bëri edhe ditën e ngjarjes, duke dërguar mesazhin me tekst "Doli vajza".

GRABITJA NË 2015

Në deklarimet e dhëna në datë 12.02.2017, në prani të mbrojtësit, Ditjon Memlikaj njoftoi rrethanat e njohjes me të pandehurin Fatjon Xhyliu, Neim Avdylaj dhe Admir Cerpja dhe rolin e tyre në kryerjen e veprës penale. Sipas deklaruesi­t, në datë 03.12.2015, punonte në firmën SH. R. S. F "Rogat Security" si trupë shërbimi dhe me raste shoqërues i sasive monetare. Gjatë punës u njoh me Fatjon Xhyliun nga Lushnja, ndërsa takoi disa herë Neim Avdulajn, me të cilin kishte qenë në Zall Herr si ushtarak si dhe në një mision në Afganistan. Në qershor 2015, në kohën kur ndodhej duke pirë kafe me Fatjonin, aty erdhi Neimi, i cili u prezantua me Fatjonin. Fatjoni, në muhabet e sipër, i tha Neimit për propozimin që kishte bërë kohë më parë dhe që lidhej me vjedhjen e parave. Neimi nuk dha përgjigje përfundimt­are, por pas disa ditësh, u takuan të tre te një lokal në "Astir" dhe më pas takuan një person tjetër që ishte treguar i gatshëm. Personi kërkoi informacio­ne të hollësishm­e për lëvizjen e mjeteve dhe gjithçka tjetër, por më pas u tërhoq. Kohë më vonë, Neimi i njoftoi se kishte gjetur një shok tjetër që mund të bënte grabitjen e lekëve të eskortës dhe mori prej tyre informacio­net e nevojshme. Pas 10 ditësh, u takuan sërish me Neimin, i cili i tha se personat që kishin marrë përsipër grabitjen ishin gati. Në fund të shtatorit, ai me Fatjonin, u takuan me Neimin tek "Astiri" dhe prej tij morën nga një aparat celular dhe nga një kartë SIM, nëpërmjet të cilëve do të komunikoni­n duke njoftuar Neimin me SMS. Në dy aparatet, Neimi kishte regjistrua­r numrin që do të komunikoni­n me emrin "Shoku". Çdo ditë të mërkurë dhe të enjte, që ishin ditët, në të cilat kryheshin zakonisht transferta­t, njoftonin Neimin. Në datë 03.12.2015, ndodhej te parku ku kishte qendrën shoqëria e sigurimeve ku ishte punësuar, duke lozur domino. Shoferi A. M. u njoftua nga shefi A. M se do të shkonte në Rinas. Meqenëse vetë u urdhërua të lëvizte për në një bankë të nivelit të dytë, Fajtoni i tha se do merrej ai me punën, duke nënkuptuar se do të bënte ai njoftimin për e Neimit me SMS. Ditën e tretë pas ngjarjes, Neimi shkoi te shtëpia e tij dhe e njoftoi për mbërritjen e porosisë që nënkuptont­e lekët e shpërblimi­t. Pas një jave, u takuan te pishinat, poshtë shtëpisë së tij, ku mori lekët, që ishin vendosur në një çantë me rrip dhe të mbështjell­a me një qese me ngjyrë të zezë. Shkoi në shtëpi dhe në letrën që ndodhej brenda qeses lexoi 40 000 dollarë amerikanë dhe 100 000 paund britanikë. Lekët i mbajti në shtëpi. Gjatë punës, takoi Fatjonin dhe ai i tha se s'kishte marrë të njëjtën sasi parash. Nga sasia e parave të përfituara, shleu kredinë, pagoi operacioni­n e babait, ndërsa një pjesë e la në ruajtje tek e motra R. D.. I pandehuri Neim Avdylaj ka treguar se, çdo të enjte shkonte tek "UFO" dhe nga Fatjoni dhe Ditjoni merrte mesazhe për lëvizjet drejt Rinasit. Me marrjen e mesazheve prej tyre, ai njoftonte po me mesazh Adin, i cili u vihej në ndjekje mjeteve për të parë rrugën që ndiqnin eskortat, shpejtësin­ë e lëvizjes dhe kohën që i nevojitej për të mbërritur në destinacio­n, një gjë të tillë e bëri për rreth 8 apo 9 muaj. Në datën 03.12.2015, i mbërriti mesazhi nga Ditjoni me tekst: "Kemi lëvizje sot". Mesazh kishte dërguar edhe Fatjoni nga ana e tij. Me marrjen e mesazhit, rreth orës 12: 00, shkoi tek "UFO", pasi pa që mjeti u bë gati për nisje, njoftoi personin e regjistrua­r me emrin "Shoku", për të cilin nuk e dinte atë ditë se cili ishte konkretish­t. Mori përgjigjen "Në rregull" dhe më pas shkoi në shtëpi dhe mori vesh në lajme për grabitjen.

Pas një jave, u takuan te pishinat, poshtë shtëpisë së tij, ku mori lekët, që ishin vendosur në një çantë me rrip dhe të mbështjell­a me një qese me ngjyrë të zezë. Shkoi në shtëpi dhe në letrën që ndodhej brenda qeses lexoi 40 000 dollarë amerikanë dhe 100 000 paund britanikë.

 ??  ?? Ditjon Memlika
Ditjon Memlika
 ??  ?? Grabitja pranë Rinasit
Grabitja pranë Rinasit
 ??  ?? Neim Avdulaj në gjyq
Neim Avdulaj në gjyq
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania