Panorama (Albania)

Interi, “me silenciato­r” përballë Sasuolos

-

Interi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e javës së 20- të në Serinë A përballë Sasuolos. Ekipi i Spaletit pati një rast të pastër në minutën e 30- të me Politanon, por Konsili shpëtoi Sasuolon. Në të 55- tën, Sasuolo pati një rast flagrant me Boateng, por Handanoviç bëri mrekullinë duke shpëtuar. Vetëm kaq, me të dyja ekipet që nuk arritën të bëjnë dot më shumë. Ndeshje për gardianët që ia dolën të ruajnë kuadratin e tyre të paprekur në një përballje “me silenciato­r. Stadiumi “San Siro” ka qenë i dënuar dhe ndeshja është luajtur vetëm me praninë e disa fëmijëve nga shkollat, të cilët janë bërë edhe pjesë e një koreografi­e të organizuar nga klubi zikaltër në mbështetje të fushatës kundër racizmit. Me këtë barazim, Interi mbetet në vendin e tretë me 40 pikë, ndërsa Napoli, i cili gjendet 4 pikë para, luan sot në shtëpi ndaj Lacios ndeshjen e vlefshme për javën e 20- të.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania