Panorama (Albania)

Kreu i Hipotekave, reprezalje në Shkodër: Nuk ka të paprekshëm

Valdrin Pjetri: Kush nuk jep shërbim për 48 orë, do përgjigjet

-

Pas një sërë arrestimes­h të bujshme nga juristë e deri në nivel drejtues, kreu i Hipotekave ka nisur analizën vjetore nga një takim në qytetin më problemati­k.

Kryeregjis­truesi, Valdrin Pjetri, i cili duket se e njeh mirë realitetin në qarkun ku ka lindur, ka bërë paralajmër­ime të qarta për të gjithë punonjësit e Hipotekës në Shkodër. Pjetri tha se janë marrë disa masa dhe hapa konkretë për të luftuar korrupsion­in dhe për të dhënë një shërbim më të mirë për qytetarët. Ai tha se tashmë 9 shërbime kryesore që zënë 57% të nivelit të punës në Hipotekën e Shkodrës do të mund të merren për 48 orë. “Jemi këtu në Shkodër, pasi 2018 nuk ishte një vit i mirë për Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive këtu, pasi kemi pasur disa arrestime për korrupsion. Kjo është edhe një prej arsyeve që unë e nis analizën këtë vit nga Shkodra, për të dhënë mesazhin e qartë që gabimet e bëra nuk do të duhet të përsëriten. Asnjë punonjës nuk është i paprekshëm. Ne tashmë kemi ofruar 9 shërbime kryesore që qytetarët do t’i marrin për 48 orë. Këto shërbime që nisin që nga kontratat e shitjes apo kartelat e pasurisë, por edhe të tjera në Shkodër kanë zënë 57% të volumit të punës dhe në rang kombëtar zënë rreth 50%. Ky është një urdhër i imi që të gjithë janë të detyruar ta zbatojnë. Tashmë kemi sportele të veçanta, dedikuar vetëm për këto shërbime dhe, nëse punonjësi nuk jep shërbimin për 48 orë, atëherë do të mbajë përgjegjës­i”, deklaroi Pjetri, duke shtuar se një vendim i tillë është bërë për të luftuar korrupsion­in, pasi shfrytëzoh­eshin afatet për të marrë ryshfet. Nëse ndonjë qytetar has probleme të tilla, tha ai, mund të bëjë denoncim. Pas analizës, ai foli edhe për disa problemati­ka të tjera, duke thënë se ligji i ri pritet që të përmirësoj­ë çështjen e mbivendosj­es apo se është shtuar numri i dosjeve të legalizime­ve dhe se bashkimi i Hipotekës në një institucio­n të vetëm me ALUIZNI- n do të lehtësojë punën për qytetarët. “Mbivendosj­a e pronave është një problem i trashëguar ndër vite, por ne shpresojmë që me ligjin e ri kjo çështje do të marrë një zgjidhje dhe ne po punojmë maksimalis­ht për këtë gjë. Natyrisht që nuk e kemi të lehtë sepse mund të ketë prona që kanë dytre tituj pronësie dhe zyrat tona e kanë të vështirë në këto raste për të dhënë përgjigjen e duhur dhe në këto raste padyshim që nevojitet koha e duhur fizike për të dhënë një përgjigje të saktë për qytetarin. Sa i përket legalizime­ve, shoh që këtu në Shkodër janë përgatitur një numër i konsiderue­shëm dosjesh dhe ne ftojmë të gjithë qytetarët që të vijnë dhe të aplikojnë sepse do të marrin shërbimin që kërkojnë dhe me shpejtësi”, deklaroi Pjetri. Pas analizës vjetore në Hipotekën e Shkodrës, Kryeregjis­truesi Pjetri zhvilloi një takim me noterët e qytetit të Shkodrës për të diskutuar mbi problemet që kanë si dhe për të arritur në zgjidhjen e tyre gjatë këtij viti.

 ??  ?? Dje, gjatë takimit të kreut të Hipotekave në Shkodër
Dje, gjatë takimit të kreut të Hipotekave në Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania