Panorama (Albania)

Sot 8 vjet nga vrasjet e 21 janarit, motra e Ziver Veizit: S’ka drejtësi

-

Homazhet në kujtim të viktimave të 21 janarit do të zhvillohen sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në 8- vjetorin e vrasjes së Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës. Familjarët e viktimave janë lajmëruar që të jenë në Kryeminist­ri sot në orë 10: 00, nga ku do të nisë dhe ceremonia e homazheve. Në 8- vjetorin e ngjarjes së 21 janarit, familjarët e Ziver Veizit vazhdojnë të apelojnë për drejtësi. Ata thonë se edhe sot, 8 vite më pas, drejtësia nuk është vënë në vend dhe ende nuk është bërë asgjë për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa hetimet, sipas tyre, janë mbyllur duke e lënë ngjarjen në harresë. Për vëllanë dhe motrën e Ziverit, Reforma në Drejtësi nuk do të mund të quhet e tillë nëse nuk zbardh ngjarjen e 21 janarit dhe vënien para drejtësisë të vrasësve të 4 personave. “Po bëhen 8 vite nga vrasja dhe nuk ka asnjë ndryshim nga drejtësia, pasi fajtorët nuk janë dënuar. Drejtësia nuk ka vajtur në vend, por kemi shpresë te SPAK dhe Byroja e Hetimit. Dënimi i autorëve do na lehtësonte humbjen e vëllait tonë. Moralisht na lehtëson shpallja ‘ dëshmor’ e vëllait. Si çdo vit do të shkojmë te vendi ku është vrarë për ta përkujtuar”, thotë motra e Ziver Veizit, Trëndafile Mahmuti. Dhënia e statusit të dëshmorit është një informacio­n që familja e ka marrë vetëm nëpërmjet medias, që për familjen ka vlerë morale, por nuk është zgjidhje për drejtësinë e vrasjes. Në fshatin Zenelaj, vendlindja e Ziver Veizit, familjarë të tij janë mbledhur për të përgatitur ceremoninë përkujtimo­re që do të mbahet të hënën në përvjetori­n e 8 të kësaj ngjarjeje. “Çdo vit presim që dikush të dënohet për vrasjen e vëllait. Me aq sa dimë ne, për këtë çështje s’po behet asnjë hetim. Edhe nëse i shpallin dëshmorë, ne sërish do kërkojmë vrasësit para ligjit”, thotë i vëllai i Ziverit, Caush Veizi. 525 mijë euro u ndanë me vendim qeverie për secilën nga 4 familjet e të vrarëve, ndërsa Garda e Republikës paditi ish- drejtuesit e saj për vrasjet.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri me familjarët e viktimave të 21 janarit
Kryeminist­ri me familjarët e viktimave të 21 janarit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania