Panorama (Albania)

U konfliktua me taksistin, dy djemtë rrahin 42- vjeçarin

-

FIER - Një 21- vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë, pasi në bashkëpuni­m me vëllain e tij ka goditur me sende të forta një 42- vjeçar. Daniel Gj., 21 vjeç, u arrestua në flagrancë, ndërsa vëllai i tij 27vjeçar është shpallur në kërkim. Të dy vëllezërit në bashkëpuni­m me njëritjetr­in kanë goditur për motive të dobëta 42vjeçarin, E. A., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Policia e Fierit doli me njoftimin zyrtar ku thuhet se specialist­ët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin D. Gj, 21 vjeç, si dhe po punohet për kapjen e vëllait të tij 27- vjeçar, pasi në bashkëpuni­m me njëritjetr­in për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta shtetasin E. A, 42 vjeç. Konflikti mes tyre ka ndodhur pasi një ditë më parë jashtë një lokali në fshatin Pojan të Fierit, pasi i plagosuri ishte zënë me babain e dy vëllezërve që ishte taksist. Burimet tregojnë se dy vëllezërit kanë marrë vesh se 42- vjeçari E. A. dhe babai i tyre kishin pasur sherr të ashpër dy ditë më parë dhe kanë ndërhyrë banorët e tjerë për t’i ndarë. Sherri nuk ka pasur lidhje me punën e taksistit. Ata kanë qenë me një grup shokësh jashtë një lokali, duke biseduar për ngjarje të ndryshme. Dyshohet se debate ka nisur pikërisht sepse dy bashkëfsha­tarët nuk ndanin të njëjtat pikëpamje lidhur me çështjet që diskutohes­hin. Materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpuni­m. m. r

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania