Panorama (Albania)

Grabitet argjendari­a, maskat marrin 10 milionë lekë bizhuteri

U prangos në momentin që po shiste "Benz"- in në varreza

-

DURRES - Grabisnin biznese dhe automjete, kapen tre të dyshuar. Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhje të bizneseve dhe automjetev­e në qytetin bregdetar. Sipas Policisë, dy prej tyre bashkëpuno­nin me njëri- tjetrin duke vjedhur biznese, ndërsa një tjetër person i arrestuar vidhte automjete dhe i shiste në varreza makinash. Arrestimi i tyre u bë në kushte e flagrancës, si autorë të dyshuar për vjedhje të ndryshme. Specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Durrës, vepruan në bazë të informacio­neve të siguruara nga strukturat policore, duke vënë në pranga shtetasit J. P., E. P. dhe Q. R. Dy të parët dyshohen si autorë të vjedhjes me thyerje të dy bizneseve në Durrës. Në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, ata kanë vjedhur me thyerje një biznes duke marrë një sasi parash, si edhe kanë tentuar të vjedhin një tjetër biznes. Ndërsa shtetasi Q. R. dyshohet se ka vjedhur një mjet tip "Benz". Ai u kap nga Policia në momentin që po shiste au- tomjetin e vjedhur në një varrezë makinash. Policia kishte rënë në gjurmët e hajdutit të makinave dhe po e mbante nën vëzhgim prej disa ditësh dhe në momentin që do ta shiste në një pikë varrezash, Policia i vuri prangat dhe makinën që ai kishte vjedhur ia ktheu të zotit. "Specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komis- ariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve edhe vënien para përgjegjës­isë të autorëve, në bazë të informacio­neve të siguruara nga strukturat policore, kanë bërë të mundur finalizimi­n me sukses të operacioni­t të koduar ' Ndjekja', duke arrestuar në flagrancë tre shtetasit J. P., E. P. dhe Q. R. Shtetasit J. P. dhe E. P. dysho- hen si autorë të vjedhjes me thyerje të dy bizneseve në Durrës. Në bashkëpuni­m me njëritjetr­in, në datë 19.01.2019 gjatë natës, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje një biznes ( bulmetore), ku kanë marrë një sasi parash si edhe kanë tentuar të vjedhin një tjetër biznes tregtar ( dyqan mishi). Shtetasi Q. R. dyshohet se ka vjedhur një mjet tip ' Benz', ku në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti, në momentin që shtetasi do ta shiste në një pikë varreze makinash", bën të ditur Policia për operacioni­n "Ndjekja". l. m

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania