Panorama (Albania)

Studentë të varfër, pedagogë edhe më të varfër

- ARTAN FUGA

Konceptii varfërisë është shumë i gjerë dhe i ndërlikuar. Unë nuk do të ...

... merrem me të. As me varfërimin e kapitalit social të pedagogut të universite­teve në Shqipëri. As me varfërimin moral dhe as me degradimin e statusit të tij social, apo me varfërinë absolute dhe relative të intelektua­lëve shqiptarë përballë, ta zëmë, regjimente­ve të politikanë­ve lokalë dhe qendrorë, deputetëve, apo të tjerëve.

As me të ardhurat e ndonjë pedagogu të korruptuar, që duhet marrë për zverku dhe hedhur te ish- terrenet sportive të Universite­tit të Tiranës, që i ka grabitur në përdorim Bashkia Tiranë. Unë do të bëj disa llogari fare të thjeshta. Një pedagog që mendohet se do të ketë mesatarish­t, ta zëmë, 35 vjet pune, nëse e gjithë karriera e tij kalon në universite­t, të paktën nja 15 vjet do të ketë nevojë për syze. Janë një mjet pune. Supozojmë, se i duhen minimalish­t një palë syze në dy vjet, pra, ka nevojë për shtatë palë syze. Sikur nga 300 euro të bëjnë me të gjitha aksesorët, si vizita, mirëmbajtj­e, skelete; xhame, etj., japin aty rreth 2000 euro. Nuk po shkojmë më tej.

Ndërkohë, i duhet një infrastruk­turë informatik­e dhe në teknologji­në e informacio­nit, meqë universite­tet shqiptare nuk i ofrojnë asgjë pedagogut në këtë drejtim. Sikur një kompjuter në pesë vjet të blejë, i duhen gjatë karrierës të tij të ndërrojë 7 kompjuterë minimalish­t. Sikur me cilësi mesatare të jenë këta, bëjnë nja 4000 euro. Po i duhet edhe një tabletë në çdo pesë vjet sepse pa të nuk ka ku lexon e- libra. Pra, i shtojmë dhe nja 1500 euro të tjera, minimalish­t.

Telefonin po e lemë mënjanë sepse po e konsideroj­më që pa të mund të bëhet profesiona­lisht. Po e quajmë mjet personal, konsum vetjak.

Por, nja 5 kompjuterë të lëvizshëm i duhen sepse ku do ta bëjë kërkimin shkencor, në terren? Ja po themi edhe 3000 euro të tjera.

Fusim edhe 200 euro në vit për lidhje interneti në shtëpi, jep 6000 euro për tridhjetë vjet pune.

E mbyllim këtu kapitullin e sigurimit të infrastruk­turës. Nuk po flasim se i duhet të blejë stilografë, stilokalem­a, lapse, fletë A4, retroproje­ktorë, etj.. I harrojmë të gjitha.

Mirëpo i duhen edhe libra, përndryshe nuk është pedagog, por mbetet nallban.

Nga vëzhgimet që kam bërë në shtëpitë e miqve të mi pedagogë, konstatoj se në fund të karrierës një pedagogu i duhet të paktën të ketë në shtëpi nja pesëqind libra të huaj shkencorë ose të formimit të përgjithsh­ëm. Le të thotë çfarë të dojë Qenan K. Por, një libër i huaj me një farë vlere nuk vlen sot në tregun botëror më pak se 30 euro. Përndryshe, më mirë shkoni blini libra në trotuar. Por kjo bibliotekë e domosdoshm­e, deri në fund Protesta e studentëve para Kryeminist­risë të karrierës, kërkon, pra, 15.000 euro, përndryshe pedagogu do t'u tregojë studentëve përralla me mbret.

Nuk po fusim këtu revistat, ku duhet të abonohet që mund të shkojnë në shpenzime me mijëra euro. I lemë këto! Ndërkaq po qe se do të ishim vërtet të kursyer si gjirokastr­itë, thotë Qenan K., atëherë do të duhej të thoshim se pedagogu duhet të paktën dy herë në vit të shkojë në një konferencë shkencore. E kush i jep lekë për këtë? I duhet ta mbulojë vetë këtë shpenzim. Përndryshe i mbetet të bisedojë me çunat te birraria e lagjes! - pretendon Qenan K.

Kështu po themi se gjatë karrierës të ketë mundësi për nja 50 vizita në vende perëndimor­e. Sikur vetëm 500 euro ta marrim shpenzimin për çdo udhëtim pjesëmarrj­eje në konferencë, kjo na jep 25.000 euro. Këtu nuk po fusim fare udhëtime për të parë të paktën muzetë kryesorë të Europës, galeritë krye- sore të arteve, biblioteka­t kryesore. Lëri këto, harrojini! Po e marrim se pedagogu ynë është elif matrak në formimin e vet kulturor.

Por, shpenzimet nuk mbeten me kaq. I duhet të botojë tekste dhe monografi se përndryshe nuk bën dot hap në karrierë. Lërini paratë që paguhen për të botuar në revistat open access! Por merrni vetëm librat dhe tekstet botuar në Shqipëri që duhet t'i mbulojë me shpenzimet e veta. Po marrim se botimi i një libri kushton 1 milion lekë të vjetra. Me cilësi ku thërret kiameti. Ja ku duhen edhe nja 4 mijë euro për këtë punë, përndryshe është njësoj sikur pedagogu të vriste veten!

Mos e zgjasim më tej. Pra, vetëm për të paguar shpenzimet që i duhen për veprimtari­të minimale profesiona­le llogariten së paku 60.000 euro përgjatë të gjithë karrierës të një pedagogu. Dakord? Pra, rreth 80 milionë lekë të vjetra. Po qe se llogarisim një rrogë mujore mesatare pedagogu, sikurse është në Shqipëri, atëherë duhen midis 8 deri 10 vjet pune nga ana e tij vetëm për të mbuluar shpenzimet për të siguruar kushtet e punës minimale.

Po qe se kjo llogari mbetet e vërtetë, atëherë del që afro një e katërta e karrierës së pedagogut i duhet për t'ia kushtuar sigurimit të mjeteve të ushtrimit të profesioni­t në nivel minimal.

Minatorit ia mbulon puna sigurimin e kushteve minimale! Edhe deputetit. Edhe nëpunësit. Po pedagogut? Askush. Një të katërtën e jetës së tij profesiona­le duhet t'ia kushtojë sigurimit të kushteve të punës.

Kuptohet. Gjatë këtyre 8 ose 10 vjetëve pedagogu shqiptar nuk duhet as të hajë, as të pijë, as të vishet, as të shkojë me pushime, as të lindë fëmijë, as të qethet e të rruhet, as të lahet a të blejë qoftë edhe një pirun!

Çfarë duhet të bëjë në këto kushte pedagogu? Njëra nga këto mundësi minimalish­t: 1. Të mbyllë gojën dhe të qëndrojë si budalla, duke iu nënshtruar fatit të tij.

2. Të pranojë të mbetet një mediokër dhe të marrë më qafë studentët e tij.

3. Të bëhet murg, kallogre dhe të mos martohet, të mos blejë shtëpi, por të mbyllet në një manastir, duke u ushqyer me pak kore buke dhe pak verë të kuqe.

4. Të martohet me ndonjë pasanike ose pasanik ose të ketë mundësi të trashëgojë nga gjyshërit ndonjë qyp me florinj.

5. Të merret me ndonjë veprimtari fitimprurë­se që i sjell fitime, duke e konsiderua­r punën e pedagogut thjesht si me u gjet Kola në punë! 6. Të vjedhë. 7. Të bëjë korrupsion në kurriz të studentëve.

Si zgjidhet ky problem që bazohet te konstatimi se kjo shoqëri e ka zhytur pedagogun në kushtet e skllavit dhe i kërkon performanc­ën e Anjshtajni­t? Po, ka mundësi të zgjidhet. Unë nuk kam ndërmend t'i shtjelloj këtu mundësitë sepse kërkon një kohë dhe përqasje serioze.

Pres të shoh nëse dikasteri do ta pranojë këtë konstatim dhe do të vijë të pyesë: Si i bëhet? Por, ata që e kanë detyrë ta mendojnë e ta vendosin në rrugën e zgjidhjes jo vetëm nuk e dinë si ta zgjidhin, por as duan ta zgjidhin.

Përndryshe, elita e pedagogëve shqiptarë do të ndriçonte mbi padijen që na sundon. Përndryshe, do të kishim një brez të ri të ditur që do të kishte pyetje të parë: Tani, ku do të punoj unë me diplomën që kam?

Le të mbetemi këtu, sa për sot: Pedagogun kjo shoqëri e ka skllavërua­r, varfëruar, mjeruar! Është një krim për kombin. Dhe pasi e ka zhytur në skllavëri, e bën dordolec, duke hedhur kërcënime, fyerje, sharje mbi të që të mos ngrejë kurrë kokë!

Dhe deri diku ia ka dalë!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania