Panorama (Albania)

Arsenal “asfalton” Çelsin në derbin londinez, Junajtid bën mrekullinë e 7- të

-

Arsenali doli fitimtar nga derbi i Londrës, duke mposhtur pastër Çelsin me shifrat 20, me dominim edhe në rastet e krijuara para portës. Që në minutën e 14- të, ishte Aleksandër Lakazet, që me një goditje në një kënd mjaft të vështirë nga brenda zonës, mposhti portierin Arrizabala­ga dhe kaloi "topçinjtë" në avantazh. Në të 39- tën, ishte radha e mbrojtësit Loron Koshienli, i cili dyfishoi me kokë pas një harkimi fantastik nga Sokratis. Në pjesën e dytë, ekipi i Emeri menaxhoi siç duhet rezultatin dhe në fund doli me 3 pikë nga ky takim. Me këtë fitore, Arsenali barazon Mançester Junajtid me pikë, 44, që më herët kishte fituar ndaj Brajton, ndërkohë që Çelsi mbetet në vendin e katërt me 47 pikë dhe sheh dy ekipet që i afrohen.

MREKULLIA E JUNAJTID

Nga 19 dhjetori deri në 19 janar, një muaj pa asnjë pengesë për Ole Gunar Solskjaeri­n. Me Brajtonin, Mançester Junajtid nuk gabon për të shtatën herë radhazi që drejtohet nga norvegjezi. Pogba zhbllokon me një penallti të fituar nga vetë ai në 27' dhe në fund të pjesës së parë dyfishon Rashford: goli i 41 në prezencën e tij të 150- të me fanellën e "djajve të kuq". Brajtoni shënon në 72' me Gros, megjithatë Junajtid mbahet deri në fund. Tani rekordi i Sër Met Bësbit, deri dje trajneri me startin më të suksesshëm në stolin e "djajve", do të mbetet thjesht një kujtim i largët. Sepse Ole u bë trajneri i parë në historinë e klubit, që fiton 6 ndeshjet e tij të para në kampionat. Pasi e kaloi pjesën më të mirë të 10 minutave, duke u përpjekur që të mbante larg portës së vet kundërshta­rin, goditja e parë e vërtetë e ndeshjes erdhi nga mesfushori i Brajtonit, Jyrgen Lokadia, gjuajtja e të cilit u kontrollua nga De Gea. Pogba goditi mbi traversë, ndërsa Lindelof pa një tentativë t'i përfundont­e jashtë. Diogo Dalot, i cili zëvendëson­te Shoun e sëmurë, i dha tjetër ritëm sulmit të skuadrës. Dhe presingu i Junajtid i dha frytet kur Març dhe Bong penguan Pogbanë në zonë. Francezi ekzekuton me hapat e tij të ngadaltë dhe topi ndalet në rrjetë. Më pas vijnë shanset pa fund nga të dyja anët e portës dhe rastin më flagrant e ka Marsial, i cili frenohet në një situatë një kundra një nga Batën, ndërkohë që Marrej godet jashtë nga një distancë prej 8 metrash. Një shpër- dorim që rezultoi fatal për Brajtonin, sepse Rashford do të shënojë një gol spektakola­r, me një diagonale nga një kënd gati zero përpara se të shkohet në dhomat e zhveshjes. Marsial iu afrua dy herë golit të tretë në fillim të pjesës së dytë. Në minutën e 72- të vjen goli i mesfushori­t gjerman, që do t'u rezervonte një finale nervoze djemve të Solskjaeri­t, edhe pse "pulëbardha­t" nuk krijuan më raste të pastra për të kërcënuar fitoren e vendësve, që duke përfituar nga humbja e Çelsit me Arsenalin, tani i afrohen vendit të katërt vetëm me 3 pikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania