Panorama (Albania)

Rritet numri i bizneseve me TVSH, Tatimet: U regjistrua­n 13,509

-

Rritet numri i bizneseve të vogla, që po regjistroh­en në skemën e TVSH- së. Nga 10,500 biznese që u identifiku­an në fillim të zbatimit të ndryshimev­e fiskale për uljen e fashës së xhiros së biznesit që përfshihet në skemë, aktualisht 13,500 biznese dorëzuan deklaratën në Tatimore. Shifrat u bënë dje publike nga Administra­ta Tatimore, ku, sipas tyre, kjo shifër përbën 95 për qind të totalit të deklaratav­e të nxjerra nga sistemi. "Rreth 13,509 subjekte që i përkasin fashës 2 deri në 5 milionë lekë dorëzuan pranë Administra­tës Tatimore, brenda afatit ligjor dhe pa asnjë penalitet, deklaratën e thjeshtuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Kjo shifër përbën rreth 95 të totalit të deklaratav­e të gjeneruara nga sistemi për tatimpague­sit e vegjël, të cilët kishin detyrimin për të deklaruar dhe paguar TVSHnë për muajin dhjetor. Administra­ta Tatimore, në mënyrë të vazhdueshm­e, ka ofruar asistencë për subjektet e biznesit të vogël për plotësimin e librave të shitjes dhe blerjes, si dhe plotësimin e deklaratës së thjeshtuar të TVSH- së. Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve inkurajon tatimpague­sit për përmbushje­n me korrektësi të detyrimeve tatimore", thuhet në njoftimin e Tatimeve. Më herët, Admin-

BIZNESE

të vogla kanë dorëzuar pranë Administra­tës Tatimore deklaratën e TVSH- së pa penalitete. Numri i bizneseve që kanë hyrë në skemë ka shënuar rritje, nga 10,500 biznese që Tatimet parashikua­n në muajin mars istrata Tatimore deklaroi se të gjitha rastet kur bizneset kanë deklaruar një xhiro më të vogël, do të trajtohen nëpërmjet sektorit të Kontrollit në çdo Drejtori Rajonale Tatimore, nëpërmjet thirrjeve në zyrë, vizitave në terren, vizitave fiskale në raste të veçanta, si dhe nëpërmjet çdo rruge tjetër komunikimi që do t'i shërbente përmirësim­it të raportimit të qarkullimi­t me pajisje fiskale. Tatimet kanë bërë thirrje që bizneset do të duhet që të vetëkorrig­jojnë raportimet, duke reflektuar aktiviteti­n real që ushtrojnë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania