Panorama (Albania)

Idrizi, kritika opozitës: Të japë alternativ­ën e saj

“S’mund të merret vendim për të larguar Ramën, është e vetmja detyrë”

- ARISTIR LUMEZI

Kreu i PDIU- së, Shpëtim Idrizi, ka kritikuar vendimet e marra nga PD në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Idrizi tha se rrëzimi i Ramës është detyrë e opozitës dhe jo të merret vendim për këtë. Për kreun e PDIU- së, opozita sot duhet të jepte alternativ­ën e saj, se çfarë do të bëjë me arsimin, ekonominë, cila është alternativ­a e saj për të qeverisur. “Studentët nuk duhet t’i linim vetëm. Opozita duhet të fuste kokën e shpirtin brenda për t’i mbështetur, u ngritën për përgjysmim­in e taksave, prindërit e tyre s’kanë mundësi t’i çojnë në shkollë. Opozita duhet të ishte shpresë për ta, e bashkuar, e qartë, duhet t’u jepte zgjidhje gjithë pyetjeve. Ç’do bëjnë me ekonominë, arsimin. Sot, jo nesër. S’e kuptoj dot si mund të merret ven- dim të heqë Ramën? Ka ndonjë detyrë tjetër opozita?! Detyra është të shpalosë platformën. Shqiptarët sot kanë nevojë për zgjidhje dhe opozita duhet të japë alternativ­ën e saj pse do të vijë në pushtet, për të ndryshuar qeverisjen, jo vetëm për të zëvendësua­r një emër”, tha Idrizi. Ai akuzoi politikën shqiptare për zvarritje të çështjes çame, duke akuzuar Greqinë për kapje të politikës sonë. “Tentakulat e Greqisë atëherë e sot janë bren- da politikës shqiptare”, u shpreh kreu i PDIU- së. “Është e pafalshme për liderët politikë shqiptarë, se si po e përdornin çështjen e çamërisë. Në 2004- n prezantuan një rezolutë për Çamërinë, po ç’ndodhi, a mund dot një Parlament i shqiptarëv­e të mos miratonte një rezolutë për shqiptarët e Çamërisë. Kemi duruar shumë, kemi pranuar shumë, na u desh që vetëm duke hyrë fort e brenda në politikën shqiptare mund të bënim presion. Ne jemi të vetëm nga politika shqiptare, por jemi bashkë me çdo shqiptar kudo ku janë”, u shpreh Idrizi. “Greqia nuk e heq ligjin e luftës, e kam thënë sa e sa herë, ka qenë vallja e Zorbës për të marrë koncesione­t e radhës. Do e heqin vetëm kur të kenë përballë një shtet shqiptar me dinjitet”, vijoi më tej Idrizi, ndërsa shtoi se ligji i luftës është turpi i Greqisë. “Ka edhe një zgjidhje që politika se ka përmendur asnjëherë, shteti e zgjidh nëse do, lexoni rezolutën, jemi dy vende të NATO- s, ne dhe Greqia nuk jetojmë të vetëm në këtë botë, ta hapin këtë problem në mbledhjen e parë të ministeria­lit të NATO- s, ku ulen e nuk pipëtijnë politikanë­t shqiptarë”, theksoi Idrizi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania