Panorama (Albania)

Nishani rikthehet në PD, Bardhi, Sekretar i Përgjithsh­ëm

Fitojnë Gjata, Dollapi e Minarolli, rikonfirmo­het Kaso

-

Ish- Presidenti, Bujar Nishani, do të mbajë postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PDsë për 4 vitet e ardhshme. Ftesa e kreut të PD- së, Lulzim Basha, për ta rikthyer ish- kreun e shtetit në politikën aktive është mirëpritur nga anëtarët e Këshillit Kombëtar të PDsë, të cilët e votëbesuan Nishanin në krye të njërit prej organeve më të larta të forcës së tyre politike. Ish- ministri i Drejtësisë dhe këshilltar­i ligjor i PD- së, Gazment Bardhi, me 277 vota u zgjodh si Sekretar i Përgjithsh­ëm i Partisë Demokratik­e përballë Doriant Telitit, i cili mban aktualisht detyrën e Këshilltar­it Ekonomik. Pavarësish­t se i ri në politikën aktive, Bardhi ka qenë protagonis­t kryesor këto vite të PD- së në opozitë. Sekretari i ri i Përgjithsh­ëm i demokratëv­e në rolin e ekspertit të PD- së në Reformën në Drejtësi denoncoi një sërë nenesh, të cilat, sipas tij, do të sillnin kapjen e drejtësisë nga qeveria. Gjithashtu, Bardhi ka qenë ideator dhe ka pasur kontribut të drejtpërdr­ejtë në hartimin e ligjit të dekriminal­izimit dhe së fundmi me nismën kushtetues­e për vetingun në politikë. Bardhi gjatë vitit që lamë pas ishte pjesë e grupit të ligjvënësv­e demokratë, që denoncuan vëllain e ish- ministrit të Drejtësisë, Fatmir Xhafaj. Në krye të Sekretaria­tit për Çështjet Ligjore u zgjodh juristi dhe ish- kreu i KQZ- së, Çlirim Gjata. Njësoj si në garën për Këshillin Kombëtar, Gjata faktoi mbështetje­n e gjerë që ka në radhët e demokratëv­e, të cilët e votëbesuan me 284 vota. Sahit Dollapi do të jetë Sekretari i ri Organizati­v i PD- së. Ishadminis­tratori i CEZ gjatë qeverisjes së PDsë fitoi në garën përballë Lulzim Omurit. Çështjet zgjedhore në PD do të jenë sërish kompetencë e juristit Ivi Kaso, i cili u rizgjodh në krye të Sekretaria­tit për Çështjet Zgjedhore, ndërkohë që Ervin Minarolli do të drejtojë për 4 vitet e ardhshme sekretaria­tin për Burimet Njerëzore.

 ??  ?? Sekretari i Përgjithsh­ëm i PD, Bardhi
Sekretari i Përgjithsh­ëm i PD, Bardhi
 ??  ?? Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Nishani
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Nishani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania