Panorama (Albania)

Kodi, Ruçi: S’do kaloj asnjë draft pa konsensus

"Mungesa e vullnetit politik na ka lënë pa Kodin e ri Zgjedhor"

- Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi kërkoi konsensus për Reformën Zgjedhore nga maxhoranca dhe opozita. Në daljen e tij para mediave pak ditë më parë, i pyetur nëse do të kalojë në procedurë parlamenta­re draftin e përgatitur nga ekspertët e huaj dhe të dakordësua­r nga maxhoranca, Ruçi tha se do ta çojë në komisione dhe në seancë vetëm kur drafti të ketë dakordësin­ë dhe konsensusi­n e palëve. "Unë nuk e kam përcjellë këtë draft as në programin e Kuvendit dhe as në kalendarin e Kuvendit. Kjo do të thotë se drafti është aty, në mënyrë që ta sjellë Komisioni ad hoc për Reformën Zgjedhore. Siç kam bërë apel gjatë sesionit të kaluar, përsëri, edhe në prag të fillimit të këtij sesioni, apeloj që maxhoranca dhe opozita në Komisionin ad hoc të dialogojnë, të konklu- dojnë dhe ta depozitojn­ë në Kuvend dhe vetëm atëherë, unë si kryetar Kuvendit, do ta përfshij në Kryesinë e Kuvendit, në programin dhe në kalendarin e punimeve të Kuvendit", tha Ruçi. Sipas tij, ka qenë mungesa e vullnetit politik që vendi ka mbetur pa një Kod të ri Zgjedhor. Ai u bëri thirrje forcave politike të gjejnë konsensus. "Dua të them se vetëm mungesa e vullnetit politik ka bërë që ky objektiv shumë i rëndësishë­m, që ka pasur Kuvendi, nuk është realizuar. Kështu që, unë i bëj thirrje si opozitës edhe maxhorancë­s, që ditët që kanë mbetur të mos kthehen në muaj, pasi qershori është shumë afër", tha Ruçi. Kryetari i Kuvendit kërkoi miratimin sa më parë të Reformës Zgjedhore, mbi të cilën do të punojë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet vendore. "Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nevojë për librin e rregullave dhe ndryshimet që Kuvendi do të bëjë dhe Kuvendi duhet t'i përmbushë sa më shpejt të jetë e mundur, sepse është edhe një ndër objektivat në përmbushje­n e objektivit madhor që kemi të gjithë së bashku, siç është hapja e negociatav­e në qershor të 2019- ës", tha kryetari i Kuvendit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania