Panorama (Albania)

Fotot e reja nga vrasja e Mehmet Shehut

Fiqretja lexon në gjyq përgjigjet që i kishin shkruar hetuesit

-

këta elementë, disa prej të cilëve me pyetjet e diskutimet që bënë dolën hapur, duke kërkuar rishikimin e vijës së ndjekur nga Partia e Punës së Shqipërisë që nga prishja e marrëdhëni­eve të vendit tonë me Jugosllavi­në e deri në 1956".

"LIDHJET AGJENTUROR­E TË MEHMETIT, BRENDA DHE JASHTË" Në një nga pyetjet e tjera të Enver Hoxhës për Fiqreten, ndër të tjera shkruhet:

"Me kë kish lidhje Mehmet Shehu brenda dhe si i mbante lidhjet me jashtë?".

Këtë pyetje të Enverit hetuesit ia kanë paraqitur Fiqretes, duke e formuluar në këtë mënyrë: "Çfarë veprimtari­e konkrete është kryer nga grupi i juaj armiqësor në rastin e zbulimit të puçit në ushtri, të kryesuar nga Beqir Balluku dhe sabotatorë­ve në ekonomi, të kryesuar nga Abdyl Këllezi?". Lidhur me këtë pyetje, në deponimet e Fiqrete Shehut, midis të tjerash, thuhet: "Në proceset e mia, unë kam shpjeguar se Mehmet Shehu ka qenë organizato­r dhe frymëzues i veprimtari­së komplotist­e që kryhej për të goditur Partinë e Punës të Shqipërisë, nga grupi i puçistëve në Ushtri dhe i sabotatorë­ve në sferën e Ekonomisë dhe të organizimi­t shtetëror. Duke ekzistuar një lidhje e tillë në këtë veprimtari armiqësore, Mehmet Shehu, që ishte në krye të grupit tonë, qysh në atë kohë, ka marrë masat që nga zbulimi dhe demaskimi i veprimtari­së komplotist­e të mos shfrynte asnjë e dhënë ose sinjal që mund të rrezikonte qoftë drejtpërsë­drejti Mehmet Shehun, qoftë edhe ndonjë nga pjesëtarët e tjerë të grupit tonë armiqësor. Nga bisedat që kam zhvilluar në atë kohë me Mehmet Shehun, unë jam në dijeni të këtyre manipulime­ve që janë bërë, si në fazën e hetimit të këtyre grupeve, ashtu edhe në periudhën e mëvonshme. Kur hetohej grupi i puçistëve në ushtri, Mehmet Shehu më ka thënë se ai kishte udhëzuar Feçor Shehun që të merrte masa dhe hetimet të përqendroh­eshin në drejtim që puçistët të flisnin për veprimtari­në armiqësore që kishin kryer me njëri- tjetrin ose në bashkëpuni­m me kuadrot e tjerë të ushtrisë, që u goditën nga Partia si pjesëtarë të kastës. Feçori ishte porositur që me pretekstin e ruajtjes së kuadrove e që të mos "hidhej" baltë mbi ta, me forma të kamufluara t'u bëhej presion, sidomos Beqir Ballukut, Petrit Dumes dhe Hito Çakos, që të mos flisnin për lidhje në veprimtari armiqësore me kuadrot e tjera dhe të flisnin vetëm rreth fakteve që dolën nga Partia në plenumet e pestë dhe të gjashtë të Komitetit Qendror. Në një bisedë tjetër në vitin 1970' 71, që më ka bërë Mehmet Shehu, më ka thënë se nëpërmjet agjenturës së huaj, sovjetike ose jugosllave, saktë kjo nuk më kujtohet, ai ishte vënë në dijeni se në ushtri vepronte një grup armiqsh i kryesuar nga Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Çako etj., ndërsa në ekonomi një grup që drejtohej nga Abdyl Këllezi, Kiço Ngjela etj. Në këtë bisedë, Mehmet Shehu më ka thënë se nga agjentura e huaj ishte porositur që pa zbuluar veten si agjent, të futej në këto grupe armiqsh, t'i organizont­e dhe të vepronte bashke më to. Më kujtohet se në mars prill të vitit 1972, kur së bashku me Mehmet Shehun shkuam në Paris, se ai do të opero- hej, në klinikën ku u bë operacioni, të profesor Arnusit, një ditë kishte shkuar një person i veshur si mjek, të cilin s'e njihte dhe s'e kishte parë në atë klinikë. Kur unë shkova në klinikë, Mehmet Shehu më tregoi se ky person i ishte paraqitur si mjek, por në fakt ishte njeri i agjenturës amerikane dhe i kishte dhënë porosi Mehmet Shehut që kur të kthehej në Shqipëri, të vepronte më aktivisht për të përmbysur pushtetin popullor në Shqipëri. Ditët e fundit të marsit 1981, kur unë do të shkoja për kontroll mjekësor në Paris e Suedi, Mehmet Shehu më dha një porosi dhe më tha: "Në Paris, te hyrja kryesore e shtëpisë, do takosh një person dhe do të japë diçka për mua, ti merre këtë plaçkë, mbaje me vete dhe ta ruash me kujdes e do të ma dorëzosh vetëm mua". Në të vërtetë, disa ditë para se të largohesha nga Parisi, te hyrja kryesore e shtëpisë, pasi zbrita nga makina, te pjesa me xhamllëk, m'u afrua një person i panjohur për mua. Ky person kishte këto karakteris­tika: Ishte i gjatë mbi mesataren, i hollë, biond dhe duke më folur në frëngjisht, më tha: "Kam një pako të vogël për zotin Shehu". Në këtë kohë më jep pakon dhe më thotë t'ia japësh vetëm zotit Shehu. Pakoja që më dorëzoi ishte me madhësi sa një pakete cigaresh dhe në letrën mbështjell­ëse i adresohej e shkruar në frëngjisht, zotit Shehu. Unë, duke pasur parasysh porosinë e Mehmetit, e mora dhe e futa menjëherë në çantë dhe u largova. Pakon e mbaja gjithmonë me vete në çantën e dorës dhe asnjëherë nuk e lija në vende pa qenë e pranishme vetë. Disa ditë më vonë, pas marrjes së pakos, unë kam shkuar në Suedi për kontroll mjekësor dhe pasi kam qëndruar për dhjetë ditë, jam kthyer në Shqipëri duke qëndruar dy- tre net në Itali. Më datën 2- 3 dhjetor të vitit 1981, mbasi Mehmeti i kishte bërë një letër djalit në Suedi, unë e gjeta shumë të shqetësuar në dhomën e tij të punës në katin e parë dhe kur e pyeta se përse je në këtë gjendje, ai më tha: Unë, ty, lidhur me fejesën e Skënderit, nuk të kam treguar të vërtetën, por atë fejesë unë e bëra jo nga e mira, por nga e keqja. Kur unë e pyeta pse nga e keqja, ai vazhdoi të më shpjegojë duke më thënë se ato që bëra në rini, po i vuaj në pleqëri, duke më përsëritur faktin e vënies së tij në shërbim të agjenturës amerikane. Po në këtë rast, Mehmeti më tha se në pakon që unë solla nga "miku i tij" nga Franca, mora porosi nga agjentura e huaj që duhej të veproja më aktivisht për goditjen e vijës së Partisë deri në likuidimin e Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, për këtë qëllim ata më dërguan edhe helmin në formë sheqerke dhe me veprim të ngadalshëm që unë ta përdor për të likuiduar Sekretarin e Parë të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë". Për këtë çështje, unë do të jap shpjegime të hollësishm­e më vonë…

Procesverb­alin, pasi e lexova vetë dhe pasi pashë se thëniet e mia ishin shkruar drejt, i nënshkruaj pa vërejtje. E pandehura, Fiqrete Shehu Hetuesit S. F. dhe D. P. Kështu thuhet në një nga procesverb­alet e shumta në ngarkim të Fiqrete Shehut, i cili mban datën 18 mars të vitit 1982. Po si qëndron e vërteta rreth këtyre dëshmive?

 ??  ?? Mehmet Shehu i vrarë, gjatë ekspertizë­s në 1981
Mehmet Shehu i vrarë, gjatë ekspertizë­s në 1981

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania