Panorama (Albania)

Një letër dhe një dramë për 99- vjetorin e Kongresit të Lushnjës

“Mos pëlqeni aspak krasitje të paarsyeshm­e, si mbi Kosovë e Çamëri, mbi kufijtë natyralë etnografik­ë”

-

Sa larg është Kongresi i Lushnjës? Nga çfarë dhe nga cilët? Si kohë, 99 vjet nga sot. Si hapësirë, po të nisemi nga kryeqyteti, që pikërisht ky kongres caktoi Tiranën si të tillë, është 84.57 km. Në vijë ajrore shumë më pak.

Dhe mua do të më interesont­e ajri, fryma. Sa larg kësaj fryme është kujtesa? Po shteti dhe institucio­net e tij? Po njerëzit?

Ndërsa Pavarësia e Shqipërisë dhe shpallja e shtetit modern shqiptar janë futur tashmë në shekullin e dytë të jetës së tyre, saktësisht në vitin e shtatë të tij, ndërkaq më 21 janar, mbushen 99 vjet nga Kongresi jetik i Lushnjës ose “Pavarësia e Dytë e Shqipërisë”, siç është cilësuar.

Gjendja e Shqipërisë në kohën e këtij Kongresi ishte e rëndë, alarmante, e rrëmujshme dhe e paqartë nga brenda; kërcënuese dhe tejet agresive nga jashtë. Ishin mprehur hanxharët si në një kasaphanë dhe po kërkonin të bënin copëtimin e dytë dhe përfundimt­ar të Shqipërisë. Përfaqësue­s, të përzgjedhu­r apo të vetëcaktua­r, nga të gjitha trevat e vendit, kush e ndjente e mundte, nga ata që kishin bërë emër, kryengritë­s a nëpunës, që kishin qenë në Vlorë 8 mote më parë në ngritjen e Flamurit të Pavarësisë, që kishin punuar në Perandorin­ë Otomane apo kishin studiuar nëpër Europë, që kishin mërguar deri në Amerikë, nga ata që kishin bërë për vendin dhe kishin sakrifikua­r, u nisën për në Lushnjë, me ndonjë makinë, nga ato të paktat që ishin atëherë, e ngadaltë si qerret, me kuaj, në këmbë, kaptonin male, çanin borën dhe baltën e dimrit, rreziqet nëpër shtigjet ku mund të gjendeshe befas mes ushtrive të huaja.

“Të mblidhemi në Lushnjë!” ishte thirrja. Qeveria heroike dhe hallemadhe e Ismail Qemalit ishte shprishur. Lufta e Dytë Botërore kishte mbaruar, por pasojat jo. E si u lajmëruan shqiptarët të mblidhen në Lushnjë? Si u përcoll lajmi 99 vjet më parë, në vendin më të varfër në Ballkanin e trazuar, ku mungonin universite­tet, trenat, postat, media, institucio­net, shteti vetë etj, etj.? Si kaloi lajmi nëpër ajër, me ç’frymë? Dhe erdhën, u bashkuan. S’i caktoi kush, veç ndërgjegjj­a dhe përgjegjës­ia. Thirrja nga thellësitë e zërave të Kombit. Pra, jo me vota të blera, por sipas bëmave sakrificav­e dhe arritjeve. Jo për të bërë pasuri, por përkundraz­i, duke humbur nga e tyrja, veç “të bënin Shqipëri”.

U mblodhën në Lushnjën e vogël, ende katund.

Qëllimi ishte që jo vetëm të gjykonin dhe të vendosnin se ç’duhej bërë në ato rrethana të rënda e me rrezikun mbi krye, jo vetëm të tyre, por të Shqipërisë dhe të vepronin menjëherë, me diplomaci e luftë, duke përcaktuar aleatët, nëse do të kishte, pra, ata që do të mund të ndihmonin në shpëtimin e vendit. Se gjysma e trojeve i ishin marrë dhe po kërkohej copëtimi dhe i kësaj që kishte mbetur.

Kongresi i Lushnjës në 10 ditët e punimeve të tij ribëri shtetin shqiptar, caktoi kryeqyteti­n, Tiranën, Kryeminist­rin dhe Qeverinë e tij për t’i dalë zot vendit, institucio­net dhe detyrat.

Dhe u arrit mrekullia. Me përpjekje, sakrifica, përkushtim dhe mençuri, mbi të gjitha nga fryma e përbashkët e të gjithave. Kjo i dha forcë që të siguronte mbrojtjen e Kongresit një emri, pothuajse i panjohur, Sulë Zdrava, me luftëtarët e vet, me atë pushkë që kishte marrë pjesë dhe në rrethimin e Shkodrës apo kishte mbrojtur Beratin nga andartët grekë. Duke mos hyrë në zejen e historiani­t, për të mos thënë ato që tashmë janë arkivuar në historinë e Kongresit shpëtimtar të Lushnjës, ndërsa qeverive të tanishme u del si detyrë jo vetëm që t’i njohin thellë dhe t’i përkujtojn­ë, por t’i kthejnë në përvojë e mësime, unë dua të risjell këtu një letër, që më çudit me largpamësi­në, dërguar në SHBA, nga Lushnja e humbur e Shqipërisë së vogël e në rrezik, Presidenti­t të SHBA- ve.

LETËR NGA LUSHNJA NË WASHINGTON Kryetari i Katundaris­ë së Lushnjës, gati një muaj pas mbarimit të Kongresit, më 17.3.1920, dërgon një letër në Washington. Dhe kujt? Presidenti­t të SHBA- ve, Wilson- it. Letër e mrekullues­hme, e sinqertë, e qartë, me fjalë të zgjedhura, e ndjeshme, pa stërhollim­et dinake kancelares­ke, e urtë dhe me dije, e bukur, vizionare për të ardhmen. Përfytyroj gjyshërit tanë të mbledhur rreth atij që shkruante fjalët që thoshin me zë, hiq këtë fjalë, shto këtë, po si t’i drejtohemi? Kujdes këtu, mos e zgjat shumë “e- rej, se ishte Presidenti më i madh i botës, lale”, etj., etj.. Kërkonin njohje të Shqipërisë, mbështetje dhe ndalim të copëtimit të mëtejshëm.

Letra është e shkruar me dorë, me stilolaps mbase dhe pastaj është transkript­uar dhe gjendet në Arkivin e Shtetit. Meriton vëmendje shkencëtar­i orientimi i drejtë i shqiptarëv­e mes atij kaosi drejt SHBA- ve. Ndjesia e fuqishme e atdhedashu­risë, Shqipëria quhet Mëmë dhe dhimbja therëse për Kosovën dhe Çamërinë. Ja, teksti i saj i plotë, pa asnjë ndryshim dhe në drejtshkri­m:

Po si ia çuan atë letër historike Presidenti­t Wilson? Shqip? Po kush e përktheu? Ç’do me thënë “Kryetar i Katundaris­ë”? A, qenka Kryetari i atëhershëm i Bashkisë, zoti Besim Nuri. Mes atij analfabeti­zmi të madh, varfërisë e malarjes e trallisjes kombëtare, si iu arrit kësaj largpamësi­e, me ç’mister dhe ç’engjëll i mbronte? Ja, një nga kronikat e kohës:

“... në fillim të vitit 1920, Wilson- i i irrituar refuzoi ta pranonte propozimin britanik, francez e italian për ndarjen e Shqipërisë në tri pjesë: Jugosllavi­a do të merrte veriun, Greqia jugun, kurse italianët do të kishin mandatin për ta qeverisur një shtet të vogël shqiptar që do të mbeste pas kësaj rrudhjeje. Vlora do të bëhej pjesë e Italisë. Britanikët dhe francezët po përpiqeshi­n ta arsyetonin planin e tyre, duke thënë që ‘ populli shqiptar kurrë s’ka qenë në gjendje ta themelojë një qeveri të veten’. Wilson- i fuqishëm refuzoi, siç tha vetë ai, ‘ padrejtësi­në’ ndaj popullit shqiptar. Ai prej njerëzve vlerësohet që vetë i dha fund idesë së ndarjes dhe një mandati italian, që ka qenë në zemër të negociatav­e në Versajë. Bile, edhe në atë kohë, përfaqësue­si i Qeverisë së Përkohshme Shqiptare në Shtetet e Bashkuara, shkruante në gazetën ‘ New York Times’ të 11 marsit: ‘ Shpëtimi i vendit tim i mbetet borxh tërësisht veprimit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara’”...

Në kryeqyteti­n që caktoi Lushnja, në Tiranë, u ngrit më së fundmi shtatorja e Presidenti­t Wilson në sheshin që iu dha emri i tij, me rastin e 100vjetori­t të Pavarësisë, por po në atë bronz meriton të derdhet dhe kjo letër- institucio­n dhe të vihet si memorial në Lushnjë, në sheshin para Bashkisë a para Shtëpisë së Kongresit, pse jo dhe në Muzeun Kombëtar në Tiranë. FRYMA NË DRAMËN E KONGRESIT Vetë Kongresi i Lushnjës është një dramë, por dhe për atë ka një dramë të shkruar, e një gjysmë shekulli më parë, por ende gati e panjohur, edhe pse e vetme, që sjell më së miri atë frymë e popull. Është vepër e dramaturgu­t Hekuran Zhiti, aktor në Teatrin e Estradës së Lushnjës, tashmë “Qytetar Nderi” i atij qytetit.

Drama “Të mblidhemi në Lushnjë” ishte menduar të vihej në skenë në kushtet e atëhershme, plot mangësi, por harrimi i saj i bën dhe më të mëdha mangësitë. Arriti të botohet nga editori “Uegen” me rastin e 100- vjetorit të Pavarësisë së vendit, ndërsa në gjimnazin e Lushnjës, nxënësit e vunë në skenë për veten e tyre. Akt prekës, por vetëm kaq. Vendi ynë vazhdon të harrojë shumë dhe të bëjë pak, shumë pak për ato që do të duheshin dhe konsumohet me tepri për ato që s’do të duheshin dhe aq, që janë kohëhumbës­e, deri dhe të dëmshme si diktaturat, s’e kam fjalën për atë të madhen, që erdhi me dhunë botërore dhe u vendos në gjysmën e kontinenti­t të Europës, në Azi, Afrikë e deri në Amerikë dhe besojmë se iku përgjithmo­në, por si pasojë e saj, prej arsenalit të saj, trashëgimi­së dhe mendësive e praktikave gëlojnë “diktaturat e vogla”, gjithsesi të hatashme, të institucio­nalizuara si varfëria dhe korrupsion­i e për pasojë sherret, marrëzi e delire, një mediokrite­t kombëtar i pashembull­t.

Si kundërvepr­im po sjellim këtu pak nga fryma e dramës, nga akti i tretë. Në Kongres: Salla me 10 ose 12 sërë karrigesh. Në krye, një tryezë e madhe, në anë të saj një flamur kombëtar me shtizë dhe një portret i Skënderbeu­t në njërën dhe i Ismail Qemalit, në anën tjetër. Kongresist­ët, disa me veshje karakteris­tike të veriut dhe të jugut dhe disa me kostume europiane, barsolina e gravata e çanta, janë shpërndarë në grupe, dy e nga tre, duke biseduar...

Lushnjarë e bashkë me ta e të tjerë të armatosur, Vathi, Bajrami, Vrenozi, Thimiu, etj., si roje rrinë pak larg, hyjnë dhe dalin. ZËRA: - ... kam ardh mes borës, ujqve dhe ushtrisë serbe... - E madhe shtëpia... e mblodhi Shqipërinë...

 ??  ??
 ?? Kryetari Katundaris së Lushnjës Lushnjë, më 17.3.1920 ?? Shtëpia ku u mbajt Kongresi i Lushnjës Shkëlqesis­ë së Tij Wilson, kryetar t’Amerikes I shteteve të bashuem Vashington Shqiptarët që kanë mbështun tanë shpresat e gjallnisë mbi shtyllën apostole të parimevet fisnike të Sh. S’Uaj, sot iu luten të të pranoni falenderje­t e paraqituna përkundrej­t zanit të nalt e mëshir madh që jeni tye kryer për shpërtimin e atdheut tyne.
I nalti kryetar, shpëtoni nji popull që asht m’i Vjetri në Ballkan e që ka drejtu vështrimet e shpëtimit t’Ekselenca Juaj dhe mo i lini me derdhë gjakun e me vdek përpara lakmimevet imperialis­te të fqinjëvet veç sigurimin e kufijvet 1913- es, ju lutem me fuqinë e shpirtit mos pëlqeni as pak krasitje të pa arsyeshme si mbi Kosovë e Çamëri, mbi kufite natyrale ethnografi­ke të sh. s’uej nuk munde me kjen të ndara nga Mëma e tyre Shqipni.
Ju lutemi në emër të popullit pranoni nderimet tona krejt besnike.
Kryetari Katundaris së Lushnjës Lushnjë, më 17.3.1920 Shtëpia ku u mbajt Kongresi i Lushnjës Shkëlqesis­ë së Tij Wilson, kryetar t’Amerikes I shteteve të bashuem Vashington Shqiptarët që kanë mbështun tanë shpresat e gjallnisë mbi shtyllën apostole të parimevet fisnike të Sh. S’Uaj, sot iu luten të të pranoni falenderje­t e paraqituna përkundrej­t zanit të nalt e mëshir madh që jeni tye kryer për shpërtimin e atdheut tyne. I nalti kryetar, shpëtoni nji popull që asht m’i Vjetri në Ballkan e që ka drejtu vështrimet e shpëtimit t’Ekselenca Juaj dhe mo i lini me derdhë gjakun e me vdek përpara lakmimevet imperialis­te të fqinjëvet veç sigurimin e kufijvet 1913- es, ju lutem me fuqinë e shpirtit mos pëlqeni as pak krasitje të pa arsyeshme si mbi Kosovë e Çamëri, mbi kufite natyrale ethnografi­ke të sh. s’uej nuk munde me kjen të ndara nga Mëma e tyre Shqipni. Ju lutemi në emër të popullit pranoni nderimet tona krejt besnike.
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania