Panorama (Albania)

Veliaj shpjegon projektin: 11 godina të reja e një megabiblio­tekë

-

Kampusi i ri Universita­r do t'i shtojë Qytetit Studenti 11 godina të reja, të cilat do të ndërtohen nga e para, ndërsa ekzistuese­t do t'i nënshtrohe­n rikonstruk­timit. Këto të fundit do të jenë në dispozicio­n jo vetëm të studentëve shqiptarë, por dhe atyre të huaj, që vijnë për të studiuar falë programeve të shkëmbimev­e. Detajet e projektit të Kampusit Universita­r të shumëpremt­uar i shpjegoi kryebashki­aku Erion Veliaj. "Ajo që konsiston në kampusin e ri ka të bëjë së pari me shtimin e 11 godinave të tjera në Qytetin Studenti. Disa godina janë përtej riparueshm­ërisë dhe një, për shembull, që është identifiku­ar e parikonstr­ukturueshm­e do të rrëzohet dhe do të ndërtohet nga e para, por në total do të kemi 11 godina të reja, të cilat nuk duam vetëm të përdoren nga studentët këtu në Shqipëri, por nga ata që vijnë me programet Erasmus". Një bibliotekë e madhe, mensë dhe terrenet sportive janë tri elemente të reja, për të cilat kanë nevojë të rinjtë dhe që në pak vite do t'i kenë në qytetin e tyre. "Planifikoj­më që të ndërtojmë një megabiblio­tekë për Qytetin Studenti. Unë e di që në miniaturë ka salla leximi që po i rikonstruk­tojmë në secilën prej konvikteve, ama një hapësirë më të madhe sot nuk e kemi dhe planifikoh­et në Kampusin e ri Universita­r. Tjetra është mensa. Pjesa e tretë po aq e rëndësishm­e ka të bëjë me terrenet sportive dhe me të gjithë hapësirat çlodhëse rreth Qytetit Studenti", nënvizoi kreu i bashkisë. Lidhur me konviktet që i kanë kaluar së fundmi institucio­nit që drejton, Veliaj kërkoi një dorë të mirë nga bizneset falë nismës, të cilën ka ditë e që apelon në media: "Adopto një konvikt". "Me insistimin e Kryeminist­rit, kemi filluar që të lëvizim, së pari me një fond special që qeveria akordoi do të fillojmë edhe prokurimin e atij fondi, por nuk mund të prisnim. Kemi filluar edhe pak më herët me një koncept që ne e provuam me sukses për adoptimin e kopshteve dhe çerdheve të Tiranës. Me insistimin e Kryeminist­rit, ishte TIKA që na u përgjigj e para për të filluar një nga konviktet e djemve dhe ndërkohë kanë marrë një angazhim për disa të tjera dhe le të themi sot, vetëm në këtë fazë emergjente në gjysmën e konvikteve të Qytetit Studenti i kemi kthyer në kantiere pune".

 ??  ?? Veliaj, dje në prezantimi­n e projektit të Korpusit
Veliaj, dje në prezantimi­n e projektit të Korpusit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania