Panorama (Albania)

MINISTRJA SHAHINI: VENDIMET E QEVERISË SHFRYNË PROTESTËN, PREKEN 90 MIJË STUDENTË

-

Ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini, nuk ka një platformë s si t'i japë fund protestës studentore për t'i kthyer studentët në auditore, por është e bindur që vendimet e qeverisë kanë shfryrë protestën. Përballë moderatore­s së "News 24", Nisida Tufa, ministrja thotë se problemi më i madh i saj është rikthimi në normalitet i auditorëve. "Pakoja që ofruam në dhjetor dhe Pakti për Universite­tin janë në realizim e sipër. Një pjesë e atyre vendimeve që morëm në dhjetor, afekton 90 mijë studentë. Kjo e shfryhu gjithë atë protestë që ishte në dhjetor. Tani kemi një tjetër problem, ku studentët na shkruajnë: ' Duam të kthehemi në mësim'. Na shkruajnë me mijëra studentë, por nuk mund të futen pasi ka disa fakultete ku janë bllokuar hyrjet dhe auditoret". Shahini iu ktheu përgjigje studentëve protestues, që thonë se vendimet nuk u japin përgjigje kërkesave të tyre, teksa u kërkon që së paku të lejojnë sekretarit­ë të bëjnë punën e tyre. "Tarifat është plotësuar plotësisht. Për t'u punësuar nuk është e nevojshme për të pasur një diplomë masteri. Janë shumë pak profesione që kërkojnë atë nivel studimi. Kur nuk është e nevojshme të futesh në tregun e punës, nuk duhet tarifa e masterit. Në shumicën e vendeve të punës në portalin që kemi hapur ' Punë të mbarë', shumica e studenteve nuk duhet të kenë një diplomë masteri. Për drejtimet mësues, psikolog, duhet të diskutohet si të vijohet". Ministrja u ndal edhe te detyrimet e universite­teve ndaj studentëve, duke lënë një pjesë të mirë të përgjegjës­ive tek ata.

 ??  ?? Ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini
Ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania