Panorama (Albania)

Kuvendi rifillon punë me votimin e Ramës ministër

Sot zhvillohet seanca, opozita s'ka qëndrim për pjesëmarrj­en

-

Parlamenti do të fillojë sot zyrtarisht punën pas pushimit trejavor të vitit të ri. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka firmosur urdhrin për mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare, e cila ndryshe nga herët e tjera që ka qenë thjesht formale, këtë herë do të fillojë me votime. Sipas njoftimit të publikuar në faqen e Kuvendit, pjesë e rendit të ditës pritet të jetë edhe votimi për dekretet e Presidenti­t Meta, që i japin fund lëvizjes në krye të Ministrisë së Jashtme, duke miratuar largimin e Ditmir Bushatit dhe caktimin në vend të tij të vet Kryeminist­rit Rama. Krahas kësaj, deputetët do të votojnë nesër edhe kalendarin e punimeve të Kuvendit, ku sipas të gjitha gjasave, do të futen edhe ligjet e kthyera mbrapsht nga ana e Presidenti­t Meta. Opozita nga ana e saj nuk e ka konfirmuar ende nëse do të marrë pjesë në seancën plenare. Burime nga kampi opozitar bënë me dije se Partia Demokratik­e do të zhvillojë sot një mbledhje për të marrë vendimin nëse do të bojkotojë seancën apo jo, ndërsa LSI- ja ka një qëndrim më të zbutur përkundrej­t bojkotit, e cila ka shprehur gatishmëri­në për të zhvilluar betejën edhe në sallën e Kuvendit. Rifillimi i punës se Kuvendit, përveç mbylljes së ciklit të ndryshimev­e në Qeveri, do të mbushë edhe vakancat e krijuara në komisionet parlamenta­re nga ministrat rinj. Në vend të zëvendëskr­yeministri­t Erion Braçe, Komisionin e Ekonomisë dhe Financave do ta drejtojë ish- ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Ish- ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, pritet të marrë drejtimin e Komisionit të Veprimtari­së Prodhuese, në vend të Eduard Shalsit. Ministri i ri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, lë bosh dy detyra parlamenta­re, atë të bashkëkrye­tarit të Reformës Zgjedhore, ku do të zëvendësoh­et nga Blerina Gjylameti, si dhe postin e zv. kryetarit të Komisionit të Integrimit, për të cilin ende nuk është caktuar zëvendësue­si. Dy kandidatur­at më të mundshme, pohojnë burimet pranë mazhorancë­s, janë ish- minis- tri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ose deputeti Ervin Bushati. Një tjetër vend që mbetet bosh është ai i numrit dy të Komisionit të Shëndetësi­së, ku ministrja e re për Marrëdhëni­et me Parlamenti­n, Elisa Spiropali, pritet të zëvendësoh­et nga deputetja socialiste, Klodiana Spahiu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania