Panorama (Albania)

Komunizmi si "magazinë rraqesh"… i Elektra Çapalikut

- FRANO KULLI

Nësenë "Libri i Zi i Komu nizmit" ( Harvard University Press- 1997), i ardhur ...

... edhe në shqip në gjysmën e dytë të dekadës së parë pas rënies të tij në mbarë Europën e Lindjes, po edhe në dhjetëra libra të tjerë, shkruar e botuar këtu, janë të përshkruar­a thuajse në të gjitha format e mënyrat makabritet­et e asaj diktature monstruoze, libri i sapopublik­uar i Elektra Çapalikut sjell një pjesë ende të eklipsuar të asaj "hemisfere" të botës sonë, të cilën rrethanat historike na e sollën ta jetonim.

Nëpërmjet të dhënave të të parit, mëson edhe se numri i viktimave të këtij terrori në botë shkon në rreth 94 milionë njerëz në pak më shumë se një gjysmë shekulli, po ke kuptuar e mësuar gjithashtu se viktimizim­i ka qenë i shumësojsh­ëm; me burgime të gjata e tortura përtej imagjinatë­s, me internim- dëbime e ekzekutime kanibalesk­e. Kurse prej të dytit, pra, librit të sapodalë: "Magazina e komunizmit Shqiptar" (" The Warehouse of Albanian Communism"), nëpërmjet realizmit statik të fotos së objektit, e pa e ndjerë nevojën me i komentue ato, shfaqet krejt një shoqëri, e gjitha e atrofizuem­e. Një shoqëri e mbyllur si në një karantinë, ku jeta lëvrin nëpër një zonë të limituar brenda vetëm 28 mijë kilometrav­e katrorë. Një jetë me gjymtyrë të mpita, po edhe me kujtesën a vizionin krejt të shtrembët e të deformuar për bashkëkohë­sinë e për të ardhmen gjithashtu. Aq sa e ke të vështirë shumë të përcaktosh se ku ndahet ajo cipë e hollë, më shumë imagjinare sesa reale, që bën dallimin midis utilitares, asaj të domosdoshm­es pra, për të gjalluar dhe të pak më përtejmes, aty ku do të gjendeshin sende të tjera që, krahasuar me të parat, mund të çmoheshin si "luksi" i kohës.

Luks për shembull do të qe një kostum, a një palë këpucë, që do të mund të arrinin te ti nga përtej kufirit, mbasi të kishin kaluar kontrollet e kontrollev­e, veshje që më pastaj ty do të të nxirrnin më në pah e të zhvendosni­n në një pod disi më lart se ajo turma e madhe sa krejt populli yt. Ose një këmishë najloni(!), me të cilën do të mund të "shënjohesh­e" kudo, që rrallë e me mik mund ta gjeje pasi të kishe ndarë mënjanë gjysmën e rrogës mujore. Ani, pse ajo qe prej asisoj materiali, që po të guxoje të mbështillj­e trupin tënd me të në një paradite a pasdite vere, ai trupi yt do të lagej e ndragej disafish prej djersës që stimulonte ajo rrobe, aq e shpifur dhe antihigjie­nike si veshje. Po me dukë fort të preferueme(!) Vetëm e vetëm se vinte nga jashtë e nuk gjendej në "merkaton" steriotipe, si të prerë në një gërshërë, që na rreshtonte të gjithëve ne si… kinezë maoistë.

Në merkaton ku një mall, që rrallë a hiçkund mund të gjindej në vende të tjera, ishin triskat e tollonat. Triskë për bukën, triskë e mandej tollon për ushqimet, për mishin, për bulmetin, triskë. Triskë gjithashtu edhe për veshmbathj­en. Gjithçka e racionuar, sa me mbajt frymën si frymor e paksa shpirtin si njeri. Kështu në 1946- n, kështu në ' 50- n, kështu në ' 60- n… deri në ' 90- n e ' 91- in e ' 92- in kështu…

I konceptuar si një magazinë "rraqesh" të vjetra edhe fotot e triskave, me atë letrën e vrugnuar e të shtypshkru­ar keq, trishtuesh­ëm keq si një pasqyrë e kohës së përdorimit, janë aty në librin e Elit. Në libër janë rreth 500 objekte të epokës. 500 objektet më të përdorura gjatë kohës së komunizmit. Janë imazhe të përzgjedhu­ra dhe të grupuara në kapituj, si: Triska e tollona, pra; Mobilie; Elektrosht­ëpiake; Pajisje ngrohjeje dhe gatimi; Ndriçues; Telefona, aparate fotografik­ë dhe orë; Enë kuzhine; Kafe e takëme kafeje; Cigare dhe takëme duhani; Ujë dhe lëngje të tjera; Ushqime; Pije alkoolike; Veshje; Shtresa dhe mbulesa; Lavanteri; Lojëra; Artikuj shkollorë; Pajisje zyre; Biçikleta e motoçiklet­a; Lekë si dhe objekte të tjera të ndryshme. Në libër, përveç objekteve të paraqitura, gjenden edhe një numër aktesh të botuara në gazetat zyrtare, foto private si dhe faksimile dokumentes­h.

Imazhe të gjithçkaje që përdorej asokohe. Veçse disa syresh nuk ishin të zakonshme, bile ishin të rralla fort, fort. Bie fjala, një biçikletë qe e mundur të ishte për të gjithë. Në Shkodër nuk kishte familje që s'e kishte, së paku një të tillë. Biçikleta ishte mjeti i transporti­t për në punë për të gjithë, po edhe si mjeti mbështetës i shëtitjeve në "piacë" (!)…

Kurse motoçiklet­a... jooo. Ajo nuk qe një "rraqe"- pronë private; aq të pakta sa ato ishin do të mund t'i dispononin me autorizim vetëm disa agronomë a veterinerë, të cilët fundja e justifikon­in "luksin" që kishte motoçiklet­a me pluhurin që hanin rrugëve e rruginave të arave të kooperativ­ave a fermave bujqësore, ku shpenzonin më shumë se gjysmën e njëzetekat­ërorëshit të një dite…

Ndër reliktet e çmuara për mua, feks edhe faksimilja e dy gisht letre burgu, e ruajtur në familjen e Pjetër Arbnorit. Xhafer Xhomo ( i burgosur në Burrel) i shkruan bashkëvuaj­tësit Pjetër Arbnori:

"Sh. Pjetër Arbnori", Dh. Nr. 1. Sh. Pjetër. Viti 1972, qoftë për ju dhe familjen tuaj të shumëvuajt­ur, një vit fatbardhë. Xhafer Xhomo...

E ka shumë e shumë relike kësisoj. Që për dikë ngjallin nostalgji e emocion, për të tjerë nga gjenerata e fundit, besoj se do të ngjallin mjaft kureshti. Siç ngjallin kureshti, në vendet e qytetëruar­a sendet dhe orenditë e epokës. Elektra Çapaliku na e ka sjellë këtë mundësi. Më së shumti, si "melhem" për të kuruar kujtesën tonë të dëmtuar rëndë. Mos u kurseni e merreni këtë gjë të dobishme…

Imazhe të gjithçkaje që përdorej asokohe. Veçse disa syresh nuk ishin të zakonshme, bile ishin të rralla fort, fort. Bie fjala, një biçikletë qe e mundur të ishte për të gjithë. Në Shkodër nuk kishte familje që s'e kishte, së paku një të tillë. Biçikleta ishte mjeti i transporti­t për në punë për të gjithë, po edhe si mjeti mbështetës i shëtitjeve në "piacë" (!)…

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania