Panorama (Albania)

Sherri mes dy të rinjve përfundoi me plagosje

20- vjeçari u plagos në këmbë, jashtë rrezikut për jetën

-

Një plagosje me armë zjarri është regjistrua­r pasditen e djeshme në kryeqytet, në zonën e Yzberishti­t. Referuar burimeve, personi i cili mbeti i plagosur është 20- vjeçari Klorentin Shehu, ndërsa në momentin që ndodhi ngjarja, zona ishte e populluar. Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës bëjnë me dije se rreth orës 17: 40 në zonën e Yzberishti­t, pas një konflikti të çastit, është plagosur me armë zjarri një i ri rreth 20 vjeç. Mësohet se, fillimisht, dy të rinjtë e përfshirë janë përleshur me njëri- tjetrin dhe për pasojë njëri prej tyre ka qëlluar me armë në drejtim të bashkëmosh­atarit. Uniformat blu bënë të ditur se i riu u transportu­a menjëherë për në Spitalin e Traumës dhe, fatmirësis­ht, është jashtë rrezikut për jetën. Pas veprimeve të para hetimore në vendin e ngjarjes, Policia njoftoi se ka identifiku­ar autorin dhe po punon për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjës­isë ligjore. Burime thonë se sherri mes të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta në rrugën "Rexhep Shala". Autori dhe i plagosuri janë konfliktua­r mes tyre për një "Pse më sheh". Fillimisht ata janë konfliktua­r fizikisht dhe më pas autori, bashkëmosh­atar me Shehun, e ka qëlluar atë me armë zjarri në këmbë. Pas identifiki­m- it të autorit të kësaj ngjarjeje, e cila fatmirësis­ht përfundoi pa viktima, uniformat blu shkuan në banesën e autorit ku ushtruan kontroll, por nuk e kanë gjetur në banesë. Ndërkohë, Policia ka marrë dëshminë e personave që kanë qenë dëshmitarë okularë, si dhe janë sekuestrua­r kamerat e sigurisë së zonës për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të konfliktit.

POLICIA Menjëherë pas ngjarjes, Policia e Tiranës, me anë të një deklarate për shtyp, dha detajet e para. Në komunikatë­n e shpërndarë për mediat, Policia tha se po punohet për kapjen e plagosjes së 20- vjeçarit, Klorentina Shehu. "Sot, rreth orës 17: 40, në zonën e Yzberishti­t, pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë një i ri, rreth 20 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifiku­ar autorin dhe po punon për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjës­isë ligjore", sqaroi Policia pas ngjarjes.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi plagosja
Vendi ku ndodhi plagosja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania