Panorama (Albania)

Shisnin produkte false për lokale, dy në pranga

-

LEZHE - Dy persona që tregtonin artikuj pa faturë e dokumente kanë rënë në prangat e Policisë në Lezhë. Gjatë operacioni­t “Fake grains” u arrestuan shtetasit me iniciale A. N., 50 vjeç dhe E. B., 34 vjeç, që të dy banues në Tiranë. Të arrestuari­t u kapën në mjetin e tyre me një sasi artikujsh për t’i tregtuar në lokalet e qytetit të Lezhës. Policia raporton se artikujt industrial­ë tregtohesh­in pa faturë e dokumente, si edhe me vula e stampa të falsifikua­ra. Realizimi i operacioni­t u bë i mundur pas hetimeve disajavore të ndjekura nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë, që siguruan informacio­net në rrugë policore. “Malli i bllokuar dyshohet se ishte pa asnjë dokument shoqërimi apo faturë tatimore, me vula e stampa të falsifikua­ra, pasi të drejtën e pronësisë së tregtimit të asaj marke e ka një shoqëri tjetër tregtare e regjistrua­r”, raporton Policia. Veprat penale që të arrestuari­t akuzohen, janë: “Shkelje e të drejtave të pronësisë industrial­e”, “Fshehja e të ardhurave”, “Prodhim i kundërligj­shëm i artikujve dhe mallrave industrial­ë e ushqimorë”, “Manipulin i tregut” dhe “Falsifikim i vulave e stampave”. e. h

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania