Panorama (Albania)

Super- Modriç bën Realin me krahë

"Galaktikët" luajnë mirë, predha e Kasemiros i hapi rrugën e fitores

-

Më në fund, Reali jep shkëndija loje dhe shprese për të ardhmen.

Fiton duelin e të tretave të kampionati­t kundër Sevijës falë golave të Kasemiros dhe Modriçit dhe largon fantazmat dhe mendimet negative pas humbjes në Kupën e Mbretit kundër Leganesit. Sevija, e cila e kishte fituar ndeshjen e fazës së parë me rezultatin 3- 0 në "Bernabeu", nuk bëri asgjë dhe humbi 20. Santiago Solari merr frymë lirisht, por pavarësish­t kësaj fitoreje dhe shkëlqimit të Viniciusit, shihet qartë se i mungon një lojtar në sulm si Kristiano Ronaldo, sepse Reali i Madridit "mbolli shumë dhe korri pak". Vinicius aktiv- Reali e nis mjaft mirë, por dominimi i lehtë nuk sjell raste të pastra për të shënuar. Më e mira për skuadrën e Solarit vjen nga këmbët elektrizue­se të Viniciusit, i cili në start ka shansin më të mirë për të tijtë kur shërbehet nga Benzema. Goditja e braziliani­t kontrolloh­et nga portieri Vaklik. Sevija vuan shumë, por në të paktat raste kur del përpara, nuk e ndëshkon dot Realin. Në një kundërsulm, Ben Jed- er pason për Eskuderon, i cili është përballë portierit dhe godet jashtë. Ishte rreziku i vetëm i Sevijës në pjesën e parë.

Dominim i Realit- Në pjesën e dytë, Reali vazhdoi të këmbëngult­e dhe e përmirësoi kualitetin e lojës me pasime të shumta dhe presing. Sevija nuk po merrte dot frymë dhe ishte pa ide. Kjo bëri që të mbyllej në zonën e saj. Realit të Madrid- it në këto momente po i mungonte vetëm goli, por u kërkua me insistim nga Modriç, Vinicius, Benzema dhe Kasemiro. Dani Sebajos lëshon një predhë të vërtetë nga larg dhe goditja e tij ndalet nga traversa. Kasemiro vendimtar-Trajneri i Sevijës hodhi në fushë Promesin dhe Munirin për të ndryshuar sulmin e fikur me Ben Jeder- Andre Silva, por nuk dha asnjë efekt në fushë. Reali më në fund gjen golin, i cili ishte më shumë se i merituar. Dy goditje me kokë përfunduan jashtë, ndërsa në të 78- ën, Kasemiro godet fort dhe e dërgon topin në trekëndësh­in e portës së Vaklik. Isko sapo ishte futur në fushë dhe këtë herë solli fat. Sevija nuk reagoi dot si duhet dhe "Bernabeu" nisi të shtynte skuadrën për të gjetur një tjetër gol. Fërshëllim­at vërshuan për arbitrin Lahoz, i cili ndali një kundërsulm të Benzemasë ( topi kishte dalë jashtë më parë). Modriç mbylli llogaritë, duke i rrëmbyer një top Karriços dhe e dërgon në rrjetë, duke vulosur sfidën e tij personale në mënyrë spektakola­re. U rikthye Modriç, u rikthye Reali i Madridit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania