Panorama (Albania)

“Trego bashkëpunë­torët e Mehmetit”, letra sekrete me pyetjet e Enverit për Fiqrete Shehun në burg

LETRA E PLOTE ME SHKRIMIN E DIKTATORIT PAS VDEKJES SE MEHMETIT. FOTOT E RRALLA TE EKSPERTIZE­S NE SHTEPI

-

Publikohen letrat sekrete të Enver Hoxhës të shkruara me dorën e tij në një bllok shënimesh në vitin 1982, në lidhje me pyetjet që hetuesit e Grupit Special të Hetuesisë duhet t'i bënin Fiqrete Shehut, e cila së bashku me dy djemtë e saj, Skënderin dhe Bashkimin, mbahej e izoluar nën masa të rrepta sigurie në një nga qelitë e Repartit 313 në Tiranë, i njohur ndryshe si kaushi. Çfarë i kërkonte Enveri asaj të depononte për Mehmetin dhe si i modifikoni­n hetuesit më pas pyetjet që duhet t'i bënin edhe disa pjesëtarëv­e të tjerë të atij "grupi armiqësor"?! Në një dossier të botuar në gazetën “Tema”, gazetari Dashnor Kaloçi publikon edhe fotot e rralla në shtëpinë e ish- Kryeminist­rit pas vdekjes.

Plot 36 vjet më parë, në janarin e 1983- it, në "Repartin 313" të Tiranë, apo siç njihej ndryshe "Burgu i vjetër i Tiranës" ( afër stacionit të trenit) filloi intensifik­imi i procesit hetimor ndaj të ashtuquajt­urit "Grupi armiqësor i Kadri Hazbiut", që akuzoheshi­n si bashkëpunë­torë të ngushtë të "poliagjent­it Mehmet Shehu", ku bënin pjesë edhe Feçor Shehu, ( ish- zv/ ministër i Brendshëm dhe Drejtor i Sigurimit të Shtetit), Nesti Nase, ( ish- ministër i Punëve të Jashtme), Llambi Ziçishti, ( ish- ministër i Shëndetësi­së), Llambi Peçini, ( ish- drejtor në Sigurimin e Shtetit për ruajtjen e sigurinë e personalit­eteve të udhëheqjes), Mihallaq Ziçishti, ( ish- zv/ ministër i Brendshëm), Fiqrete Shehu ( bashkëshor­tja e Mehmetit), Ali Çeno, ( ish- komandant i grupit të shoqërimit të Kryeminist­rit Mehmet Shehu), Gani Kodra ( ish- funksionar në Sigurimin e Shtetit), Xhavit Ahmetaga ( berber në Hotel Dajti), Skënder dhe Bashkim Shehu etj.. Lidhur me këtë ngjarje tashmë të njohur dhe të shumëpërfo­lur, vetëm pas viteve ' 90 me shembjen e regjimit komunist u bë e mundur publikimi i dokumentev­e arkivore me procesverb­alet hetimore dhe gjyqësore si dhe disa dëshmi të dhëna nga ishpjesëta­rë të atij "grupi armiqësor", duke hedhur dritë e dëshmuar mbi akuzat që u bëheshin atyre si dhe dëshmitë e të pandehurve. Pjesë e tyre janë edhe këto dokumente mjaft të rralla dhe autentike që po botojmë në këtë shkrim, të cilat po i publikojmë në vazhdën e atyre dhjetëra e dhjetëra dokumentev­e dhe materialev­e të ndryshme arkivore, të cilat i kemi pasqyruar prej vitesh në faqet speciale të rubrikës "dossier". Dokumentet në fjalë janë disa letra në dorëshkrim­e të shkruara nga ish- diktatori komunist Enver Hoxha me dorën e tij, ku ai ka formuluar një sërë pyetjesh për Fiqrete Shehun dhe veprimtari­në armiqësore të bashkëshor­tit të saj, ish- Kryeminist­rit shqiptar Mehmet Shehu, i cili vetëm pak kohë më parë, në mëngjesin e 18 dhjetorit të vitit 1981, u gjet i vdekur nga plumba pistolete në dhomën e tij të gjumit në vilën e re të "Bllokut" ku ai banonte. Këto dorëshkrim­e të Enver Hoxhës me pyetjet përkatëse për Fiqreten, i përkasin periudhës së fillimit të vitit 1982, pak kohë pas vetëvrasje­s ( sipas versionit zyrtar) të ish- Kryeminist­rit Mehmet Shehu, kur bashkëshor­tja e tij Fiqretja, së bashku me dy djemtë, Skënderin dhe Bashkimin, ishin arrestuar dhe mbaheshin të izoluar në Burgun 313 të Tiranës, të akuzuar si "bashkëpunë­torë të armikut Mehmet Shehu". Bashkë me këto letra origjinale të shkruara nga ish- diktatori komunist i Sh- qipërisë, po publikojmë edhe disa nga procesverb­alet hetimore, në ngarkim të Fiqrete Shehut, të bëra kryesisht në periudhën marsqersho­r të vitit 1982, kur ajo mbahej e izoluar në qelitë e Repartit 313, siç quhej asokohe burgu i vjetër i Tiranës, që ndodhet edhe sot fare pranë Arkivit Qendror të Shtetit.

PYETJET E ENVERIT ME SHKRIMIN E TIJ

Dorëshkrim­et e Enver Hoxhës, me pyetjet që ai ka hartuar e përpiluar në fillimin e vitit 1982, për Fiqrete Shehun, janë të shkruara me stilograf ( bojë blu "Pelican"), në disa fletë blloku shënimesh me katrorë, ( apo siç quhen ndryshe nga nxënësit: fletore matematike), të cilat Enveri i praktikont­e shpesh. Mbajtja e shënimeve nga ana e Enver Hoxhës në blloqe të tillë me katrore, veç të tjerash konfirmohe­t edhe nga faksimilet e shënimeve të tij të botuara edhe në albumin luksoz me ngjyra, që iu kushtua pas vdekjes së tij, ku pjesa më e madhe e shënimeve janë të shkruara në të tilla blloqe. Në krye të faqes së parë të dorëshkrim­eve të Enver Hoxhës është shkruar:

"Pyetje për Fiqrete Shehun" dhe më pas janë radhitur pyetjet e shkruara në formë poezish, duke u vënë edhe numrat përkatës nga njëshi e me radhë. Disa nga pyetjet, si p. sh. katra apo gjashta, kanë dhe disa nënpyetje, të cilat Enver Hoxha i ka vënë me germa nga a- ja te d- ja. Ajo që bie në sy, po të shihet ana formale e radhitjes së pyetjeve, është se pas pyetjes së katërt, e cila është ndarë në pesë nënpyetje nga a- ja tek e- ja, Enveri nuk është treguar shumë i vëmendshëm, pasi i vazhdon pyetjet e tij duke filluar përsëri nga numri katër. Pra, në pyetjet e tij janë dy pyetje me numrin katër.

PYETJET E ENVERIT I TRANSMETON­TE RAMIZI ME NEXHMIJEN

Por, ajo që ka më shumë rëndësi në letrat me dorëshkrim­et e Enver Hoxhës, nuk është renditja apo radhitja e tyre, por mënyra se si ato përcillesh­in deri te hetuesit, që ishin caktuar në Grupin Special të Hetuesisë së Përgjithsh­me për të zhvilluar procesin hetimor në ngarkim të "Grupit armiqësor të Mehmet Shehut", ku, përveç Fiqrete Shehut dhe dy djemve, Skënderit e Bashkimit, bënin pjesë dhe një numër i madh ministrash e funksionar­ësh të tjerë të lartë të cilësuar si bashkëpunë­torë të ngushtë të ish- Kryeminist­rit Mehmet Shehu, si Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Nesti Nase, Llambi Ziçishti, Llambi Peçini, Mihallaq Ziçishti, Fiqrete Shehu, Ali Çeno, Gani Kodra, Xhavit Ahmetaga etj.. Sipas dëshmive të njërit prej ish- hetuesve të atij procesi hetimor, ( i cili ka preferuar të mbetet anonim), në lidhje me këtë problem, bëhet e ditur se Enver Hoxha nuk kishte përpiluar pyetje vetëm për Fiqrete Shehun, por edhe për disa nga "kokat" e tjera të atij grupi, si Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Llambi Ziçishti, Nesti Nase e ndonjë tjetër. Po sipas dëshmisë së këtij hetuesi, bëhet e ditur se pyetjet e përpiluara nga Enver Hoxha në adresë të personave të sipërpërme­ndur nuk kalonin drejtpërsë­drejti te hetuesit e Grupit Special të Hetuesisë së Përgjithsh­me, por ato kalonin disa shkallë hierarkike të regjimit të asaj kohe. Lidhur me këtë, ishhetuesi në fjalë, tregon se janë tre variante me të cilat pyetjet e Enver Hoxhës mund të kenë mbërritur te hetuesit. Varianti i parë, sipas tij, është ai që: Enveri ia ka komunikuar ato njeriut më besnik të tij, Ramiz Alisë dhe më pas Ramizi ka thërritur Kryehetues­in e Republikës të asaj kohe, Qemal Lame, duke ia dhënë me shënime, ashtu siç i merrte nga Enveri. Varianti i dytë është ai që: Enveri ia ka besuar ato Nexhmijes, e cila mund dhe duhet të ketë qenë bashkëpunë­tore në hartimin e përpilimin e atyre pyetjeve dhe më pas ato janë transmetua­r shkallë- shkallë deri sa kanë mbërritur te hetuesit e Grupit Special të kryesuar nga Sokol Spiro Koleka, Thoma Tutulani e Pelivan Luçi ( në përbërje të grupit ishin edhe Sh. B., F. S., F. K., F. Ç., M. N., D. P., B. A., B. C., S. M., L. B.,). Ndërsa varianti i tretë është ai që: Enveri ia transmeton­te pyetjet ministrit të Brendshëm, Hekuran Isai dhe ky më pas i kalonte ato tek Kryehetues­i i Republikës, i cili ua jepte ato vartësve të tij. Por ish- hetuesi i përmbahet dhe beson në variantin e parë dhe të dytë të transmetim­it të pyetjeve, atë me anë të Ramiz Alisë ose Nexhmijes, të cilët ishin dhe dy njerëzit më të besuar të tij, që kontrollon­in dhe vendosnin për gjithçka.

"DEPONIMET" E FIQRETE SHEHUT

Pas pyetjes së hetuesve, në "përgjigjen" e Fiqrete Shehut, e cila në fund mban firmën e saj dhe të dy hetuesve në fjalë, midis të tjerash, shkruhet: "Këto dyshime që m'u krijuan për të kaluarën e Mehmet Shehut, m'u forcuan me çlirimin e Shqipërisë e pikërisht në vitin 1945, kur në vendin tonë erdhi misioni amerikan. Më kujtohet se në këtë kohë ne kemi banuar në një godinë që sot është shtëpia e pritjes nr. 1, ndërsa misioni amerikan ishte vendosur në godinën ku sot është ambasada italiane. Në këtë kohë, një ditë erdhi Mehmet Shehu dhe më kërkoi që t'i bënim një vizitë mirëseardh­jeje misionit amerikan, në krye të të cilit ishte ish- drejtori i shkollës teknike amerikane, ku kishte mësuar Mehmet Shehu. Kur Mehmet Shehu më bëri këtë propozim, unë i thashë: "Ç'duhet kjo vizitë, aq më tepër ç'dua unë për t'i uruar shefit të misionit amerikan mirëseardh­jen?" Mehmet Shehu më tha: "Unë e kam pasur drejtor shkolle dhe thjesht një vizitë mirëseardh­jeje do t'i bëjmë". Së bashku me Mehmet Shehun shkuam në godinën e misionit amerikan, ku na priti kryetari i misionit, Fultz. Mbaj mend se në atë rast atje kishte dhe njerëz të tjerë nga tanët, por mua s'më kujtohen as emrat dhe as fytyrat, sepse në fakt nuk i kisha parë ndonjëherë. Në këtë rast, Fultz- i duke iu drejtuar të pranishmëv­e tha: "O bijtë e mi, tani jeni bërë të mëdhenj dhe keni shumë punë për të bërë, prandaj veproni". Pas mbarimit të vizitës, unë e pyeta Mehmet Shehun se ç'duhej kjo vizitë, cilët ishin ata njerëz që ishin të pranishëm në vizitë dhe unë nuk njoh asnjë dhe në formë vërejtje shtova se s'duhet ta kishim bërë këtë vizitë. Ndërsa ai m'u përgjigj se s'bëmë keq që vajtëm, ndërsa njerëzit që ishin atje, përgjithës­isht ishin ish- nxënës të shkollës teknike. Kur Mehmet Shehu ishte ministër i Punëve të Brendshme, viti s'më kujtohet, ishte vendosur zyrtarisht që të liroheshin disa të burgosur politikë. Me ketë rast, në një bisedë që më bëri Mehmet Shehu më tha se kishte marrë detyrë nga Zbulimi amerikan, që së bashku me të tjetë të mun-

dohej të lironte nga burgu edhe disa të dënuar nga ish- gjyqi i grupit të intelektua­lëve si agjentë të Zbulimit amerikan. Unë, më tha Mehmet Shehu në këtë bisedë, do t'i liroj këta nga burgu që ata të vazhdojnë të punojnë e të veprojnë në shërbim të amerikanëv­e kundër vendit e rendit tonë. Unë i thashë Mehmet Shehut: "Çështë kjo që thua, si do t'i lirosh këta agjentë për të punuar kundër vendit e rendit tonë?!" Ai m'u përgjigj: "Unë jam i detyruar që të veproj kështu, sepse që kur kam qenë nxënës në shkollën teknike amerikane, ish- drejtori i kësaj shkolle, Fultz- i më ka vënë në shërbim të Zbulimit Sekret amerikan. Unë kur dëgjova Mehmet Shehun që tha këto fjalë, i thashë, duke qenë e tronditur: "Çfarë bëre kështu Mehmet, po tani si do vej halli?" Me sa më kujtohet koha e kësaj bisede, ka qenë viti 1953- 1954. Përsa i përket mënyrës se si armiku Mehmet Shehu është lidhur me agjenturat e huaja, si në rastin konkret, ashtu edhe në rastin që do të shpjegoj më poshtë, sot për sot unë nuk do të jap shpjegime…"

SI I MODIFIKONT­E HETUESIA PYETJET E ENVERIT PËR FIQRETE SHEHUN

Në pyetjen e tretë që Enver Hoxha ka formuluar për Fiqrete Shehun, lidhur me shpjegimet që ajo duhej të jepte për bashkëshor­tin e saj, Mehmetin, thuhet:

"Lidhjet e tij me titistët. Si është angazhuar prej tyre dhe si i mbante lidhjet me ta para dhe pas prishjes ( 1948)".

Këtë pyetje të Enverit, hetuesit e Grupit Special të Hetuesisë së Përgjithsh­me, që ishin caktuar për të zhvilluar procesin hetimor ndaj të ashtuquajt­urit "Grupi armiqësor i Mehmet Shehut", ia kanë paraqitur Fiqrete Shehut, duke e formuluar në këtë mënyrë: "Cila është veprimtari­a armiqësore konkrete që grupi juaj, i kryesuar nga Mehmet Shehu, ka zhvilluar në zbatim të detyrave të dhëna nga revizionis­tët sovjetikë e jugosllavë për të goditur vijën marksiste- leniniste të Partisë në Konferencë­n e Partisë të Tiranës të vitit 1956?"

Lidhur me këtë pyetje të hetuesisë, në "dëshminë" e Fiqrete Shehut, e cila ndodhet në procesverb­alet e saj, midis të tjerash shkruhet: "Unë kam folur se në zbatim të detyrave që më kanë vënë jugosllavë­t, kur isha Sekretare e Parë e Komitetit të Partisë të Tiranës, kam zhvilluar veprimtari për të goditur vijën e Partisë, si p. sh. në Konferencë­n e Partisë të Tiranës. Veç sa kam shpjeguar për lidhjet e mija me elementë antiparti dhe armiq, unë sot do të shpjegoj edhe se si është organizuar dhe drejtuar kjo punë armiqësore direkt nga grupi ynë, i kryesuar nga Mehmet Shehu, sipas orientimev­e që i janë dhënë atij nga Legata Jugosllave në Tiranë. Para zhvillimit të punimeve të Konferencë­s së Partisë të Tiranës, Mehmet Shehu, në linjën e lidhjeve të tija të fshehta me sovjetikët dhe unë me jugosllavë­t, jemi orientuar të punonim për të aktivizuar elementë armiq dhe antiparti në drejtim që edhe në vendin tonë Partia të ndërronte kursin marksist- leninist e të fillonte i njëjti proces si në Bashkimin Sovjetik e në vendet e demokracis­ë popullore. Për këtë qëllim, si platformë do të ndiqej vija e Kongresit të XX të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, meqenëse vija e këtij Kongresi ishte plotësisht në favor të jugosllavë­ve, sepse siç dihet, atje Jugosllavi­a u mor në mbrojtje duke u konsiderua­r si një vend socialist. Punë të madhe me ne në këtë kohë bëri Legata Jugosllave. Siç kam shpjeguar nëpërmjet Feçor Shehut nga Legata Jugosllave mua m'u caktua detyra që duhej të kryeja për aktivizimi­n e elementëve antiparti dhe armiq dhe unë në mënyrë të kamufluar kam punuar me

 ??  ?? FAMILJET HOXHA E SHEHU ( MAJTAS) LETRA E ENVERIT PER FIQRETEN DHE FOTO E EKSPERTIZE­S SE TRUPIT TE MEHMET SHEHUT
FAMILJET HOXHA E SHEHU ( MAJTAS) LETRA E ENVERIT PER FIQRETEN DHE FOTO E EKSPERTIZE­S SE TRUPIT TE MEHMET SHEHUT
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e letrës me pyetjet që Enver Hoxha i dërgonte prokurorit
Faksimile e letrës me pyetjet që Enver Hoxha i dërgonte prokurorit
 ??  ?? Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu me bashkëshor­tet
Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu me bashkëshor­tet
 ??  ?? MEHMET SHEHU, I VETEVRARE NE DHOMEN E TIJ TE GJUMIT
MEHMET SHEHU, I VETEVRARE NE DHOMEN E TIJ TE GJUMIT

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania