Panorama (Albania)

“Mensën e mori i vëllai”, Nishani: Në gjyq me Ramën

Fushata tjetër, konviktet me familjarë iu kthehen studentëve

- TIRANE Bujar Nishani

Pas kryebashki­akut Veliaj, edhe kreu i qeverisë ka bërë të njëjtën akuzë ndaj ishPreside­ntit Bujar Nishani, duke thënë se ka ndihmuar të vëllain në marrjen e mensës në Qytetin Studenti për ta kthyer në loto.

Sipas Ramës, kjo është vetëm një nga zaptimet e hipotekuar­a, që kanë penguar zhvillimin e Kampusit Universita­r, të bërë gati që në vitin 2015. "Kampusi i ri është një punë e nisur që në vitin 2015. Territori rezultoi një tokë e xanun nga politikanë­t e partisë, që lindi këtu në Qytetin Studenti. Morën nga studentët energjinë e madhe dhe ajo që bënë ishte thjesht që t'i merrnin edhe pronat. Në Qytetin Studenti kanë ndodhur disa ndërhyrje mikroskopi­ke, por nuk është bërë asgjë për të përballuar ndryshimin e madh me rritjen e numrit të studentëve. Në ato godina strehohet një numër i madh studentësh. Simboli i bashkimit është marrja e mensës nga vëllai i Presidenti­t të Republikës dhe kthimi i saj në loto. Po ashtu, u zbatuan godina për qëllime personale". Problemi më i madh që artikulon shefi i qeverisë është hipotekimi i tyre, çka e vështirëso­n rikthimin e këtij territori atyre që iu përket, studentëve.

PADIA Nuk ka vonuar reagimi i Bujar Nishanit. Përmes një njoftimi të shpërndarë nga Partia Demokratik­e, thuhet se ish ish- Presidenti do t'i përgjigjet Kryeminist­rit me një padi për shpifje. "Ish- Presidenti Bujar Nishani vendosi ta padisë për shpifje Kryeminist­rin Edi Rama për akuzën publike të tij se "vëllai i Presidenti­t e ktheu në loto mensën në Qyteti Studenti". Ish- Presidenti siguron se i vëllai as nuk ka tentuar, as nuk ka privatizua­r kurrë ndonjë objekt në Qytetin Studenti. Duke ilustruar me foto të certifikat­ave të pronësisë pronarët e vërtetë të territorit në fjalë, të publikuara që më 13 dhjetor kur u akuzua për së pari herë nga kryebashki­aku, ish- Presidenti e fton numrin 1 të qeverisë të publikojë faktet. "Zoti Nishani e sfidon Edi Ramën, si njeri- un që ka në dorë çdo pushtet dhe çdo zyrë publike, nga Tatimet te Hipoteka, të bëjë publike dokumentet që provojnë se vëllai i ish- Presidenti­t është pronar i ish- mensës në Qytetin Studenti apo ka kryer ndonjë aktivitet lotoje aty".

PRONAT NË Q. S Pas territorev­e të zaptuara nga biznese, të cilat thuhet se do t'u rikthehen studentëve, ka edhe të tjera prona që pritet t'u kalojnë të rinjve nga rrethet. Bëhet fjalë për disa godina të banuara nga familjarë prej shumë vitesh dhe që tanimë do të duhet të shpërngule­n që aty. Këtë e bëri me dije drejtoresh­a e Ndërmarrje­s së Trajtimit të Studentëve në Qytetin Studenti, Anila Shehu, teksa shoqëronte Ramën në inspektimi­n e punimeve në godina. Sipas saj, një numër i konsiderue­shëm dhomash pritet t'u shtohet konvikteve të Qytetit Studenti, pas lirimit të dhomave të zëna nga familjarë. Ndërsa kryebashki­aku Veliaj u shpreh se bashkia do kujdeset që të gjitha familjeve t'u sigurohet një strehim alternativ. "Asnjë familje nuk do ngelet pa strehim, ose do marrë një banesë sociale, ose do marrë një bonus qiraje. Por janë shpërblime të viteve ' 91, ' 92, ato vitet e tmerrshme ku militantëv­e u jepej një dhomë në Qytetin Studenti. Ajo ishe një fazë tranzitore, por nuk mund të jetë faza tranzitore 30 vjet".

 ??  ?? Objekti, për të cilin akuzohet ish- Presidenti
Objekti, për të cilin akuzohet ish- Presidenti
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania