Panorama (Albania)

Paloka: Rama largohet me dhunë

-

Nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka, kërkon që Partia Demokratik­e ta largojë me forcë Edi Ramën nga Kryeminist­ria. Pak orë pas votëbesimi­t nga Këshilli Kombëtar i PDsë, Paloka deklaroi se Rama nuk njeh gjuhë tjetër përveç asaj të forcës, ndaj edhe me atë mënyrë duhet larguar. "Rama njeh vetëm një gjuhë, gjuhën e forcës. Duhet larguar me dhunë nga vendi që ka uzurpuar. Është vërtetuar se zgjedhjet kanë qenë të vjedhura dhe është një Kryeminist­ër që punon çdo ditë kundër interesave të qytetarëve të tij. Rrëzimi i tij sa më i shpejtë është akt patriotik për qytetarët shqiptarë. Së pari do të largohet Rama dhe kjo është kryesorja. Bëhet fjalë për një qeveri që vërtet do të miratohet nga Parlamenti me shumicë, por do të jetë një qeveri e imponuar që do të zgjidhet për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sigurisht, që Rama nuk pranon të largohet, prandaj duhet hequr me dhunë", tha Paloka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania