Panorama (Albania)

“Pesë mijë euro për pronën”, arrestimi i ish- drejtorit dhe juristes

-

Në fund të muajit shtator të vitit të kaluar, Zamir Leka, në atë kohë drejtor i Zyrës së Regjistrim­it të Pasurive në Shkodër dhe vartësja e tij, Frida Mirashi, u vunë në pranga për korrupsion. Leka u prangos në zyrën e tij, ndërsa Mirashi u la në arrest shtëpie. Zamir Leka u emërua më 18 janar 2018 si drejtor i Hipotekës dhe, pas 8 muajsh në atë pozicion, u arrestua. Ai erdhi si Kryeregjis­trues në Shkodër pas ndryshimev­e të bëra në rang kombëtar në drejtoritë vendore të hipotekave në gjithë Shqipërinë. Nga hetimet rezultoi se Leka i jepte “instruksio­ne” Marashit për të kërkuar ryshfet deri në 5 mijë euro për dhënien e certifikat­ave të pronësisë si “porosi e shefit”. Në daljen para Gjykatës, Leka nuk pranoi akuzën se merrte deri në 5 mijë euro për një praktikë të njohjes së pronësisë dhe kërkoi hetim në gjendje të lirë për shkak se kishte gruan shtatzënë. Madje, ofroi dhe garanci pasurore, gjë e cila u refuzua në fund.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania