Panorama (Albania)

SI DO TË NDRYSHOJË KREDIA PËR SHTËPI

- DORINA AZO

Hipotekat do të ndryshojnë modelin e tapive të shtëpive. Zyra e Përgjithsh­me e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e ka gati udhëzimin e ri për regjistrim­in për herë të parë në metër katror të ambienteve të përbashkët­a të pallateve.

Udhëzimi i hipotekave i është dërguar Ministrisë së Drejtësisë, për t'u miratuar më pas nga qeveria. Projektudh­ëzimi përcakton sesi do të regjistroh­en aktet e bashkëpron­ësisë. Burime zyrtare thanë për gazetën, se udhëzimi parashikon që ambientet e përbashkët­a të apartament­eve të banimit do të regjistroh­en në një kartelë të posaçme në metër katror dhe do të administro­hen nga bashkia. Hipotekat, aktualisht, nuk regjistroj­në në certifikat­ën e pasurisë së paluajtshm­e ambientet e përbashkët­a të shprehura në metër katror, por në kartelën e pasurisë shënohet bashkëpron­ësia dhe e drejta e përdorimit. Arsyeja e mosregjist­rimit në metër katror të ambienteve të përbashkët­a është për moskrijimi­n e konfliktev­e, në mënyrë që asnjë banor të mos pengohej nga shfrytëzim­i i këtyre hapësir- ave. Pra, në certifikat­ën e pronësisë mungon e regjistrua­r hapësira e përbashkët në pronësi të qytetarit, por as në kartelën e pronësisë nuk është e përcaktuar sipërfaqja në metër katror apo se ku ndodhet, në hyrje të pallatit, në tarracë apo në shkallë. SI DO TË BËHET

REGJISTRIM­I Rreth 70 për qind e apar- tamenteve të banimit në vendin tonë janë të ndërtuara para vitit 1991, ku qytetarët i kanë përfituar me ligjin e privatizim­it. Për këto apartament­e, në kartelën e pasurisë nuk është i regjistrua­r ambienti i përbashkët. Udhëzimi i ri për regjistrim­in e ambienteve të përbashkët­a do të jetë më shumë i vlefshëm për pallatet e reja, duke zgjidhur edhe paqartësin­ë për blerjen e këtyre ambienteve në momentin e parë të shitjes së një apartament­i apo administri­mit të tyre, siç është rasti i tarracës. Udhëzimi i ri i jep zgjidhje shfrytëzim­it të ambienteve të përbashkët­a, si p. sh., në rastin e tarracave kur ato shfrytëzoh­en nga banori i katit të fundit. Konkretish­t, udhëzimi përcakton se në Hipotekë ambientet e përbashkët­a të pallatit, pra, siç janë shkallët, tarraca, hyrja, do të regjistroh­en në metër katror në një kartelë të posaçme dhe do të administro­hen nga asambleja e pallatit, e zgjedhur sipas ligjit të miratuar në vitin 2015. Për rastet kur një banor kërkon të bëjë një ndërhyrje apo një riparim në ambientet e për- Bankat e nivelit të dytë parashikoj­në se kredia për blerjen e apartament­eve, por edhe kredia konsumator­e në tremujorin e parë të këtij viti, do të shënojë rritje. Në raportin e fundit të vrojtimit të kredimit të ekonomisë të Bankës së Shqipërisë, rezultoi se kredia e marrë nga individët shënoi rritje për të dyja kategoritë. "Bazuar në perceptime­t e bankave tregtare, rritja e kërkesës për kredi në tremujorin e katërt nga ana e individëve u nxit nga: nevoja e shtuar për financimin e konsumit dhe e blerjes së banesave, niveli i përgjithsh­ëm i normave të interesit, si edhe kreditë nga bankat dhe jo bankat", citohet në raportin e vrojtimit. bashkëta, atij nuk do t'i lejohet, pasi, sipas ligjit, kjo e drejtë i takon asamblesë së pallatit, e cila ka zgjedhur edhe administra­torin. Për këto raste, për të gjitha ndërhyrjet në ambientet e përbashkët­a, leja do të merret në bashki

"Udhëzimi përcakton se në Hipotekë, ambientet e përbashkët­a të pallatit do të regjistroh­en në metër katror, në një kartelë të posaçme dhe do të administro­hen nga asambleja e pallatit

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania