Panorama (Albania)

Kryemadhi: Në qershor, edhe zgjedhje parlamenta­re

"Shqipëria ka rënë në duart e një grupi kriminal dhe oligarkësh"

- ERVIN KOÇI

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, zhvilloi një takim me strukturat e LSI- së në Bashkinë e Skraparit.

Duke u ndaluar në situatën aktuale politike, Kryemadhi tha se Shqipëria ndodhet në kushtet e emergjencë­s dhe të një situate aspak normale. "Sot në fakt, nuk jemi thjesht në një situatë normale, nuk jemi në kushte normale, jemi në kushtet emergjencë­s, përsa i përket situatës në të cilën ndodhet Shqipëria. Sot Shqipëria ka rënë në duart e një grupi kriminal dhe oligarkësh, të cilët çdo ditë e më shumë mendojnë sesi të vjedhin para nga buxheti i shtetit, sesi të varfërojë shqiptarët dhe sesi të pasurohen vetë ata, duke çuar paratë në xhepin e Kryeminist­rit. Një qeveri, e cila rrit çdo ditë taksat, e cila rrit çdo ditë mundimin dhe vuajtjen për qytetarët e saj, nuk e meriton më që të jetë qeveria e popullit", tha kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi. Krahas kësaj, Kryemadhi paralajmër­oi se në qershor, së bashku me zgjedhjet lokale, do të zhvillohen dhe zgjedhjet e përgjithsh­me parlamenta­re, pasi sipas saj, shqiptarët nuk mund të pranojnë të qeverisen nga një qeveri që ka grabitur mandatet politike në Parlament. "Kemi dëgjuar fjalimin në Konventën Kombëtare, kemi miratuar rezolutën, kemi bërë një takim më pas me të gjitha partitë politike, që janë pjesë e tryezës së opozitës së bashkuar dhe kështu me radhë. Në fakt, kemi një datë të zgjedhjeve lokale të dekretuara. Nuk do të jenë vetëm zgjedhje lokale. Do të jenë zgjedhje lokale dhe zgjedhje të përgjithsh­me. Sepse shqiptarët nuk mund të pra- nojnë që të qeverisen nga një qeveri, që ka grabitur mandatet politike të saj në Parlament dhe nga një qeveri, e cila mandatet e saj i ka të blera me paratë e drogës dhe të krimit të organizuar. Para disa ditësh dëgjuam dhe lexuam deklaratën e Komisioner­it Hahn. Mbas kaq kohësh, nga Brukseli dëgjojmë një rrufe në qiell të kaltër, dëg- jojmë sesi Komisioner­i Hahn akuzon haptas Kryeminist­rin e Shqipërisë, ideatorin e Rilindjes së krimit në Shqipëri, për mbajtjen peng të të gjitha reformave", tha Monika Kryemadhi. Në vijim të fjalës së saj, kryetarja e LSI- së u ndal te protesta e opozitës. Sipas saj, shqiptarët do të dalin në rrugë për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. "Do të dalim në rrugë për ta rrëzuar njëherë e përgjithmo­në, jo Edi Ramën si njeri, por Edi Ramën si simbol të çdo njeriu, që në politikë kërkon të zaptojë shtetin dhe popullin për interesat e tij. Shqiptarët duhet t'i japin mësim klasës politike, që nuk ka më njeri në histori që të vijë dhe të bëjë të njëjtën gjë që bëri ai, që largoi të rinjtë dhe të rejat, që i

 ??  ?? Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania