Panorama (Albania)

E zuri pllaka e mermerit, vdes 42- vjeçari

-

ELBASAN – Punonte në fabrikën e mermerit, vdes në mënyrë tragjike 41vjeçari. Lulzim Vrapi, i cili punonte në një fabrikë mermeri në Elbasan, ka vdekur aksidental­isht, pasi teksa tentonte të ngrinte një pllakë mermeri, dyshohet se stiva e mermerit i ka rënë përsipër. Policia bën të ditur se Vrapi ka humbur jetën në Elbasan teksa ka qenë duke punuar. 42- vjeçari nga Vidhasi i Elbasanit ishte punëtor i një firme që merrej me përpunimin e mermerit. Ka qenë e pamundur nga punëtorët të ngrenë pllakat e mermerit, ndaj është dashur ndërhyrja e Zjarrfikës­es për nxjerrjen e trupit të tij. Ndërkohë, Policia e Elbasanit po punon për të zbardhur rrethanat e plota, ndërsa paraprakis­ht dyshohet se vdekja është aksidental­e. Por, grupi hetimor pritet të zbulojë nëse janë respektuar kushtet e sigurisë nga firma ku punonte viktima. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Papër, në punishten e mermerit të shtetasit B. S., 38 vjeç. m. s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania