Panorama (Albania)

Kryemadhi: Në protestë, për të rrëzuar klikën e Ramës

“Kundër këtij individi, që ka marrë peng shtetin dhe popullin”

-

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, kërkoi pjesëmarrj­en e qytetarëve në protestat e opozitës për të rrëzuar qeverinë, atë që ajo e quajti klimë. Kryemadhi zhvilloi një takim me të rinjtë e LRI- së së Bashkisë së Selenicës. Kryetarja e LSI- së theksoi se përfshirja e të rinjve është shumë e rëndësishm­e në aksionin politik dhe kombëtar të opozitës për të rrëzuar klikën e kriminaliz­uar, që ka marrë peng vendin dhe ka varfëruar shqiptarët. Kryemadhi tha se LSI nuk do të rreshtë së demaskuari mashtrimet e mëdha që Kryeminist­ri dhe Rilindja u bëri shqiptarëv­e, si hapja e 300 mijë vendeve të reja të punës, ulja e taksave, shëndetësi­a falas etj.. Kryetarja e LSI- së tha se tashmë ka ardhur koha që të mos mbetemi peng i këtyre mashtrimev­e, por të gjithë shqiptarët duhet të bashkohen në protestat e mëdha të opozitës për rrëzimin e klikës së kriminaliz­uar. “Prandaj ne nuk mund të ngelemi më peng i këtyre mashtrimev­e, por, mbi të gjitha, ne duhet të rrëzojmë këtë klikë, e cila po varfëron çdo ditë e më shumë shqiptarët, ta rrëzojmë këtë klikë e cila çdo ditë dhe më shumë po bën shqiptarët më të lodhur, po i bën shqiptarët më të dobët, po i bën shqiptarët më me pa besim në vetvete. Prandaj edhe vendimi i opozitës së bashkuar është shumë i qartë për të ecur përpara dhe për të sqaruar çdo qytetar shqiptar dhe për të qenë në protestë në ditët e ardhshme përpara kësaj klike dhe përpara këtij individi që ka marrë peng shtetin, ka marrë peng vendin, ka marrë peng popullin shqiptar”, tha kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi.

 ??  ?? Kryemadhi, dje në Mallakastë­r
Kryemadhi, dje në Mallakastë­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania