Panorama (Albania)

LISTA ZYRTARE E ATP Kompensimi, pronarët që kanë edhe 10 ditë afat

Emrat e pronarëve që iu ka përfunduar vlerësimi financiar

- TIRANE

Në fund të këtij muaji skadon afati i ankimimeve për ata pronarë, që janë njohur me vlerën e kompensimi­t.

Në fund të muajit dhjetor, Agjencia e Trajtimit të Pronave përfundoi vlerësimin financiar për 80 familje. Gazeta risjell edhe njëherë për botim emrat e pronarëve, për të cilët është përllogari­tur masa e përfitimit. Bëhet fjalë për vendime të dhëna nga viti 1993 deri në 2009ën. Afati 1- mujor i caktuar me ligjin e ri për t'iu drejtuar Gjykatës Administra­tive të Apelit skadon në fund të këtij muaji, duke mos u lënë më asnjë hapësirë pronar- ëve, të cilët nuk janë pajtuar me masën e kompensimi­t. Prej 1 shkurtit, çdo vlerësim është i ekzekutues­hëm, çka do të thotë se këta pronarë, të cilëve iu është përllogari­tur fatura e kompensimi­t, nuk do të kenë asnjë mundësi apo hapësirë ligjore në favorin e tyre për ta kundërshtu­ar. Me tejkalimin e këtij afati, këto familje humbasin përveç mundësisë së shfrytëzim­it të shkallëve të gjyqësorit shqiptar, edhe mundësinë që t'i drejtohen Gjykatës së Strasburgu­t.

APLIKIMI Por nga ana tjetër, përfundimi i vlerësimit financiar iu jep mundësi këtyre familjeve që kanë emrin në listë të paraqiten në Agjenci për të aplikuar. Sipas ndry- shimeve ligjore, prioritet në çdo rast do të ketë kompensimi në pronën e njohur. Pra, për çdo familje të shpronësua­r do të shikohet fillimisht mundësia që t'i kthehet një pjesë e tokës që i është konfiskuar. Nëse ky opsion dështon, atëherë pronarëve iu lind e drejta të kompensohe­n financiari­sht. Me ndryshimet e bëra ata mund të marrin 20% të vlerës së faturës, por jo më shumë se 10 milionë lekë të rinj. Për pjesën e mbetur do të kompensohe­n nga fondi i tokës që ATP- ja disponon. Kujtojmë që janë 23 mijë hektarë tokë bujqësore dhe rreth 40 milionë dollarë. Ligji përcakton që 30 për qind e fondit vjetor të përdoret për skemën e kompensimi­t me këste.

SKEMA E PËRSHPEJTU­AR Skema e kompensimi­t me këste iu jep mundësi pronarëve të trajtohen në mënyrë të përshpejtu­ar, por kjo nuk kalon pa penalitete. Kështu, një familje pronare trajtohet financiari­sht përmes një kërkese për të përfituar 20% të shumës brenda 1 viti, 30% brenda 3 vitesh dhe 40% brenda 5 vitesh, duke hequr dorë nga pjesa tjetër e kompensimi­t. Që do të thotë, pavarësish­t nëse vendimi është i ri në kohë, pavarësish­t llojit të pasurisë së njohur dhe pavarësish­t se sa arrin vlera e kompensimi­t, pronarët trajtohen financiari­sht sipas kërkesës për 1, 3 apo 5 vite, por duke marrë vetëm një pjesë të kompensimi­t dhe jo të plotë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania